Lajme të Fundit

DREKA E DARKA E DREQIT TË MALLKUEM: TË PUNOJMË PËR ZGJIDHJEN QË TË VJELLIM GJARPËRIN QË PO NA HAN TË GJALLË NGA BRENDA….

MIRDIT TOSKA

Reflektimi mbi përfundimin e këtyre zgjedhjeve është i domosdoshëm dhe duhet bërë me qetësi e mencuri. Në Tiranë kanë nisur të bluajnë në mullirin e tyre të poshtërsive gjithfarë argumentesh. Por unë po e nisi me një parabolë. Sepse krahasimet, edhe kur janë të mangëta janë shumë ilustruese për një gjendje të caktuar.
Para tre vitesh, një grua në Pakistan kishte dhimbje të tmerrshme. Dhe ndërsa një ditë hapi gojën, në prani të shumë njerëzve, nga goja i doli një gjarpër i rritur i cili ishte ushqyer në stomakun e saj për dy vjet. Atë gjarpër e kishte marrë nga uji kur kishte pasur shumë etje dhe kishte pirë me symbyllur, dhe si thotë populli ynë I mencur, kur pi ujë në rrjedhë, duhet të pish me grusht dhe me sy hapur. Shumë i vogël por ai gjarpëri kishte kërkuar një skutë të errët, sepse atë bëjnë gjarpërinjtë, dhe skuta e errët që gjeti ishte goja e saj. Dy vjet nuk i pushuan dhimbjet, por as ajo dhe askush nuk i bënte dot derman sepse askujt nuk i shkonte ndërmend se ajo kishte gëlltitur, në një moment etjeje, një gjarpër, që për fatin e saj, nuk ishte helmues, por që gjithsesi donte ushqim. Dhe ushqehej nga trupi i saj dhe prandaj edhe dhimbjet e saj të tmerrshme.
Jo shumë ndryshe nga ky rast, në shumë momente dëshpërimi historik, ne kemi gëlltitur jo një por disa gjarpërinj që tashmë po pjellin farën e tyre brenda shtet-kombit tonë. Më i fundit është ky i kozmopolitanëve, një kobër që e sheh shtetin e shqiptarëve thjesht si një varr nga i cili mund të rritet vetë. Kemi 27 vjet që po e ushqejmë këtë gjarpër, njëlloj si të tjerët më parë, dhe tani sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve bënë zgjidhjet e gabuara. Gjarpëri, për fatin tonë të keq është helmues dhe si kanë ardhur punët do të na hajë të gjithëve të gjallë, ose në rastin më të mirë, do të na bëjë skllevër të përjetshëm. Ai ushqehet me mishin e gjakun tonë, është pjesë e trupit tonë por është gjarpëri që po na vret e do të na vrasë sepse nuk din të bëjë gjë tjetër. Për me gëlltitë ushqimin, gjarpëri duhet me e helmue prenë e vet. Dhe me këto zgjedhje, ju që keni votue, ia keni dhënë edhe katër vjet jetë, katër vjet mundësi me ju skllavërue, katër vjet me ju hangër të gjallë. Ju qofshi sepse askund nuk duhet me ndodhë një gjë e tillë. Por në burg mendohet si në burg, dhe kur je skllav, të bind vetëm logjika e skllavit. Ju faltë Zoti për këtë krim që keni bërë në dëm tuajin, të fëmijëve e të ardhmes së tyre e të gjithëve ne por në këtë jetë nuk ka falje për pa ngordhë njëherë. Atëherë do të gjykoheni, por gjithsesi marrëzia kolektive gjykohet por nuk mund të dënohet. Fëmija dhe të marrët janë të falur sepse nuk dinë se cfarë bëjnë.
E megjithatë, kombi shqiptar është një komb i mrekullueshëm dhe e ka një pjesë të shëndoshë që nuk pranoi të bëhet pjesë në këtë krim. Shqiptarët bojkotuan masivisht. Që nga Grabova e Gramshit, tek fshatrat e Fierit, tek familjet e individët me vetëdije, shqiptarët bojkotuan. Droga, korrupsioni, mitmarrja, koncesionet, borxhet, plehrat e botes, vdekja nga kanceret. mosndeshkueshmeria, palacolleku, pasiguria, ikja masive, varesia nga sindikata nderkombetare e krimit, tradhetia kombetare dhe e pashoqee e kësaj parie kriminale që sundon sot në Tiranë ishin shkaku pse shumica dërmuese e njerëzve e bojkotuan këtë sistem dhe nuk shkuan as të votonin. Njerëzit nuk panë zgjidhjet e duhura. Shumë refuzuan ti bashkëngjiten e të mbështesin një parti mafioze bashibozuke të Trustit të Gështenjave të Tropojës si PD që ka bërë kaq shumë krime kundër shqiptarëve. Shumë të tjerë refuzuan të bien pre e një partie klienteliste të Ortës së Jenicerëve të Skraparit si LSI që e sheh shtetin si gjysmagjeli i Jenicerëve. Edhe më shumë janë të neveritur nga kjo Ceta e Martallozeve që nën mantelin e një organizate kriminale, me bekimin e një strukture okulte, dhe me në krye me pjella mongrele joshqiptare e ka kthyer ish-partinë e Enver Hoxhës në një armë të ortodoksëve në shërbim të sindikatës ndërkombëtare të krimit në shtetin shqiptar.
A duhej bojkoti? Nuk ka dyshim që po. Njerëzit nuk panë zgjidhjet e duhura, sepse helmi që iu ofrohej ishte nga ai lloj helmi që e vret njeriun edhe me dozat më të vogla. Shqiptarët nuk pranuan të ushqenin gjarpërin që ti kafshonte ata dhe fëmijët e tyre nesër. Në këtë sens, bojkoti ishte veprimi i duhur. Do të ishte edhe më shumë efektiv, në se në mbështetje të bojkotit do të ishin masa edhe më e madhe e shqiptarëve. Por gjarpëri për t’u lindur e për t’u rritur nuk ka nevojë për fushë, por për një varr, një skutë të errët që shpesh… është stomaku i njeriut. Dhe në këtë rast, skllevërit e shumtë të parisë, ata që kanë bërë pasuri përrallore, ata që hanë nga grazhdi i shtetit me rrogë e korrupsion, ata që janë të shitshëm për një thes mielli e një zarf me gjysmën e rrogës mujore, u vënë një varr nga i cili do të rilindë gjarpëri që do të na hajë të gjithëve. Anijes i hyn uji nga një vrimë dhe asaj gruas nga Pakistani nga një vrimë trupore i hyri gjarpëri…
Edhe kombeve, kur i kap marrëzia kolektive, e keqja iu vjen nga brenda vetes ku rri ai gjërpëri që hedh helmin që i bën të gjithë të cmendur. Sidomos në rastin tonë, kur jemi kaq të përcarë e të copëtuar e keqja është si gjarpëri që e kemi në bark dhe që e ushqejmë përditë me mishin dhe me gjakun tonë. Shqiptarët janë një komb që po prêt të vdesë me ngadalë e me shumë dhimbje sepse refuzon me pa të vërtetën dhe me ndjekë rrugën e duhur. Nuk jemi as të parët as të fundit.
A do të veprojnë ndryshe këta? Jo. Mos t’iu gënjejë mendja se do të veprojnë ndryshe. Cdo gjë që keni parë këto katër vite do të shumëfishohet. Tani jeni në një kamp përqëndrimi modern. Keni pasaporta, por nuk mund të lëvizni. Keni shtet por nuk iu shërben ju por sindikatrës së krimit. Keni pasuri, por i gëzojnë të tjerët. Keni familje, por nuk keni nder sepse ua marrin në cdo rast. Keni jetë, por nuk e dini sa keni sepse iu ushqejnë me plehra. Jetoni në një vend të bekuar por që shpejt do të bëhet depozitë e plehrave të botës. Keni qeveri por ajo nuk punon për ju por për vete. Keni shtëpi e katandi, por nuk keni moral shoqëror. Keni ujë të bekuar dhe pini fekale. Keni ajër të pastër e jetoni me tym nafte. Keni mundësi të jetoni si njerëz e doni të jetoni me vdekjen e të tjerëve duke mbjellur e shitur droga që vrasin të tjerët. Për këto katër vjet që vijnë, ju që keni votuar ia keni shkurtuar shumë mundësinë vetes.
Dhe për ata që bojkotuan, hapi i parë moral ishte shumë I rëndësishëm. Keni bojkotuar me kohë dhe do të bojkotoni sërish. Por bojkotimi është vetëm një hap pasiv. Sepse tani kobra është në krye të shtetit dhe ashtu do të të hajë të gjallë, si deshe si nuk deshe ti. Tani duhet kërkuar zgjidhja dhe kjo kërkon që të bëhesh aktiv. Sepse, o shqiptarë, nuk ke cfarë të humbësh. Kështu si shkojnë punët, njëlloj të ngordhur jeni. O zgjohuni e punoni si duhet e për veten tuaj, o mbesni skllevër të këtyre që duan t’ju skllavërojnë deri në fund e pastaj t’ju hanë edhe të gjallë. Sepse ajo kobra që rrin në krye të shtetit gjithnjë do ju pyesë se cfarë mishi duhet të hajë sot, dhe kështu, si thotë populli ynë, bëhesh dreka e darka e Dreqit të Mallkuem.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!