Lajme të Fundit

ME KË JEMI, ME SHBA APO ME ….? NJË MOMENT KRIZE QË NUK MUND TË KALOHET LEHTË

Prof. Dr. Tirak RROTA

Ne shtetin shqiptar ka një lojë të frikshme me të huajt. Pikëpyetja kryesore është se cili politikan punon për cilën fuqi të huaj. Kjo përcakton fuqinë e tij. Fatos Nano me grekët, Sali Berisha me Serbët. Edi Rama me Francezët, Spartak Ngjela si zëdhënës i vetëshpallur i SHBA, Ilir Meta me Rusët, Zef Bushati me Vatikanin etj., pa lënë mënjanë këtu italianët, turqit, kinezët dhe të tjerët. Tani kemi një moment shumë kritik. Të përqëndruar në zgjedhjet, shumë nga banorët e shtetit shqiptar pyesin se kush është me kë dhe kush është I kujt?!

Pikërisht në këtë moment është krijuar një përshtypje e fortë në publik se në shtetin shqiptar realisht ka dy palë: një palë që luajnë pro rusëve, kinezëve dhe aletëve të tyre lokalë, dhe një palë tjetër që janë pro-europianë e pro-amerikanë dhe që luajnë lojën e SHBA dhe të BE në Ballkan.

Megjithatë po vjen një moment kritik dhe i madh prove. Me datën 25 Maj është takimi I Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve Anëtare të NATO në Bruksel. Sic pritet në takim do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e shteteve dhe te qeverive, përfshirë këtu edhe Presidentin e SHBA, Donald J. Trump.

TË gjithë kryetarët e shteteve e shohin këtë si një mundësi të jashtëzakonshme që të takohen me Presidetin Trump, të kenë mundësinë ta shohin e të njihen nga afër, qoftë edhe për pesë minuta, të kenë mundësinë të bëjnë një foto me të, dhe të krijojnë përshtypjen e duhur politike lidhur me marrëdhëniet e vendit të tyre me SHBA.

Në këtë pikë, shteti shqiptar është para një katastrofe diplomatike. Pyetja është se kush do të shkojë në Bruksel nga krete e shtetit? Në lidhje me z. Edi Rama ka tre mundësi. Së pari do të shkojë në takim por nuk do të takohet me z. Trump dhe do të kalojë si të mundet mundësinë e mungesës së fotos. Së dyti, do të takohet me z. Trump që do ta trajtojë në një mënyrë të caktuar dhe atëherë, ne mungese te nje kerkese faljeje qe duhet te behet publike, ose do të humbë fytyrën presidenti Trump ose Edi Rama sepse e ka quajtur ‘idiot’ etj etj. Së treti, Edi Rama nuk shkon fare dhe merret me fushatën. Media nuk thote asgje, shqiptaret e kane mendjen tek Kim Kardashian dhe vazhdon marrezia.

Pavaresisht asaj qe mendojne shqiptaret, kjo është shumë problematike sepse atëherë shtrohen pikëpyetjet se për kë punon Edi Rama? A punon për ata që thotë ai se po punon? Apo e gjitha është një lojë elektorale dhe mediatike e luajtur me shumë aftësi e zgjuarësi që ua ka hedhur tymin e mendjen e gomarit shqiptarëve??? Ai momenti kur Edi Rama e ka quajtur presidentin Trump idiot është i rende dhe i rëndësishëm, shumë I rëndësishëm bile. Rregulli i pushtetit real e kërkon që reputacioni i presidentit të SHBA është i pacënueshëm dhe në se kjo gjë kalon kështu, atëherë askush nuk duhet ta marrë presidentin Trump seriozisht. Sepse unë ende nuk kam dëgjuar që të ketë kërkuar kush të falur publikisht për dicka që është thënë publikisht. Dhe nuk besoj se presidenti Trump e ka harruar atë gjë që ndodhi m’u në mes të fushatës në një moment kritik, pa pasur nevojë, dhe thjesht duke u sjellë si amatorë. Sepse u tha se u zgjodh Trump, do të prishim marrëdhëniet me SHBA… pra do të dalim edhe nga NATO… sepse ne fund te fundit, pa SHBA nuk ka NATO.

Pyetja është se cfarë do të bëjë z. Edi Rama??? Në rast mosshkuarje të z. Rama, a ka gjasa që të shkojë vetem Bujar Nishani? Po, sepse formalisht është kryetar shteti. Mirëpo kjo nuk i heq asgjë takimit të munguar të z. Rama me z. Trump. Karrika e tij do të jetë bosh. Aq më tepër, në se Bujar Nishani mendon thellë për të ardhmen e vet politike kur mund te behet kryetar i PD-se, apo serish president, dhe, me bekimin e Sali Berishës, edhe i punon një rreng katastrofal z. Edi Rama, duke shkuar me 20 minuta vonesë për punë të shëndetit, natyrisht, dhe duke i lënë në atë tryezë të shumëfotografuar e të shumëkomentuar vendet e Shqipërisë në rreshtin e parë… bosh.

A ka gjasa që në vend të z. Edi Rama të shkojë dikush tjetër? Po. Ai mund të jetë Ditmir Bushati ose Mrika Kodheli. Mirëpo këta si ministra i kanë vendet e tyre në radhën e dytë, sipas protokollit dhe nuk mund të ulen në radhën e parë. E lëre më të takojnë Presidentin Trump në vend të kryetarit të shtetit.

Pra, data 25 Maj, dhe ajo që do të ndodhë në Bruksel, na tregon shumëcka. A po luhet fort në Tiranë në mënyrë që familjet mafioze të mbijetojnë duke pasur një tokë të shkretë, pa alternativa, dhe duke u bërë të pazëvendësueshëm? E si pasojë të tolerueshëm e deri diku të pranueshëm?

Unë nuk e di kush është filo-amerikan apo filo-rus, apo filo-kinez në Tiranë. Por e di kush është grekofil, serbofil, italianofil, turkofil, frankofil apo gjithfare fil-ash të tjerë. Ama me 25 Maj dua të shoh se ku qëndron z. Edi Rama në lidhje me presidentin e SHBA.

MË pas do të kemi mundësinë të gjykojmë edhe më qartë e pa rrena, se si e për cka luhet loja në Tiranë. Sepse në një vend ku secili politikan punon për katër pronarë përnjëherësh është e vështirë me dhanë mendim pa u davaritur në momente të tilla kaq kritike si ky që po vjen me 25 maj. Sepse atëherë do të jetë I aplikueshëm të nesërmen komenti I gaztorit e palacos të radhës Spartakus Ngjelton se; ” ranë në mërzitje depresive të gjithë antiamerikanët orientalë në Tiranë. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe – ata panë me sytë e tyre braktisjen e shqiptarëve.”

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!