Lajme të Fundit

Ermal Mamaqi, kllouni i një burgu të madh

Vjosa Alimerko

Në koncertin e vitit të ri, Ermal Mamaqi që i thotë vetes humorist por ngjan më tepër me një klloun lekist, kish sjellë një zonjë me probleme nga Kosova për t’u tallur me të dhe me shqiptarinë nëpërmjet saj.

Ermal Mamaqi është një prodhim i tranzicionit, i cili ka adoptuar moton “për lekun heq edhe brekët”, një personazh që është shndërruar në kllounin e dëshiruar të parisë e cila e përdor për të hequr vëmendjen nga ferri ku jetojnë shqiptarët.

Ermal Mamaqi nuk ka turp, e nuk ka fytyrë, sepse në njërën anë është bërë milioner me paratë e shqiptarëve, si të  marra nga paria ashtu edhe nga shqiptarët në mërgim, kurse në tjetrën tallet me të dobëtit. Nga njëra anë ju merr paratë shqiptarëve për të organizuar dasma mediokre pa asnjë vlerë kulturore e kujtimore, dhe nga tjetra tallet në televizor me zakonet e shqiptarëve.

Asgjë më shumë se fytyra e tij qurravitëse nuk e tregon nivelin e tij të ulët profesional që nuk i afrohet as atij që dikur njihej si humor shoferash.

Ermal Mamaqi është prodhimi tipik i këtij tranzicioni, dhe i marrëzisë kolektive që ka prodhuar ai. Ai është një klloun për të marrët që presupozohet se jetojnë në këtë vend. Ai është një klloun burgu, sepse sjellja që u imponohet shqiptarëve sot është ajo e burgaxhinjve të cilët kanë rregulla, modalitete veprimi, dhe mendësi krejt të vecantë e të ndryshme nga njerëzit normalë. Mamaqi përdoret nga paria, sigurisht me fitim të majmë për këtë, si kafshë zbavitëse për shqiptarët e skllavëruar.

Ndaj dhe është e kotë të mërzitemi shumë me të, ai është vecse një pleh klloun për banorët e një burgu të madh e të marrë. Ahime për shqiptarët, cka detyrohen të shohin në ekranet e tyre.

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

2 Comments on Ermal Mamaqi, kllouni i një burgu të madh

  1. E falenderoj shume autoren e ketij shkrimi (perle),qe nxjerr ne drite te verteten e hidhur te shoqerise sone te pergjumur qe nga 1944 e sot,dhe me vjen shume keq per shoqerine shqiptare qe me keto lloj te ashtuquajtura produksione televizive me sfond artistik,qe skane asnje lloj lidhje as me edukimin as me humanizmin apo ndonje lloje vlere artistike, pervecse pasurimit,vazhdojne ende t’ua shplajne trurin keta KELYSHA HORRASH militant te udheheqesve pirat e qesharak edhe ne vitin 2017 ku iluminizmi ne evrope ka arritur kulmin qe ne shekullin e 17-18 dhe jo me sot qe shpejtesia e informimit eshte e lire dhe pakufi…………Respekte Autores

  2. emisione televizive si puna e ermulit ka kudo po mbase me te peshtira e te shumte jane ne arnautistan mos kujtoni se ermali eshte budalla apo me budallenj ata qe e paguajn ermalin medja ashtusi feja eshte nje nga mjetet e sundimtareve katila per te sunduar prene e tyre e sundimi per vec represionit me polici gjykate ligje anti humane taksa absurd e te larta vjedhja korupsioni etj perdoret media per te genjyer sheqerosur shantazhuer media fiton kryesisht nga reklamat pasi bizneseve u njihet shpenzim ne bilanc pagesa per reklame ne nje tv apo gazete e keshtu qellinisht qeverite keto pare I kamalizojne te ermale apo me keq te cami big bradher portokalli albazar etj e keshtu bizneset muk paguaj taksa ne shtet por me keq akoma dalin me bilanc negative dhe marin riburesim per tvsh nga tatimet e ky riburesim vjen nga taksat qe pagojne ata qe jane te detyruar te shohin ermalin

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!