Lajme të Fundit

FARSA PËR KËNDEZËT QË SFIDOJNË SHQIPONJAT

Nga Fadil Lepaja

Hyrja emergjente e trupave të NATO-s në Kumanovë dhe në Shkup, është e domosdoshme që të evitohen fërkimet ndëretnike dhe të shuhen përpjekjet luftënxitëse në Maqedoni, dhe kështu të ruhet esenca e asaj çka po ndodhë në Maqedoni , që është përballja e qeverisjes me procesin e dekriminalizimit..

Ky nuk është një shkrim për sportin,  për futbollin. Fatkeqësisht, politika e ka marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve. Politika e konflikteve është ringjallë nga vet Maqedonia zyrtare, për të evituar të paevitueshmen , e që është  përballja e klasës së korruptuar skajshëm , me qytetarët e vet dhe me ligjin. Fitorja e reformuesve në Maqedoni, paraqet dominon e parë që po bjen në procesin e dekriminalizimit në rajon. Përpjekja që krejt këtë me e shëndrrue në diçka tjetër pra në një konflikt ndëretnik, varet prej durimit të shqiptarëve dhe urtisë së politikës shqiptare.

Ardhja e pritshme e LSDM në pushtet për shumëkënd në Maqedoni paraqet kurorëzimin e angazhimit disavjeçar për dekriminalizim dhe në këtë rrafsh është krejtësisht e qartë përse VMRO dhe presidenti aktual, duan të e bllokojnë këtë proces të ndërrimeve në qeverisje e cila me shumë gjasë një pjesë të zyrtarëve aktual që shpërdoruan buxhetin e shtetit, do të i qonte prapa grilave.

Në këso rrethanash letra e  frikës ndëretnike dhe luftës madje ka mbetur e vetmja në tavolinën e rrezikuar të pushtetit. Nxitja e këndezëve në një luftë metaforike  kundër shqiponjave, lëshon në etër edhe nevojën e ndërhyrjes nga jashtë për të mbrojtur këndezët. Kështu duket të jetë kurdisur loja.

Qëndrimi i matur i BDI, dhe partive të tjera shqiptare,  me apele që kriza institucionale të mos shëndrrohet në krizë ndëretnike është një ftesë e arsyeshme që qytetarët të mos përfshihen në këtë skenar lufte. Kur konflikti politik përfshinë edhe qytetarët ai bëher lehtë i manipulueshëm dhe vështirë i kontrollueshëm. Urtia shqiptare është e domosdoshme. Kapacitetet e këndezëve, nuk janë të atilla që rrezikojnë qenien shqiptare, prandaj paniku që po përhapet ndër shqiptarë është i paarsyeshëm dhe qëllimkeq. Në shtetin Maqedon nuk ka kapacitete të cilat i detyrojnë shqiptarët të pranojnë diskriminimin, prandaj politika shqiptare atje bënë mirë që angazhimin për barazi të qytetarëve përpara ligjit, të e ndajë nga lufta për dekriminalizim, nga e cila janë shqetësuar pushtetarët aktual. Esenca e konfliktit në maqedoni nuk është ndëretnik, por qytetarët maqedon , po bëjnë me vite përpjekje për dekriminalizim dhe orientim euro-atlantik përkundrejt  një qeverisjeje lindore dhe të korruptuar. Në panikun që e ka kapluar, qeverisja në largim po përpiqet me e ndezë zjarrin të cilin pretendon se vetëm ajo mund të e kontrolloj.

Qëndrimi anash i fatorit shqiptarë, dhe përkrahja e proceseve euro-atlantike të LSDM e ka tronditur bazën e qeverisjes diskriminuese dhe korruptive.

Në rrethana të tilla, kur qeverisja e rrënuar maqedonase po përpiqet me i hapë derën kaosit dhe fuqive anti perëndimore, vetëm për të mos u përballë me ligjin, vetëm NATO mund të garantoj  ruajtjen e Maqedonisë. Avanturat e VMRO dhe presidentit Ivanov, po e dërgojnë vendin buzë humnerës së konfrontimeve ndëretnike dhe të përzierjes së gjithë akteve të cilët deri tani po luanin nën tryezë.

VMRO ka vendosur alternativë të papranueshme në Maqedoni: Ose vazhdimi i diskriminimit të shqiptarëve ose ndarje e Maqedonisë. Duke e kopijuar retorikën serbe të dikurshme, po ndjellin pasojat e njëjta. Kjo politikë e nxitjes së konfliktit përmes bandave të huliganve ( operativëve të veshur civil) në aksione ndaj qytetarëve shqiptarë, në dukje krejt të rastësishme, po i forcon në skenë shqiptarët radikal dhe po i bënë të rihapin llogoret e luftës dhe të rikrijojnë vijat e brendshme etnike në Maqedoni.

Nuk është se shqiptarët nuk kanë alternativën e vet, por politika zyrtare shqiptare, në rajon ka përkrahur  projektin euro-atlantik për Ballkanin,  dhe ish –Jugosllavinë, që do të thotë të pranojë kufijtë e ish njësive federale të ish-Jugosllavisë. Nëse lëvizin këta kufij, kufijtë e ri i vendosë lufta.

Kjo politikë zyrtare e shqiptarëve, e mbështetur vazhdimisht nga  fuqitë euro-atlantike, shpeshherë është cilësuar gabimisht si qyqarëllëk i shqiptarve apo gatishmëri me e pranue nënshtrimin, por në fakt ajo paraqet  vetëdijen se Ballkanin vetëm  marrëveshjet dhe bashkëpunimi e shpëtojnë nga humnera që po u pregaditet popujve të regjionit. Vetëm një politikë e tillë shqiptarët i fuqizon në regjion.

Me motive të njëjta po krijohen dhe po ushqehen krizat  rreth kufirit me Malin e Zi dhe ajo rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Prezenca e NATO-s në Kosovë, ka bërë që këto të kalojnë pa eskalime të mëdha, por duket se vendosja  e trupave të NATO-s edhe në pjesën malazeze të kufirit me Kosovën mbetet i domosdoshëm për të garantuar mos-përzierjen e faktorëve luftënxitës në atë nyje të rëndësishme.

Krizat në regjion, janë të gjitha të ndërlidhura me fije  tani për tani të padukshme të cilat në të shumtën e rasteve tërhiqen nga duar të padukshme, por në fakt, janë  pasqyrime të dy strategjive  për Ballkanin, dhe luftë  për evropianizimin apo pengimin e  këtij procesi në regjion.

Në këto rrethana paniku dhe urrejtja për fqinjët është aleati më i keq. Pavarësisht interesave të jashtme,  popujt e Ballkanit do të jetojnë këtu me shekuj, dhe do të ndërrohen vetëm konjukturat.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

2 Comments on FARSA PËR KËNDEZËT QË SFIDOJNË SHQIPONJAT

  1. Thanas L. Gjika // March 3, 2017 at 9:08 am // Reply

    Analize e qarte e gjendjes dhe vepriveve qeveritare ne Maqedoni.
    Ky shtet u sajua si tampon midis Bullgarise, Shqiperise, Serbise dhe Greqise. U mendua se mund te ekzistonte si nje shtet me shume kombe si Zvicer ne Ballkan. Mirepo, ne rast se te drejtat e kombeve qe e perbejne, sidomos e kombit shqiptar qe perben shumicen pas atij qe quhet komb maqedon, ky shtet nuk ka si te ekzistoje me. Per shqiptaret mesa duket erdhi koha te mos kene shume atdhe, por nje te vetem, shtet-kombin shqiptar, si parashikon Manifesti i Bletes Shqiptare.

  2. Thanas L. Gjika // March 3, 2017 at 1:16 pm // Reply

    Analize e qarte e gjendjes dhe vepriveve qeveritare ne Maqedoni.
    Ky shtet u sajua si tampon midis Bullgarise, Shqiperise, Serbise dhe Greqise. U mendua se mund te ekzistonte si nje shtet me shume kombe si Zvicer ne Ballkan. Mirepo, ne rast se shkelen te drejtat e kombeve qe e perbejne, sidomos e kombit shqiptar qe perben shumicen pas atij qe quhet komb maqedon, ky shtet nuk ka si te ekzistoje me. Per shqiptaret mesa duket erdhi koha te mos kene shume atdhe, por nje te vetem, shtet-kombin shqiptar, si parashikon Manifesti i Bletes Shqiptare

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!