Lajme të Fundit

AGORÀ E “ REPUBLIKËS SË RE” TË LULZIM BASHËS.

 Nga Kol.Myslim PASHA *)

Projektimi i këij spektakli me çadër në të vërtetë është një gjetje…një farë kujtese për shqiptarët e sotëm, të cilët në dhimbje pafund s’e kanë arritur dot standartin demokratik, në izolimin e tyre, dramën e një vendi me ekonomi të rrënuar. Kjo që po përjetojmë është një klithmë e përbashkët e ngërçit në të cilën e ka sjellë politika, Shqipërinë ! Në kryeqytetin e Republikës, është risjellë një gjasme Agorá, si një zgjim i jetës politike, e Lulzim Basha, e ka zgjedhur këtë sfond dhe skenë ligjërimi e aktrimi politik, njëllojshëm me mashtrimin “shejtan budallajt”. Shejtani i Përroit iua kujtoi popullit Republikën e Re… Mba veten o njeri ! Katër vjet më parë Edi Rama artikuloi Rilindjen ! Ja paralelja e cila bashkohet tragjikisht tek dera e Kryeministrisë. Sa më shumë po kalojnë ditët, frika rritet, iluzioni i ndjesisë dhe peceptimit fillon e kërkon të vërtetën… Por e vërteta është larg. Ngërçi që po sjell Lulzimi ( dhe keqpërdorimi i demos-it ) është i pangjashëm, çka vjen kundër “Agorá-s “. Teatri ligjërimor, secili hap, po shton Agoráfobinë ( frikën nga çadra…) ndaj lëndës politike që ajo kërkon të sjell. Agorá po shqyen veten në sytë e popullit që kërkon të flasë. Po çfarë të flasë. Lulzimi rrëfen Republikën e Re. Le ta qasim muhabetin ! Të gjithë e duan një Republikë të Re, sepse në këtë periudhë Lirije dhe Demokracije, të dyja kanë humbur, edhe “liria” ( e cila e ka një çmim shumë të shtrënjtë, po edhe “demokracia” ( e cila po ashtu e ka një çmim aq të lartë). E duan Republikën e Re. Se jetojnë në padrejtësi ! Se përjetojnë tmerrin e përditshëm të varfërisë, të diziluzionit dhe frikës nga e nesërmja.Se korrupsioni ekonomik është tanimë zot shtëpie dhe zot shteti…i të gjithëve. Se dëshira për të ikur jashtë Shqipërisë është pjesë e zemrës së vrarë së rinisë.. Se botanika e Drogës si një dëshirë për të vdekur pushtoi hapësirën si një vetndëshkim fatal. Me të gjitha këto u ndesh Edi Rama me Rilindjen e tij, dhe nuk ia doli dot. Siç e thamë atypari…ra në gropën e lënë nga Qeveria e Bashës. Në çastin kur mund të lihej një dëshmi dhe mbresë Reformimi për Drejtësinë, Agorá artikuloi kryengritjen ndaj saj, sepse vet Lidershipi I Opozitës ndjehej në rrezik, Mashtrimi doli sheshit, në Sy të Europës. Dhe, në këtë aktrim, Lulzimi i ngjan një adoleshenti në një ngulkëmbje të marrë, “për të thënë se unë u rrita, a më shihni se kush jam! “ dhe fatkeqësisht mbetet qesharak, e “nuk ngjit “ Dhe po vijojnë shqelmat që ai hedh, për të hedhur poshtë secilin rregull loje e secilin hap demokratik për aq sa është…se s’mund të ketë kurrë një fillim nga e para… Po kush e ligjëron Republikën e Re? Një Lulzim- politikan që ka kontribuar për të hedhur rrënjë Republika e Vjetër. Ajo Republikë e cila në Vitin 97 dha shëmbëllimin e kaosit… Autor ishtë tutori i Lulzimit, Sali Berisha, që në Agorá flet për një Revolucion Demokratik. Mashtrimi ekonomik, Korrupsioni, Drejtësia Funebre, Mafia Shtetërore, shitja e Pasurisë kombëtare, humbja e identitetit të Pronës, shitja e Integritetit Territorial, kultivimi dhe eksperimentimi i Principatës së Drogës, shuarja tërësore e Drejtësisë,…janë Algoritmi i Republikës së Vjetër, ku Lulzim Basha është një nga shtetarët e politikanët më të rinj që ka dhënë ndihmesën e tij në lulëzimin pranveror të vdekjes së Republikës së vërtetë të shqiptarëve. Ky është Absurdi i Madh ! Të kalojmë sërish në krahun tjetër. Lulzimi e di se edhe Kundërshtari I tij, e ka përdorur që në fillim këtë Terminologji. As “djathas e as Majtas “ ai përzgjodhi një Rilindje se e di fort mirë se në ç’situatë e gjeti shtetin kur fitoi zgjedhjet. Ramës ia lidhi duart Pushteti i Padrejtësisë dhe nuk e la të qeverisë. Të gjitha qeverisjet krijuan kodrinën e vdekjes së 97-tës e më pas gropën humnerore që krijove Lul me Berishën. Në atë gropë ngeli brenda Edi Rama dhe s’po del dot, ai kërkon një dorë ku të kapet…po a vlen vallë fija e kashtës demokratike që po ia hedh ti Lulzim ? Ti e gjete në lashtësi Agorá-në dhe ai po kapet me të…në notin grotesk të humnerës ku kemi rënë bashkërisht. Republikën e Re mund ta krijoji një formacion i Ri, alternativë e cila fatkeqësisht ekziston në Shqipëri por është e pandriçuar se Partitë e Vjetra …at bylmet kanë…o Lulzim ! Populli në Agorá, kërkon Integritet. Ideali dhe morali kombëtar, nuk pipëtin kërrkund…Ai pothuajse është shuar dhe ti Lulzim nuk mund ta ndëzësh dhe inspirosh dot.Të gjitha qeverisjet krijuan kodrinën e vdekjes së 97-tës e më pas gropën humnerore të Berishës. Ndërkaq ti po ligjeron Republikën e Re! Republika e Vjetër është e fortë e me shtresë korruptive politike, me arkitekturën vrastare antikombëtare, çka po e rrëfen Agiorá-ja juaj në Bulevard. Protesta politike është e PD-së së Vjetër, e të zhgarravitur në Demokracinë e Ferrit në të cilën dhe ti Lul je përfshirë. “Mea culpa” e jote për mëkatet nuk shkon fare…ndaj çadra e Agorá-së vua

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on AGORÀ E “ REPUBLIKËS SË RE” TË LULZIM BASHËS.

  1. MIRE SE ERDHE ´BLETA SHQIPTARE’ ,Ju prisja;URIME e SUKSESE !
    Eshte me se domosdoshmeri ORATORIA e FJALES se LIRE e thene aq bukur nga intelektualet e afirmuar dhe te sprovuar.Me shume se Kurre:te kthjellet e te paster,qe zakonisht gjenden ne vendet e zhvilluaraDEMOKRATIKE .DUHEN HEDHUR ABSURDET qe shkaterruan gjithshka,ENDRRAT e SAKRIFICAT tona e gati -gati edhe endrrat e brezave te rinj…

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!