Lajme të Fundit

AGJITATORI I MIRESHPERBLYER I SHKRUAN SHEFIT EDI RAMA: SA POSHTE KA RENE PROPAGANDA….

Shenje e qarte e sjelljes gebelsiane ne politiken shqiptare eshte edhe servilizmi i pafre i agjitatoreve dhe propagandisteve qe paguhen nga vete skutat e PS. Ja nje dialog ne Facebook midis nje servili te paguar dhe kryeministrit Edi Rams qe nuk le pike dyshimi ….

KOMENTUESI 1: Rilindja Urbane është një ndër gjetjet më të mira të kësaj Qeverie në këtë periudhe. Erdhi një kohë që thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë u mplaken aq shpejt dhe u rrënuan aq keq sa nuk ta merrte mendja. Me Rilindjen Urbane ata rilindën për të mos u mplakur më kurrë. Kjo u rrit vlerat qyteteve, i bën ata më të dashur për banorët e tij dhe për ish banorët e larguar që me dashuri po e shikojnë këtë proces sa të nevojshëm në një moment të domosdoshëm. Pamja e një qyteti është vetë kostumi yt që ke veshur në publik. Edhe kur nuk kishte në të kaluarën, shqiptari kostumin kombëtar për rrugë e miqësi, kullën me gurë dhe armën e tij i kishte të bukura dhe të shtrenjta. Në një farë mënyrë kjo është sot Rilindja Urbane që gëzon shqiptarët dhe ngjall shpresat për të gjithë.

EDI RAMA: Rrofsh. Sa kënaqësi që ta lexosh nga një njeri i zakonshëm diçka të shkruar kaq bukur për një vizion zhvillimi komunitar e kombëtar që rëndom keqkuptohet dhe shtrembërohet me lloj-lloj arsyetimesh të cekta krejt.

keshtu ia mbushin mendjen njerezve dhe vetes se tyre se me Rilindjen Urbane bejne gjera te mira ne kete jeten e shqiptareve.

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!