Lajme të Fundit

Fejton: Dashuri në kohën e kanabisit

Nga Erlet Shaqe

Në një çadër, në një magazinë, vritet natën një kryekomisar pas shpine.

Në një çadër ku përpunohen farat e lulediellit në formën më origjinale, atë bio, nga vetë njerzit, në qëndër të qytetit, dhe një godinë afër ku vëzhgohet proçesi, kontrolli i cilësisë nga vetë ai, Kryeministri.

Në një magazinë po përpunohet bio ajo që të mpin trurin. Hë mo si i thonë asaj që kohët e fundit po e quajnë eleksiri i harresës nga hallet e jetës?!, atë që të gjithë e kërkojnë dhe duan ta legalizojnë,.. e ideuar nga kryekriminieli nga hoteli.

Në një çadër, dy nacionalista të kundërt nga njeri tjetri po dredhin nga një, po socializohen, ndërsa njëri është nongrata në Greqi, tjetëri kërkohet nga shteti Shqiptar i dënuar për vrasjen e ushtarëve të rinj në jug të vendit, këto nën zhurmën e fjalimit të një kryetari pseudo-opozite.

Në një hotel me 5* yje bregdetar vjen sms-ja, të boshatiset magazina, nga nje kryekomisar provincial.

Në një kuzhinë po përpunohen peshku me frutat e detit dhe ngjala. Kanë ardhur ATA. Kush ata!? Shko tek dyqani përballë dhe bli ca peshk, se këtij që kemi i vjen erë. Po edhe atij erë do i vijë!! Nga kryekuzhinieri i një restoranti të ngritur në treg të ri peshku, nga ATA.

Në një çadër, dy jo bashkëkombësa po dredhin nga një. Njëri mbron të drejtat e shqiptarëve të vetëkthyer në grek të vetëquajtur minoritet, tjetri gjithashtu mbron të drejtat e minoritetit të dëbuar nga ai grek. Një kryepicier shpërndan picën..Është ora e pushimit të përpunimit të farave të lulediellit.

Në një kasolle skedinash, disa te rinj tymosin nga një, të menduar dhe fiksuar për orë të tëra, të tharë nga bateria e celularit. Krye-skedinshi që regjistron, merr telefonatën nga gratë e tyre që të kthehen në shtëpi..

Në një rrugë, dikush falenderon Zotin që ka shpikur FSP-n, Futboll, Skedina, Politik. Krye-Zhigoloja i lumtur nga nata e sotme, po llogariste intesitetin dhe statistikën e futbollit në netët në vazhdim…

(Pjesë eksperimentale)

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!