Lajme të Fundit

Krahasime Manifestesh!

E. S. Vladi

Nese kthejme syte nga historia do te shohim qe ‘manifestet’ kane qene nje element i rendesishem ne ndryshimin e rrjedhes se saj.  … Qellimi i kesaj analize te percipte mbi ‘Manifestin e Ventotene-s ose te ashtuquajturin ‘projekti federal Europian’ realizuar ne vitin 1941, eshte te kuptojme qe manifestet (ne kete rast me nje plan kontinental, ate europian) pergjithesisht kane nje rendesi te vecante ne fatet e popujve dhe te ardhmen e tyre, dhe rruga qe shkelet pastaj ka po te njejten vlere dhe rendesi!!! Problemi i rradhes padyshim eshte te kujtojme dhe kuptojme situaten historiko-politikoepokale dhe problematikat qe nderlidheshin me kete hap, nga ky hap do te bazohej dhe projekti i traktatit te BE, nga ana tjeter (njekohesisht) te kuptojme qe realisht i gjithe procesi i krijimit dhe integrimit te BE (qe nga ky hap konkret fillestar) ka qene ne te gjithe historine, dhe vazhdon te jete nje bashkesi arritjesh po dhe deshtimesh te vazhdueshme, fat ky qe vazhdon te bazohet ne rradhe te pare (e ndjeshem) ne format e polemikave te integrimeve te ndryshme te BE si istitucion!!!.  … Hegel ka thene per njerezit historike, ‘’ Njerezit historike nuk jane filozofet po jane njerezit aktive, ata qe kane thene (do te shtoja dhe bere) te paret ate qe populli kerkon’’,

I. Normalisht qe qellimi apo objektivi paresor ishte ai i sjelljes se vlerave te ‘bashkimit’ dhe ‘lirise’ (tipike e manifesteve). Jo me kot titullohej ‘Per nje Evrope te lire dhe te bashkuar’ por jo e pare si nje liri nga nje skllaverim, me shume refleksioni ishte i asaj mundesise se rritjes, ndryshimit, perfitimit. Mbijetesa nuk ishte ajo fizikja, jetesorja (dhe pse ne gjendje pak a shume lufte te vazhdueshme), krizat nacjonale duhej te tejkaloheshin duke sakrifikuar pjese nga pushteti sovran per nje sovranitet me te larte, te shkembyeshem, interesat duhet te ndertoheshin te ndersjella…

II Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte definimi qe i behej nga manifesti situates ne 1941, duke e quajtur ‘Kriza e shoqerise moderne’ ose ndertimi keshtu, i nje sensi urgjence me nje gravitet te konsiderueshem kohor dhe evolucjonar, dhe reziku qe i kanosej nga fuqite epokale te kohes,  (jo vetem ai luftarak po dhe i zhvillimit) paralelisht thirrej ne refleksion jo vetem shoqeria e ngushte nacjonale po dhe ajo transacjonale, keshtu impakti dhe efekti presupozohej te ishte me i madh…

III Nevojshmeria per nje aktivizim dhe debat te gjere popullor-kontinental, jo per proteste po per te ndihmuar ne hapa konkrete ne realizimin e nje ‘endrre’ te perbashket. Nevojshmeria per ndertimin e nje strukture nga ku te pretendoheshin arritje afatshkurtra, dhe afatgjata, ose thene ndryshe arritje hap pas hapi…

Komparacioni… E pare nga ky prizem apo kendveshtrim, situata nuk eshte e pershtatshme ne problematikat e korrupsioneve te memedheut, moderne te mireorganizuara, te miresinkronizuara, dhe te decentralizuara.  Dhe pse bashkimi dhe liria objektivisht si vlera vazhdojne te qendrojne themele te qendrueshme ne keshtjellat e suksesit, sot ‘vellazeria’ shqipetare fatkeqesisht nuk eshte e njejta, ndoshta dhe nga problemi i themeleve dhe mitologjitve qe nuk u rezistojne dot me termeteve te kohes, apo apo, per ta banalizuar nje nder shkaqet e para ka lidhje me ‘problemet’ e evolucionit qe thoshte Darvini, Evolucioni… Njeriu i sotem (sidomos ai shqipetar) e ka shume te veshtire te riperqafoje vlerat atdhetare apo kombetare dhe ti leshoje ato individuale, vetiake, egoiste, do te ishte sikur ‘te lepinte ate qe peshtyn prej kohesh’, per Shqipetarin eshte shume e shpifur! Sa i perket rezikut dhe kultures se rezikut, mund te renditemi nder shtetet me nje popullate masivisht inerte, dhe tmerresisht te pershtatur bukur me cdo forme qeverisje e korrupsioni te deritanishem.  ‘ne goje te ujkut hedhim valle’ ishte nje shprehje popullore e mirekurdisur dikur.

‘Manifesti’ i levizjes Bleta Shqipetare ka nje tjeter casje te realitetit. reflekton ne nje situate drastike, tenton te analizoje nje gjendje katastrofale te mire kontrolluar politikisht e tashme solide porse disa nga vlerat qe permban do te thoja jane, te pamundura objektivisht dhe deri diku ‘jo konkrete’… (rikthimi i vendimit me vdekje, hedhja poshte e kushtetutes ose modifikimi, krijimi i nje shtet-kombi)  Per mendimin tim Manifesti duhet te reflektoje (apo te konvertohet) ne plane konkrete, (ndoshta duke analizuar dhe ate te mesipermin) organizime e definime interesash, investimesh e planesh te perbashketa, jo thjesht te ngrije hipoteza rreth mundesive te krizave madhore te se ardhmes se trishte, (si profeti Jozef nga endrrat).  Te mundohet te ndertoje ura te reja vlerash, me trasparence, ne perpjekje per tu prezantuar si i besueshem per hapa te tjera, te kete nje gjuhe morale, te bukur, te pershtatshme, te aplikueshme, te mundur e te sakte etj…
…Dhe kjo per te reklamuar me mire dhe paster deshiren dhe kapacitetin e tyre, per te dhene nje kontribut te nevojshem e objektiv (prej profesionistesh) ne hapjen e syve te bashkekombesve!  …

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on Krahasime Manifestesh!

  1. Thanas L. Gjika // March 8, 2017 at 11:26 am // Reply

    Z. Vladi mendoj se duhet te ecnit dhe pak me tej duke u perpjekur ta ndihmoni grupin ‘Sfida per Shqiperine’ me ndonje plan konkret per ngritje urash te reja vlerash. Ky grup politik eshte i ri dhe duhet ndihmuar konkretisht e jo vetem duke vene ne dukje dobesi.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!