Lajme të Fundit

KATËR NIVELET E FUSHATËS – NGA VETËGËNJIMI TEK KUNDËRSHTIMI

 

MIRDIT TOSKA

Fushata që po bëhet në shtetin shqiptar po ndodh në katër nivele. Në një nivel janë politikanët që I kanë marrë vendimet e tyre dhe tani luajnë shah me njëri-tjetrin. Puna e tyre është si dy të dashur kur iu del gjumi mbas një nate të mundimshme, nisin e postojnë shënime në Facebook: “Koha të zgjohemi,” “punë dhe integrim”, ”Drejtimi i Duhur” apo ajo më e bukura që erdhi nga Cadristet e harruar“Të ngrihet populli.” Shqiptarët e shkretë mendojnë në marrëzinë tonë kombëtare se këta të dashuruarit e Facebook e kanë mendjen tek ata. Në fakt këta dy jaranët po qajnë hallet e shtratit. Në këtë nivel loja e Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës dhe të tjerëve është si puna e atyre dy jaranëve që flasin për punët e dyshekut, ndërsa populli pret të zgjidhë hallet e fukarallëkut. Në këtë nivel ka një keqkuptim të madh sepse politikanët mendojnë e shohin dicka tjetër e populli kupton dicka tjetër.

Në një nivel tjetër, fushata po ndodh në lidhjen midis këtyre politikanëve dhe militantëve. Edhe kjo është një rrenë klasike. Të gjithë flasin për 200000 deri në 300000 mijë vende pune… edhe pse papunësia formalisht me pak se kjo shifër: 174000 të papunë. Për kë do ti hapin vendet e punës??? Shto këtu rrenat për rrugët, ndërtimet, investimet, punësimet, edukimin, shëndetësinë falas, taksat e ulëta, ndihmat për shtatzaninë falas, check-up and check-doën, dhe luftën lkundër drogës, hashashit, kontrabandës, trafikut e me radhë. Në këtë nivel, të dy palët e dinë se po e luajnë ‘lojën’ si duhet dhe as ai që I thotë por as ai që I dëgjon nuk I bësojnë rrenat. Thjesht, puna është të brohorasim se ashtu mbajmë vendin e punës dhe pun aka përfunduar tek kotherja, hajnia apo vjedhja ashiqare e shtetit.

Në nivelin e tretë, media bmbardon trurin e shplarë të shqiptarëve me informacione krejt të pavlerë, të gatuara në kuzhinat më të ndyta mediatike. Fjalime, sondazhe, analiza, vlerësime, hamendësime, apo parashikime, janë të gjtihë mashtrime të paskrupullta të mbështetura në parimin që ky popull ha cfarë I jepoet, se shqiptarët janë një popull pis e bagëti dhe se kështu bën e gjithë bota. Dhe sheh njeriu I shkretë, kandidatë për deputetë që kanë bërë apo janë dënuar gjashtë muaj, një vit apo më shumë burg, Brenda e jashtë vendit, shpesh edhe në disa vende të ndryshme të flasin me kompetencë për Lungomaren, Pedonalen, , investimet, taksimet, rritjen e rrogave, entuziazmin, nivelin e lartë, Skënderbeun, Fan Nolin, e me radhë. Por më të bukurat janë thirrjet për republikën e re, që një zot e di cfarë është apo për Rilindjen, që duhej të ishte një minutë se sa kohë duhet të lindësh dhe që do të jetë shumë e vështirë me sa duket, parulla më qesharakre është “forcë e parë” që përkthehet si vend pune për pesë vota. Mediat shqiptare janë të mbushura me mesazhe të tilla që vërtetë nuk kanë vlerë por influencojnë njerëzit e hallexhinjtë e shkretë që duan të bëjnë dicka për vete e për familjet e tyre edhe që në morinë e cmendur të lajmeve duhet të bëjnë llogarinë për mbijetesën. Edhe pse në këtë nivel ka një përpjekje të qëllimtë për të manipuluar të vërtetën, njerëzit e kanë një ide pak a shumë të qartë të asaj që po ndodh me ta e me shtetin.

NË fund është një nivel I katërt që asnuk raportohet, as nuk shihet në media. Ky nivel është si deti që është I padukshëm por që vlon përbrenda. Ky është nvieli I sjelljes politikë në këtë fushatë nga elektorati shqiptar. Shqiptarët do ti bojkotojnë në masë këto zgjedhje dhe mirë bëjnë. Fjala e ditës duhet të jetë BOJKOT, VOTA E BARDHË dhe kundërvënia ndaj këtij sistemi criminal. Dhe në Shqipëri po ndodh pikërisht ajo që mediat e fshehin, politikanët e kanë shumë frikë dhe sistemi I tyre kriminal nuk e pranon. Populli ka nisur të refuzojë të jetë pjesë e sistemit. JA këtu tre shembuj jashtëzakonsihty të dobishëm që nuk I përmend njeri por që do ta bëjnë këtë fushatë të përkujtueshme. BAnorët e fshatit Arshilengo në Gjirokastër janë mbledhur fshatce dhe kanë vendosur të mos pranojnë asnjë nga partitë që të vijë e të bëjë fushatë në fshatin e tyre. Argumenti I tyre është se politikanët na kanë gënjyer kaq shumë sa tani nuk ua kemi besën dhe nuk duam të na vini më në fshat!!! Bravo atyre fshatarëve që nuk pranojnë të bien pre e rrenave të radhës. Jam I sigurtë se askush nuk do të shkojë të bëjë fushatë në fshatin Arshilengo, por atyre fshatarëve as nuk u prishet puna. Rasti I dytë është protesta e banorëve të fshatit Klos që bllokuan rrugën dhe protestuan se nuk duan më rrena. E keni dëgjuar gjë se cfarë ndodh në Klos? Jo!!! Sepse duhet të dëgjoni rrenat e politikanëve. Por banorët e Klosit protestuan fshatce gjtihashtu. Dhe rasti I tretë është protesta e punëtorëve të rafinerisë së naftës që kanë gjashtë muaj pa marrë rrogat. Ata protestojnë dhe qeveria hesht. Opozita hesht. Dhe sa raste të tjera ka kështu që nuk dëgjohen e nuk shihen, por në mënyrë të nendheshme po e ndikojnë fushatën dhe zgjedhjet???    KA shumë e shumë pork a një heshtje të thellë sepse në një vend ku politikanët e bëjnë palacot, jeta është teatër.

Në përfundim, gjasat janë që fushata do të vazhdojë në të katër nivelet. Politikanët do të luajnë lojën e tyre me njëri tjetrin, me militantët, me popullin dhe me mediat. Nga ana e vet edhe populli ka nisur të luajë lojën e vet dhe tani simptomat për këtë system nuk janë aspak të mira. Sistemi e ka humbur legjitimitetin dhe ashtu si nuk mbahet trupi pa bukë, ashtu nuk mbahet shpirti e mendja me rrena propagandistike. Dhe kjo fushatë po e tregon qartë se njerëzit kanë nisur të rezistojnë, me mënyrat që dinë, por ky është vetëm fillimi.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!