Lajme të Fundit

BASHA MERR NOTËN ZERO NË LOJËN POLITIKE

Redaksia  Bletashqiptare

 

Luli ka pritur një grup të koalicionit opozitar dhe është shprehur se është gati të ulet me partitë e koalicionit qeveritar për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga krimi dhe nga droga me lidhje qeveritare. Dhe midis të tjerave Lulzim Basha i kërkon po kësaj qeverie:

Zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftë kundër narkotrafikut dhe drogës, pregatitje të zgjedhjeve të lira, si dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas kushteve të paraqitra nga PD e datës 22 korrik 2016.

Mirëpo puna qëndron se Luli, nga njëra anë e akuzon qeverinë për trafik droge,  për një qeveri e cila është pjesë e krimit, por nga ana tjetër Luli do të zgjdh punë përsëri po me këtë qeveri për të cilën ka më se dy javë që është futur në grevë.

Në se kjo qeveri është qeveri e krimit dhe e drogës atëherë si pritet që e njëjta qeveri të të garantoj ty zgjidhje të lira, dhe reformën sipas kushteve të tua. Ja ta them unë troç se si qëndrom muhabeti. Kjo lëvizje e PD do të thotë që hajdeni të ulemi në tavolinë të bëjmë pazarin. Por puna është se Luli nuk është aq gangster politk sa duhet. Duke u dorezuar i pari, me gjithë atë gurgule që bëri, po tregon se është shumë i dobët si lojtar politik dhe i deshperuar. Luli, nuk po maturohet në lojë aq më tepër po humbet terren me lëvizje të parakohshme. Zero me xhufkë Luli, bëre tërë atë luftë për hiç gjë! Tani thuaj atyre që dolën në protestë, merreni bishtin, futeni në shale dhe shkoni në shtëpi sepse po përpiqemi të arrijmë një pazar të kënaqshëm dhe të shpëtojmë lëkurën.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!