Lajme të Fundit

Identiteti jone kombetar rruga e vetme per te dale nga skllaveria

Nga Thoma Tomi Serani

Klasa jone politike kriminale per interesat e saj na ka kthyer ne skllever te skizofrenuar.
Jemi kthyer ne skllever te interesave te forcave dhe fuqive te huaja, ndersa klasa jone politike sillet me ne si ai skllavopronari qe eshte vene, te drejtoj sklleverit, drejt ekperimenteve shoqerore nderkombetare, apo atyre antishqiptare te fqinjeve . ( kuptohet kundrejt pageses, se ne considerohemi skllever, prone e tyre)
Lidhja me keto fuqi te huaja ne shumicen e rasteve behet nepermejt litareve te organizatave te huaja, fetare apo jo qeveritare, jo fitmiprurese, qe funksionojne e financojne ne Shqiperi me qellimin e tyre te “mire” per te na bere te civilizuar si civilizmi nga ato vijne. Keto litare hidhen, lidhen e zgjidhen ( te kujton nje port detar ku lidhen, e zgjidhen litaret e anijve te ankoruara) sipas interesave e kujdesjeve te atyre qe drejtojne shtetin Shqiptar dhe interesave te klases skllavopronare qe ble e shet litaret e rinj te lidhjeve sipas interesave te saj .
Sorrosi, lidhja e zgjidhja me organanizatat e tij jo Shqiptare, litaret e rinj te Erdoganit dhe ata te keputur Gollunit, dhe te pa ndryshushmit litaret e Listave Serbe, atyre Vorio Epirjote, e Skllavo Maqedonase, jane litaret qe na mbajne te lidhur si ajo varka e vogel pas vaporeve te medhenj. Dallget e krijuara nga vaporet e medhenj nderkombetar, ndryshimet e drejtimeve, mosdituria ku po shkojme, ne udhetaret e varkes se vogel na ka lene skllever te vetvetes dhe te skizofrenaur, ndersa shume nga ne kane ikur per ti shpetuar sado pak kesaj katrahure.
Artoparlantet e shtypit skllavopronar te klases politike kriminale Shqiptare, bucasin cdo minute, cdo ore, cdo dite, se si duke ndjekur vaporet e medhenj “nje dite do te arijme ne bregun e florinjte, se deti do te qetesohet, dallget do te perfundojme , ……ja sa te dalim nga tranzicioni”. Nga ai trazicion i pafund qe perdoret si laborator eksperimental, si arme antishqiptare nga e cila fiton klasa e skllavopronareve Shqiptare.
Por perse nuk duhet te mbetemi skllever? Pa dashur te permend te gjitha arsyet e drejta te dhena tek Manifesti Politik i Bleta Shqiptare “Përse ne Shqiptarët nuk duhet të mbetemi më skllevër” të cilin e gjeni falas tek bletashqiptare.com, une do te desha te them se po nuk dolem nga kjo skllaveri, ne do te humbasim indentitetin tone kombetar, dhe skllaveria jone do te jete me e eger e me e tmershme sec eshte sot.
Klasa jone politike kerkon te na binde se ne sklleverit nuk i perkasim Shqiperise por sipas ineresave nderkombetare dhe atyre te klases skllavopronare, ne i perkasim here Lindjes e here Perendimit. (Vaporeve te medhenj qe ndjekim me fanatizem te na nxjere ne bregun e arte).
Per mbi nje shekull e gjysem, ne kemi ndjekur keta vapore, here ne Lindjen e Anadollit, here ne ate te Stepave Ruse, e here ne ato shume te Largmet te Azise konfuciste, here ato te Perendimit te Larget e here ato te Perendimit te Afermet, por gjithmon nuk kemi aritur gjekundi, sepse klasa jone skllavopronare dhe situatat nderkombetare kane vendosur te ndrojne vaporet e drejtimin sa here ne sklleverit e kemi kuptuar se ajo rruge ishte pa fund.
Per me shume se nje shekull e gjysem duke ndjekur vaporet e medhenj besoj se ka ardhur momenti ta drejtojme vete varken tone te vogel per ne bregun shkembor e normal Shqiptar.
Ne nuk jemi Perendimore as te afert e as te larget, nuk jemi as Aziatike nga Stepat Sllave, e as Lindore te Aferm e as te Larget. Ne jemi Shqiptare dhe cdo perpjekje tjeter vec do te krijoj me shume dallge ne jeten tone, pa na cuar azgjekundi, vec skisofrenise te dashurise per te mbetur skllever perjete
Do ta mbyll duke cituar nje pjese nga Samuel P. Huntington
“Në qoftë se shoqëritë jo-perëndimore duan te modernizohen, ata duhet të bëjnë atë me menyren e tyre, jo me mënyrat perëndimore, per kete duhet mare si shembull Japonia, ato duhet ndertojne modernizmin duke perdorur traditat, institucionet dhe vlerate tyre,
Udhëheqësit politikë qe me arrogancës mendojne se ata mund të rikrijojne kulturën e shoqërive të tyre janë të destinuara të dështojnë . Ndërsa ata mund të futin elemente të kulturës perëndimore, ata nuk mund të te ndrydhin apo eliminojne pergjithmon elementet thelbësore të kulturës së tyre te origjjines.
Në anën tjetër, “virusi” perëndimor, pasi eshte futur në një shoqërite jo perendimore, është e vështirë qe te largohet. Virusi mbetet. Kjo nuk është fatale per shoqerite, “pacienti” mbijeton, por kurrë nuk është me nje shoqeri e plote .
Udhëheqësit politikë mund ta bëjë historine, por ata kurre nuk mund t’i shpëtojnë historise. Ata mund te prodhojnë shoqeri te perziera; por ata nuk mund te krijojnë shoqëri perëndimore. Ne kete menyre ata infektojnë vendin e tyre me një skizofreni kulturore e cila bëhet karakteristike e vazhdueshëm dhe përcaktues.e shoqerise
The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order
(Perplasja e Civilizimeve dhe Rindarja e Botes )

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!