Lajme të Fundit

Gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar sipërmarrjen

Bleta Shqiptare

Sipas një sondazhi që po zhvillon revista ekonomike MONITOR, numri i bizneseve që e vendosin veten në gjendje pasive, dmth. nuk cregjistrohen por bëhen pasive dhe nuk paguajnë tatime është rritur me 10 000 brenda një muaji. Kjo tregon për një rënie të ndjeshme të aktivitetit tregtar dhe ekonomisë, por edhe i ul ndjeshëm pritshmëritë tatimore për këtë vit zgjedhor. Sic e kemi thënë edhe më herët këtu tek BLETA SHQIPTARE, buxheti i shtetit nuk i mbulon dot shpenzimet dhe fillon me një deficit disa miliardësh cdo vit.
Sipas sondazhit, bizneset e përfshira në biznesin pasiv arritën së fundmi në 106,439 sipas listës, në të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i përfshin këto biznese.

Sipas MONITOR, “në muajin gusht, lista e bizneseve pasive numëronte 95,089 subjekte, çka do të thotë se për pesë muaj, ajo është shtuar edhe me 10 biznese të reja. Bizneset që kalojnë në status pasiv nuk kanë ushtruar veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm dhe nuk dorëzuar deklarata tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm.”

Lista e bizneseve pasive është shtuar ndjeshëm vitin e fundit. Lista e publikuar për herë të parë në muajin maj tregoi se rreth 91 mijë biznese kishin pushuar aktivitetin.

Që nga maji i vitit të kaluar kanë kaluar 8 muaj dhe lista e bizneseve pasive është shtuar me 15 mijë subjekte.

Nisur nga këto zhvillime shihet se rreth gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar aktivitetin (nga rreth 180 mijë biznese që raportohen statistikisht).

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!