Lajme të Fundit

LIBERALIZMI SHQIPTAR DHE E ARDHMJA E KOMBETARIZMIT

VALBONA GJONI KARANXHA, Ed.D.

Ne njëzet e gjashtë vjeçarin e fundit rrymat ideologjike dhe pasqyrim i tyre në strukturat partiake kanë pasur një dyndje në tregun e ideve. Një nga këto ide është dhe globalizmi, dhe mbase dualiteti Globalism v. Nacionalism. Njëri i përfaqsuar nga kozmopolitiët, intelektualët e formuar me idenë Europiane, dhe i dyti i përfasuar nga një organizatë e përbaltur dhe e marrë nëpërkëmbë siç ka qënë rasti i AKZ. Por dashur padashur, shoqëria civile shqiptare duket liberale në pikpamje, globaliste në aspirata dhe kozmopolite në lifestyle. A thua që kjo të jetë një nga arsyet që liberalizmi shqiptar pothuajse i “militantizuar” është shfrytëzuar gjithnjë nga partitë e ashtuquajtura të majta dhe tejet i abuzuar nga Partia Soclialiste?

Kombëtarizmi është ide e dalë jashtë mode për liberalët dhe çështja globaliste mund t’i vijë për shtat në shumë nivele shoqërisë shqiptare, por nacionalizmi sado ide irracionale të tingëlloj, ka në thelb një të vërtetë që ne nuk mund ta mohojmë. Ajo e të qënit shqiptar. Jo rastësisht të dy partitë politike zgjodhën temën e nacionalizmit në fushatën e 2017: “Për një Shqipëri që duam” dhe “Republika e Re” e cila në thelb hedh idenë e shtetit të ri Shqiptar. Të dyja këto parti u shkëputën nga ngjyra tradicionale blu dhe lejla dhe vunë etnosimolizmin dhe simbolet kombëtare si forcën lëvizëse.

Me pak fjalë, idea kombëtariste siç e kemi thënë është përdorur sepse sjell entuziazm, elektrizon dhe përcjell mesazhin që qëniet njerëzore janë të organizuar në grupe me luajalizm ndaj identitetit kombëtar dhe vet kombëtarizmit. Me gjithe fisnikërinë e idesë, ajo përdoret dhe stërpërdoret me raste me qëllim të mbulojë të metat dhe maskojë planet imediate të qarqeve, sepse nuk do shumë të kuptohet që një nacionalizëm etnik në Shqipërinë e sotme – e cila është më pak se 75% etnike- me parti politike të grupeve dhe minoriteteve të ndryshme, që nga grekët, vllehët, e kush mund të vij më pas është një lajthitje. Themelet sociale të kësaj ideje më shumë se kurrë janë të lëkundura. Por përse Kryeministri Shqiptar në Parlament vesh një t-shirt të stampuar me emblemë? Përse dikush i njohur për një stil eklektik, kozmopolit në të veshur martohet me një ide të cilën ai vet e ka përbuzur. Dhe e fundit, përse i del kundër liberalëve shqiptarë. Atëherë kush qëndron pas parrullës, për Shqipërinë që duam dhe përse?

Rilindja në 2013 ishte një mjegullsirë po aq e rreme sa edhe premtimet e saj ndërsa idea e Aleancës Kuq e Zi u përdor e stërpërdor nga të gjitha qarqet politike për interesa të ngushta dhe u loz një lojë e rrezikshme me faktorin kombëtar për të cilën vet lidershpi i AKZ duhet të jetë përgjegjës përpara një gjykimi historik për përdhosjen e çështjes kombëtare.

Me të gjithë lojtarët në skenën politikën shqiptare dhe varfërinë ideologjike nuk dihet se cila do të jetë rruga e një ideje të tillë. Fakt është që kozmopolitizmi – përqafuar nga liberalët dhe shoqëria civile është një nga penguesit kryesor ideologjik të çështjes kombëtare. Kjo e bashkuar me militantizmin partiak dhe identifikimin e faktorit kombëtar me Kreshnik Spahiun e supozimet se nacionalizmit është një ide pa bazë dhe bosht kanë lënë një shije të pazakontë. Për më tepër, konceptualizimi i kombetarizmit si ide jo-moderniste pasi vlerat kombëtare zbehen nga ato globaliste, Europiane është një refren i superperseritur.

Duke lënë mënjanë konceptin globalist i cili mbështetet në politikat merkantile të Europës dhe Shteteve të Bashkuara mund të thuhet pa druajtje që ato janë rrugë qorre dhe pa asnje shprese të vetme pasi Shqipëria nuk është në planin ekonomik të vëndeve të idustrializuara; pasi popullsia vitale e saj është larguar, investimet janë të kufizuara, stabiliteti politik është në lëkundje, shteti pothuajse nuk egziston si entitet. Pra këtu ideja e globalizmit shpërbëhet. Shqipëria nuk ka kushte të aderojë në globalizëm nga asnjë pikpamje përveçse të rrezikoj sovranitetin e saj institucional, politik ne kembim te pushtetit te klaneve politike dhe sindikatave nderkombetare.

Por në vitet që vazhdojnë do ketë një ndërgjegjsim kombëtar mbasi të shihet qartë se në një Shqipëri pa program ideologjik të zbatuar në praktikë, ku njëra forcë pranon tjetrën si bashkëpunuese për të ndarë pushtetin dhe privilegjet që vijnë me të nuk përfaqson asnje interes kombëtar përveçse atyre të ngushta.

Me daljen e Kreshnik Spahiut nga skena politike është hequr një peshë e rëndë nga shpatullat e secilit që keto gjashtë vjet ishte dëshmitar i pazarit, marrjes në këmbë të kombit, dhe faktorit etnik. Por koridori qëndron i hapur dhe në fund të tij duket diçka premtuese. Idea e kombetarizmit duhet rimarrë, ripunuar, dhe ofruar si alternativa e vetme për të unifikuar faktorin shqiptar. Megjithëse faktori shqiptar vjen me atë politik, cirku i kreut të AKZ për vite me rradhë duhet shndërruar në një Manifest politik me baze kombëtariste. Dhe së fundmi, çështja kombëtariste duhet të rizgjohet dhe të spostojë kozmolitizmin dhe idenë globaliste e cila është shitur për njëzet e pesë vjet nga George Sorros dhe ata që kanë përfaqsuar atë përpara çështjes kombëtare.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!