Lajme të Fundit

A ESHTE NE RREZIK SEKULARIZMI NE RUSI?

Nga Ahmet Dursun

Në 5 prill Gjykata e Lartë ruse do të marrë një prej vendimeve më të rëndësishëm të periudhës së saj të pluralizmit, i cili do të ndikojë për mirë ose keq në jetën e çdo njeriu në mbarë botën! Ky vendim do të tregojë nëse 175 mijë Dëshmitarë të Jehovait në Rusi do të vazhdojnë të praktikojnë ritet e besimit të tyre, apo do të hapet rruga për ri-fillimin e persekutimeve ashtu si në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik?!

Që në fillim vlen për t’u theksuar se akuza e vetme e autoriteteve ruse që çoi këtë çështe në gjykatë, ishte “veprimtaria ekstreme -e ekzagjeruar’’ e Dëshmitarëve të Jehovait gjatë predikimeve! Kjo akuzë “ekstremisht” absurde në asnjë rresht të saj nuk përshkruan përkufizimin se ç’duhet nënkuptuar me fjalën “ekzagjerim” gjatë predikimeve!

Kjo tentativë e autoriteteve ruse natyrshëm sjell shumë pyetje: pse pikërisht u (përzgjodhën) t’i ushtrohet kjo trysni një organizate si “Dëshmitarët e Jehovait” të cilët e kanë një ndër kushtet themelore të besimit të tyre mos pjesëmarrjen në asnjë luftë, konflikt apo trazirë?! Pse pikërisht këta besimtarë që edhe kur janë sulmuar, syrgjynosur, apo torturuar nuk kanë ngritur madje as zërin dhe çdo zgjidhje ia kanë lënë Perëndisë së tyre? Ndërsa ‘’Dëshmitarët e Jehovait’’ predikojnë veçse sipas Biblës e cila bazohet në thëniet e Jezusit dhe është sot prezente në çdo vend të botës, përse shteti rus po përpiqet të krijojë perceptimin se ky besim ka lindur në SHBA dhe ndiqet vetëm prej atyre që pëlqejnë politikat e SHBA-ve. Shteti rus a do të përpiqet edhe në vende të tjera (ku ka influencë) ta ndalojë veprimtarine e besimtareve të Jehovait? Kjo, a mund të konsiderohet vetëm një provë, që nesër të ndërhyjë edhe në punët e besimeve të tjera duke i quajtur të “ekzagjeruar!”? Kisha orthodhokse ruse, e cila fal konservatorizmit ka mundur të mbijetojë ndër shekuj, a do mund ta përballojë këtë ndërhyrje të shtetit në punët e saj, pa i ndryshuar lutjet e saj?

Vendimi i 5 prillit i Gjykatës supreme ruse ka një rëndësi për gjithë njerëzimin, do te na tregojë nëse sot Rusia është ende shtet secular, apo jo…A po shterron shpresa për një botë më të jetueshme, apo jo!

Në çastin e përjashtimit të Dëhmitarëve të Jehovait, një prej besimeve më të paqtë në botë, do të rritet ndjeshëm frika e çdo individi apo grupi për të diskutuar mbi paqen…

Ashtu sikurse në shtetin “islamik”të Isis-it mbijeton ai që predikon për vrasjet, nëse ndalohet predikimi i Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, askush nuk do të guxojë më të flasë për paqe…

ë

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!