Lajme të Fundit

MOGHERINI: NE JEMI GATI, PO JU?

Bletashqiptare

Frederika Mogherini ka folur si e jëma e Zeqos në majë të thanës, ose ose, m’ka çu nana me la gojën se as kjo, as organizata që përfaqson nuk e kanë as në planin afatshkurtër as në afatgjatë Shqipërinë, dhe jo për fajin e tyre. Duke vënë në dukje – asnjë sukses- megjithe tonin melodioz të Presidentit të Republikës i cili u përbetua se  është përparuar këto dy vjet në Reformën në Drejtësi, Mogherimi bëri detyrën dhe na dha shpresa as më pak dhe as më shumë se kolegët e saj. Por po verifikojmë dy fakte të vogla.  Reforma në Drejtësi ka ngecur në një ngërç politik e zorë se të dalë, ose kërkon disa kokë Turku që të mund të kalojë. E dyta, Reforma në Drejtësi është modifikuar kaq herë me qëllim që të lëshoj sovranitet, në këmbin –të mundëshëm-  imuniteti në të ardhmen.

Zonja Mogherini na ka bërë një pasqyrë të tillë që na mbush mëndjen se ne  përkasim në Europë dhe negociatat do jenë gati kur ne të jemi gati. “Tani e ka rradhën Shqipëri –thotë Mogherini – të marrë hapin përpara.” E na mbush mëndjen me përralla se Shqipëria është pjesë e Europës, kur e di shumë mirë që ai hapi do të thotë që:

Shqipëria nuk është gati të hyj në Europë sepse nuk ka as siguri as stabilitet, as shtet, as ekonomi, as GDP (PBB) as prodhim, trasparencën nga më të ulëta në indeksin ndërkombëtar.

Deri para dy vjetësh Reforma në Drejtësi nuk ishte fare kusht, sepse nuk egzistone, kusht ishin tetë pika të cilat kishin të bënin me transparencën dhe korrupsionin shtetëror.  Këto tetë pika nuk janë hequr por është shtuar si kusht edhe reforma në drejtësi, kur kjo zonjë e di shumë mirë që teksa ulet e flet me presidentin, jashtë janë instaluar çadra për të hedhur qeverinë dhe krijuar një qeveri po aq të korruptuar. Pra, ëndërra Europiane ka ngelur në sirtar dhe po i shtohen më shumë shkresa të cilat e bëjnë të pamundur realizimin. Ëndrra Europiane është po aq surealiste sa edhe vet vjala ëndërr.

Por edhe Mogherini me diplomaci u shpreh “Ne jemi gat për negociata në se ju do ndërmerrni hapat e duhura”. Kështu që edhe kjo e kreu vizitën e rradhës dhe do marrë koutat që i takojnë.

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!