Lajme të Fundit

MAQEDONASIT PROTESTOJNË NË SHUMË QYTETE KUNDËR ZYRTARIZIMIT TË SHQIPES

ABC NEWS

 

Mijëra maqedonas organizuan protesta paqësore në kryeqytetin e Shkupit dhe qyteteve të tjera kundër  kerkesës së partive shqiptare për të bërë gjuhën shqipe gjuhë të dytë zyrtare.

Shqiptarët etnikë përbëjnë çerekun e 2.1 milionë njerëzve në Maqedoni, dhe shqipja është gjuhë zyrtare në zonat minoritare të dominuara nga shqiptarët.

Por partitë shqiptare duan miratimin e saj në mbarë vendin, të mbështetur nga ndikimi i tyre i ri-gjetur politik pas zgjedhjeve jo-bindëse parlamentare të dhjetorit.

Konservatorët fituan shumicën e votave, por jo vende të mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Por negociatat për të qeverisur në një koalicion dështuan me kërkesën e shqiptarëve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Udhëheqësi i partisë së krahut të majtë i dyti- në zgjedhje- pret t’i dorëzohet mandati për të formuar një qeveri këtë javë, por ai ka nevojë edhe mbështetjen e shqiptarëve. Pozita e Zoran Zaevit për çështjen e gjuhës është e paqartë.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!