Lajme të Fundit

Lufta e bandave mafioze dhe dhjetë kushtet për të protestuar për shqiptarët e jo për bandat

Nga Grid Rroji

E ashtuquajtura opozitë me në krye Trustin kriminal të Gështenjave të Sali Berishës, dhe me pjesëmarrjen e disa “figurave të ndritura” si Fatmir Mehdihoxha alias Mediu, demokristiani Nard Ndoka dhe anëtari i Klanit të Zemunit Agron Duka protestuan të shtunën kundër Rrulindjes hajnore të Edi Ramës dhe Çetës kriminale të jeniçerëve të Ilir Metës.

Qeveria aktuale e Edi Ramës dhe Ilir Metës meriton të emërtohet Rrulindje dylberisto soroiste me paterica jeniçere. Ajo ka qeverisur me bojatisje si një bashkësi bandash kriminale të cilat po zihen ti hanë kokën njëra tjetrës gjatë bashkëqeverisjes, dhe ka pjesën e vet të pamohueshme të fajit për humnerën ku po shkojnë shqiptarët. Si e tillë ajo mbështetet nga kriminelë, shumë prej të cilëve të sapoliruar nga burgu, që punojnë haptazi kundër shqiptarëve.

Mirëpo, protesta ka kuptim vetëm nëse përbën një mjet zgjidhjeje të situatës dhe jo për të risjellë në pushtet bandën tjetër edhe më kriminale e cila mendon se zullumet në trashje të kësaj qeverie mbulojnë krimet e përbindshme që ka kryer Sali Berisha dhe shpura e spiunëve të Sigurimit dhe veglave të pamoralshme të tij gjatë qeverisjeve të Trustit. Banda e opozitës ka një pjesë faji aspak më të vogël se këta që janë në pushtet sot dhe shqiptarët nuk e kanë harruar se e kanë provuar mbi kurriz. Këta që duan të protestojnë janë ata që për Marshallin e tyre janë gati të djegin Shqipërinë, të krijojnë një shtet paralel që funksionon sot e kësaj dite si bandë kriminale e paprekur nga Rrulindja duke filluar tek Agron Kuliqi e më tej, janë ata që i ndajnë shqiptarët në mënyrë anakroniko djallëzore në “komunistë dhe anti-komunistë” duke qenë bij blloku e prokurorësh por dhe ish spiunë të Sigurimit, por janë edhe ata që janë majmur paq financiarisht gjatë periudhës 2005-13 dhe kërkojnë të bëhet sërish deti kos e të mbushin garuzhdet e tyre hajnore.

Thënë shkurt, protesta e 18 Shkurtit, e thirrur në një ditë që evokon fillimin e përplasjes vëllavrasëse të 97ës e cila për pak sa nuk na kushtoi integritetin territorial, është një protestë anti-shqiptare e cila i shërben klaneve të parisë për të konsoliduar pozitat e veta përpara luftës së madhe zgjedhore. Kjo është një protestë farsë e cila do t’i paraprijë përshkallëzimit të situatës dhe të dhunës e cila pritet të karakterizojë këto zgjedhje me banda. Rruga që propozon Trusti është rruga e luftës së bandave për të ruajtur pozitat e Sali Berishës dhe familjes së tij. Kjo është një protestë farsë sepse bandat e dinë se janë një soj e sorrollop dhe “I yti mishin ta ha por kockën ta lë”. Kjo është një protestë fallso sepse në krye të saj nuk janë shqiptarët po ata që i bënë dosjet UCKsë, organizuesit e saj nuk janë hallexhinjtë që trajtohen si skllevër por skllavopronarët e vjetër që duan të zëvendësojnë skllavopronarët aktualë. Shqiptarët kanë të gjithë të drejtën e kësaj bote të protestojnë për t’a rrëzuar këtë qeveri bandite por banda e Saliut nuk e ka të drejtën morale të jetë në atë protestë. Vrasësi nuk ftohet në mort për të qarë të vdekurin.

Por kjo është në të njëjtën kohë një protestë e dëmshme jo sepse protestohet, se kjo qeveri duhej të ishte rrëzuar shumë përpara, por sepse shërben si shfryrje e tensioneve të popullit për llogari të parisë. Si e tillë, ajo është një protestë që i shërben të gjitha palëve të parisë: (1) Sali Berishës për të treguar dhëmbët dhe për të kërcënuar se e prish marrëveshjen po ju prek djali; (2) Ilir Metës për të rrënuar edhe më tej reputacionin e Ramës në prag të ndarjes së madhe të mundshme; por dhe (3) Edi Ramës për t’a kanalizuar protestën tek thirrësit e saj të dështuar e kriminalë në mënyrë që të mbulojë dështimin e vet tërësor në qeverisje. Po a mund të ketë protestë pa ideologji ndryshimi? A munden shqiptarët të bien pre e retorikës  së tejkaluar e boshe të disa kriminelëve dhe dështakëve të Trustit dhe veglave të tij? Gjasat janë që jo por situata është kaq e nderë sa të gjithë kanë shumë frikë sepse mjafton një shkëndijë për t’a dërguar vendin në disa sinore krejt të pakëndshme që e bëjnë 97ën të duket krizë e kategorisë së dytë.

Më anë tjetër, situata krijuar përbën një paradoks të madh. Shqiptarëve ju ka shkuar thika në kockë, gjendja është alarmante, Titaniku i parisë po mbytet me sukses të plotë, shoqëria është e kriminalizuar dhe njerëzit janë nën velin e marrëzisë kolektive, bandat drejtojnë shtetin dhe të ashtuquajturën opozitë, industria e vetme është droga, shqiptarët duan të ikin masivisht edhe pse në emigracion nuk ka më shpresë, dhe zgjidhje nga paria nuk ka. Pra nga ky pikëvështrim ka shumë arsye për të protestuar. Mirëpo, protesta e thirrur nga togeri i radhës i Trustit Lulzim Basha, nuk synon rrëzimin e sistemit  kriminal të parisë dhe ndërtimin e një sistemi me rregulla të reja i cili do ti shërbente strukturave të shtetit komb të shqiptarëve. Përkundrazi, Trusti me bekimin e heshtur të Metës por edhe me një shkelje syri të Ramës i cili ka njerëz të afërt në strukturat e reja të Bashës, po përpiqet të shfrytëzojë sërish pakënaqësinë popullore për t’u  rifaktorizuar sikur e kaluara nuk ka ndodhur. Propagandistët e palëve secili për hesap të vet po përpiqen që t’a shtyjnë protestën si valvul shkarkimi të gjithë pakënaqësisë popullore.

Më tej, protesta popullore është e shëndetshme dhe një domosdoshmëri në kushtet e vështira ku gjenden shqiptarët sot. Pyetja që shtrohet dhe që duhet t’i bëjë vetes ccdo shqiptar është: kur duhet që shqiptarët të dalin në protestë kundër të gjithë këtyre hajnave e kriminelave të parisë që shahen ditën në parlament po punët i kryejnë bashkë natën nëpër lokale të shtrenjta.

 

Protesta popullore të cilës do t’i bashkëngjitesha me dëshirë do të frymëzohet nga poshtë dhe do të duhet t’u përmbahet këtyre parimeve:

  • Të mos ketë asnjë lidhje me asnjërën nga mafiet kriminale e hajdute të parisë së Tiranës. Pjesëmarrja e cilitdo prej tyre e bën protestën të pavlerë dhe të përdorur. Protesta duhet të jetë e shqiptarëve të ndershëm të cilët nuk duan të jetojnë më të skllavëruar nga kjo pari kriminale. Ndaj partiakët e të gjitha ngjyrave duhen zënë me gurë dhe përzënë nga një protestë realisht popullore. Kjo vlen edhe për pseudo-kombëtaristët që flamurin e përdorin për interesa të tyre vetjake si Kreshnik Spahiu të cilët kanë zaptuar edhe për pak kohë një hapësirë që nuk u takon sepse nuk e ndjejnë realisht. Ndjekësit dëshirëmirë por të mashtruar të Spahiut duhet t’a kuptojnë se dëshira e tyre e mirë po i dërgon në rrugën e djallit, sipas devizës së mirënjohur “rruga për në ferr është e mbushur me dëshira të mira”.

 

  • Të kërkojë rrëzimin e sistemit, jo thjesht të një qeverie mafioze e kriminale për t’a zëvendësuar me një tjetër edhe më mafioze dhe kriminale. Qeveria e Rrulindjes dylberisto-soroiste me patericë jeniçere është një qeveri anti-shqiptare që meriton të kundërshtohet me të gjitha forcat e mundshme. Mirëpo, edhe më anti-shqiptar është Trusti i Sali Berishës dhe veglave të tij të cilat për atë që kanë bërë gjatë qeverisjeve të tyre, për vrasjet, vjedhjen dhe shkatërrimin e shtetit meritojnë qelinë dhe jo ministrinë. Hashashin, heroinën dhe kokainën, krimin e organizuar dhe lidhjet simbiotike me të, dhe vjedhjen masive të pasurive kombëtare nëpërmjet shtetit nuk i shpiku Rrulindja, ajo i gjeti të konsoliduara nga paraardhësit e saj të cilët kur “ju iku zogu i pushtetit nga dora” qaheshin se shqiptarët janë pisa dhe aq meritojnë. Protesta popullore duhet të synojë t’i dërgojë të gjithë këta bashkë aty ku e meritojnë, pa dallim e me mjete sa më demokratike.

 

 

  • Të jetë e drejtuar ideologjikisht për ndërtimin e një shteti komb të shqiptarëve, prej shqiptarëve e për shqiptarët, duke ndërtuar strukturat e duhura për t’i mbijetuar stuhive të brendshme dhe të jashtme të cilat janë shumë shumë afër. Shqiptarët duhet të riorganizojnë shtetin e tyre dhe të ndërtojnë struktura të pakorruptueshme që t’u mbrojnë atyre sigurinë, lirinë dhe familjen dhe jo të mbështesin struktura politike mafioze që i bëjnë skllevër të një shteti që përdoret nga kushdo është në pushtet për të mbushur xhepat e tyre të flliqtë. Saliu kërkon të rrëzojë Edin që të qeverisë me Ilirin. Asnjëri nga këta banditë nuk meriton besimin por përcmimin.

 

  • Të synojë shkatërrimin e partive banda dhe krijimin e një sistemi partitokratik demokratik i cili t’u përgjigjet kërkesave të shqiptarëve për përfaqësim dhe të garantojë stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit. Partitë nuk mund të jenë banda grabitqare e kriminale si këto që qeverisin dhe protestojnë zullumet e bandës tjetër, ato duhet të përfaqësojnë ideologji në mbrojtje dhe për përparimin e shtetit komb. Sistemi zgjedhor duhet të jetë proporcionali kombëtar për të lejuar përfaqësimin e gjithësekujt sipas forcës së vet zgjedhore dhe pa formula cinike të dizenjuara për të zhbërë vullnetin e shqiptarëve. Protesta e këtyre banditëve kundër bandës tjetër është luftë brenda kupolës, dhe jo lufta e shqiptarëve.

 

  • Të ketë synime të qarta të mbrojtjes së interesit kombëtar përpara atij partiak apo vetjak të cilitdo, dhe të mos lejojë askënd t’a instrumentalizojë protestën kundër interesave strategjike të shqiptarëve. Ne duhet të protestojmë për shqiptarinë e jo për Serbinë a Rusinë. Fatkeqësisht të dyja këto shtete me synime armiqësore ndaj shqiptarëve kanë shumë ndikim dhe njerëz kyc në sistemin e parisë deri në nivelet më të larta. Ndaj edhe veglat e shoqërisë civile të të gjitha ngjyrave nuk duhet të lejohen të marrin në dorë frenat e protestës qytetare sepse gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë përdorur protestat për interesat e padronëve të tyre partiakë dhe sponsorave të tyre nëpër botë.

 

  • Të mos synojë vëllavrasjen, prishjen dhe shkatërrimin e institucioneve të shtetit por rrëzimin dhe dënimin e atyre që i kanë shkatërruar ato. Nuk mundemi ne shqiptarët të vritemi mes vedi për këta kriminelë e të shkatërrojmë çdo gjë që është ndërtuar sa herë që paritë jeniçere, martalloze, bashibozuke e kriminale e çojnë thikën në kockë e duan t’i hanë kokat njëri tjetrit. Ne na duhet t’a ndërtojmë ashtu siç duhet e jo të shkatërrojmë shtetin e shqiptarëve. Kushdo që bën thirrje për djegie, shkatërrim, thyerje a vrasje nuk punon për shqiptarët por kërkon vëllavrasjen dhe duhet të marrë dënimin që meriton.

 

 

  • Të mos u fryjë dasive artificiale që kërkon të fryjë paria si Veri-Jug, katundar-qytetar, ato me baza fetare, komunist-antikomunist, etj. Nëpërmjet të cilave paria djallëzisht na shtyn t’a urrejmë e jo t’a duam si vëlla e motër shqiptarin tjetër. Mesazhi i cdo proteste kombëtare popullore duhet të jetë vetëm dashuria dhe përkushtimi për shqiptarin tjetër dhe vetëmohimi për interesin kombëtar. Kombi është ajo që na bashkon si shqiptarë dhe shteti ynë duhet të jetë mbrojtësi i bashkësisë sonë kombëtare.

 

  • Të synojë të tërheqë energjitë më të mira të shqiptarëve brenda dhe jashtë territorit, veçanërisht të atyre djemve e vajzave nga diaspora që janë edukuar në Perëndim por e duan Shqipërinë dhe duan të kontribuojnë për kombin e vet.

 

  • Të mos lejojë instrumentalizimin nga interesa sektare të grupimeve etnike jo shqiptare të cilat synojnë t’a përdorin shtetin shqiptar për interesat e veta të ngushta shqiptarurrejtëse duke i përçarë dhe ndarë shqiptarët dhe duke e shndërruar shtetin tonë në një shtet multi-etnik të kontrolluar prej tyre, siç është përditë e më tepër shteti i parisë së Tiranës.

 

  • Të përccojë kurajën e të gjithë shqiptarëve kundër këtij burgu gjigand që ka ndërtuar paria, të luftojë me ccdo ccmim të keqen që përfaqësojnë qeveritarët, këta që kanë zënë bulevardin dhe të gjithë veglat e tyre. Ne shqiptarët duhet të protestojmë që t’i qërojmë këta të gjithë bashkë, njëherë e përgjithmone me mjete sa më demokratike e të ndërtojmë një shtetkomb shqiptar të konsoliduar e jo si skllevër të këtyre banditëve që duan të na përdorin si kavie për të mbrojtur kokën e vet.

 

Ndaj dhe shqiptarët duhet të mos gënjehen nga hienat e mbuluara me lëkurë qengji, nga mashtrimet dhe manipulimet e Edit, Saliut apo Ilirit. Protesta e sotme është një përpjekje për të gënjyer edhe njëherë shqiptarët. Tonet patriotike dhe flamujt janë thjesht mbulesa e mbretit lakuriq. Zgjedhjet e këtyre kanë qenë, janë dhe do të jenë luftë bandash që blihen me një grusht milionash euro. Ndaj edhe zgjedhjet janë thjesht alibi, e jo motiv. Këta janë ata që e ndërtuan sistemin bashkë dhe bashkë duhen rrëzuar. Por shpresoj shumë se kjo lojë e ky truk do t’ju kthehet e do t’ju bjerë mbi kokë. Shqipëria shqiptarëve e fundi i tradhtarë/zagarëve.

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

4 Comments on Lufta e bandave mafioze dhe dhjetë kushtet për të protestuar për shqiptarët e jo për bandat

  1. Jane shume, mendoj, ata qe jane dakord me kete shkrim dhe jane shumica e shqipetareve qe kerkojne nje zgjidhje dinjitoze .Nuk arrij te kuptoj pse duhst te votojme per keto banda edhe pse e dime se pjestar te tyre jane ata qe kane mbaruar shkollen me ty dhe kishin si para 90 edhe tani ne gjak servilizmin,paaftesine,vjdhjen ,pabesine e shume te tjera vese .PER TE MOS THENE QE ESHTE E PAMUNDUR ,ESHTE VESHTIRE TE GJESH NDONJE QE MUND TE THUASH SE E MERITON ATE POST QE KA.

  2. Thanas L. Gjika // February 18, 2017 at 2:29 pm // Reply

    Zberthim i qarte i situates dhe i demostrates. Ky shkrim duhet te publikohet ne sa me shume gazeta, ose si flete volante, sepse ne kete fletore e lexojne shume pak shqiptare.

  3. armand rrudha // February 18, 2017 at 3:19 pm // Reply

    Shkrimet tuaja,teorikisht,jane te drejta,por jane utopike,per tu zbatuar ne terrenin real ne Shqiperi.Ju,anash kaloni,siduket qellimisht,qe popullsia qe jeton sot ne Shqiperi,eshte pasoje e nje politike,sipas nje strategjie te paramenduar dhe te organizuar,te bandave,pjella te PPSH=PS+PD+LSI+x+y dhe sigurimit te shtetit.Ketu jane mbajtur ne menyre te organizuar,duke i financuar,fuksat e sigurimit dhe fanatiket injorante te PPSH.me anen e strukturave kriminale,ose siç i quante E.H.”arme te Partise,per mbrojtjen e pushtetit”Polici,Prokurori,Gjykata jane perndjekur dhe perndiqen e persekutohen,te gjithe ata,qe jane kundra kastes.Kuptohet,njerezit qe kane autoritet dhe u degjohet fjala.Shumica e tyre,jane detyruar,te ikin nga vendi.Ndonje,si puna ime,qe eshte kthyer,perballet,me banditizmin e sajesat kriminale te pareshtura,te banditeve,Prokurore dhe gjyqtare.Qe te ndodhin,ato qe shkruani ju,duhet te jene njerezit,qe te perballen,me horrat dhe morrat,qe pas pisllllikut,qe bejne horrat,çuhen morrat,dhe pijne gjakun,e fukarenjeve,qe akoma skane arritur,te ikin nga ky vend.Gjate luftes se dyte boterore,Mit’hat Frasheri,si atdhetar i madh,kishte shume te drejte ne idete e tij.Por ideja,qe shqiptari mos te luftonte,kundra shqiptarit,i dha mundesi perbindeshit E.H.te krijonte e zmadhonte banden e tij,qe me pabesi,luftonte te gjithe ata,qe kishin autoritet dhe ishin kundra tyre.Per mos tu zgjatur,pak a shume,edhe ju predikoni teori,qe nuk mund te kete sukses.

  4. e vertete

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!