Lajme të Fundit

NISI POLITIKA E RRUGËS: URREJTJA E POPULLIT DHE POLITIKANËT E URREJTJES

MIRDIT TOSKA

Demonstrata e sotme është një nga ato momentet që nuk mund të kalohen lehtë në politikën shqiptare. Edhe me një qasje të përciptë, ky demonstrim i mirëorganizuar dhe mirëdrejtuar nga ana e PD ishte i shumëvlershëm dhe do të ketë ndikim si një pikë kthese në rrugën drejt zgjedhjeve dhe drejt ndërtimit të koalicioneve të ardhshme zgjedhore e mbaszgjedhore. Prandaj edhe kjo demonstratë duhet vlerësuar si duhet. Ndër vëzhgimet që mund të bëhen janë edhe këto gjashtë të mëposhtmet:

Së pari, marrja e vendimeve ad hoc, tregon se PD nuk e dinte se cfarë do të ndodhte. Vendimet u morën në bazë të ecurive të demonstratës. Po të mos kishte pjesëmarrje, do të shpërndahej mitingu, ashtu sic ishte planifikuar, për katër orë, dhe do të shkonin në shtëpi sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Mirëpo, demonstrata e organizuar dhe e drejtuar nga PD ishte e suksesëshme. Nuk ka rëndësi a ishin 75 000, 150 000 vetë apo 500 000 vetë. Nuk ka rëndësi si tha Sali Berisha që e quajti ‘revolucion’ dhe ‘revolucion demokratik.’ Rëndësi ka që PD tashmë mund të llogarisë se ka mbështetje për të përshkallëzuar kërkesat dhe për të rritur mobilizimin në të ardhmen. Njerëzit nuk votojnë për dicka, por kundër dickaje e kundër dikujt.

Së dyti, ka një pakënaqësi të thellë e dëshpërim me gjendjen. Si tha ajo pensionistja, “c’më duhet mua PD-ja!” Njerëzit nuk pyesin as për PD as për protesta por për gjendjen e mjeruar në të cilën gjenden ata dhe për të cilën bëjnë fajtor z. Edi Rama. Por, si gjithmonë, nevojat e njerëzve përdoren nga politikanët, dhe duke e ndjerë energjinë popullore dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë, përshkallëzimi politik nga ana e Sali Berishës, një lojtar me nuhatje të thellë politike, ishte i menjehershëm. Jo vetëm që u soll dhe po ngrihet edhe cadra, por me siguri I instruktuar nga Saliu, Lulëzim Basha kërkoj edhe “qeveri teknike” dhe protesta deri në ‘zgjedhjet e lira”. Sali Berisha e quajti revolucion, por kjo vetëm revolucion nuk është. Kjo është një shenjë e qartë se me valët e demonstratave dhe të protestave që do të vijnë se s’bën, sepse e tillë ka qënë edhe teknika e vecantë e Sali Berishës përmes të cilës e rikrijoi PD dhe erdhi në pushtet, do të ketë një acarim e polarizim të mëtejshëm anipse gradual. Pra urrejtja popullore për gjendjen sërish po përdoret nga politikanët e urrejtjes për popullin dhe këtu janë të gjithë bashkë me Sali Berishën edhe Edi Rama, Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe natyrisht edhe Lulzim Basha.

Së treti, përdorimi i paskrupullt i simbolikës kombëtariste ishte shumë më i dukshëm dhe më i qëllimtë se sa duhej. Në fakt, nuk kishte shumë flamure të PD-së apo pankarta të tyre por kishte një përdorim të tepruar të simboleve kombëtare shqiptare, anipse nuk kishte asnjë sinjal të një programi kombëtarist. Nuk është se këto veglat e të huajve janë bërë më kombëtaristë, por se kombëtarizmi po përdoret si mbulojë për qëllimet e tyre. Këta po iu tregojnë njerëzve simbolet që njerëzit i dëshërojnë. Ky është një tregues që nuk duhet kaluar lehtë. Kjo tregon se potenciali kombëtarist është I madh por edhe kësaj here do të shpërdorohet për qëllime të mbrapshta.

Së katërti, në ditët dhe në javët e ardhshme protestat dhe demonstratat qëllimisht do të kthehen në një provë të vërtetë force. PD-së i duhet të bindë LSI, një parti që ka synim të vetëm qënien në qeveri, sepse ashtu është ndërtuar se me PD mund të bëhet koalicion. Në pesë javët e ardhshme, LSI duhet të bindet që PD dhe aleatët e saj do të jenë kamikazët që do të bëjnë atë që LSI nuk arrin ta bëjë vetëm. Ilir Meta dhe LSI nuk duan të ikin nga qeveria por thjesht të ndërrojnë partnerin. PD duhet të tregojë se ka forcë të marrë aq vota sa të bëhet partneri i LSI.

Së pesti, demonstrata tregoi se qeveria e z. Edi Rama është në krizë të thellë. Edhe pse z. Edi Rama u mundua të ruajë qetësinë e të tregojë edhe durimin e duhur, situata nuk është aspak e mirë. Dështimi i qeverisë është i thellë dhe i prekshëm. Kjo është një qeveri që mbahet më këmbë me një aleancë skozifrenike dhe me qëllimin e vetëm të vjedhjes së shtetit, dhe që llogarit si bazë në zgjedhjet e ardhshme strukturat okulte, Mafiat lokale, dhe Policinë e z. Saimir Tahiri. Për më tepër PS dhe Rilindja është në një gjendje kome, e diskredituar dhe jo më shumë shpresë. Rama ka shumë mbështetje dhe do ta tregojë me kohë, por jo deri aty sa të qeverisë vetëm dhe pa LSI.

Së gjashti, ra në sy se z. Basha e kishte rrethuar veten me politikanë që përtypnin camcakiz dhe që i kanë duart e lara me gjakun e shqiptarëve. Jo vetëm aq por u sofrcua sat ë paraqitej si i gatshëm për të qënë kryeministri i shqiptarëve dhe për ti drejtuar në rrugën e duhur. Ndër të tjera tha edhe se qeveria Berisha kishte pasur shumë arritje… Fatkeqësisht, popujt e kanë kujtesën e shkurtër dhe harrojnë shumë shpejt se shkaktarë për gjendjen e mjeruar ku ata gjenden nuk është vetëm z. Edi Rama por edhe këta që janë partnerët e tij në krimin e përbindshëm që vazhdon sot e gjithë ditën të kryhet kundër shqiptarëve dhe ndaj interesave të tyre jetike.

Në përfundim, demonstrata shërbeu për shfryrjen e urrejtjes popullore dhe si hap i parë për të rritur tensioned shoqërore. Të gjithë veprimet e mëpastajme, që nga mbledhjet e përditshme, fjalimet, greva e urisë, rrethimi I kryeministrisë, provokimet e me radhë, deri në përplasjen e hapur, do të shërbejnë për rritjen e rolit të politikanëve të regjur që do të bëjnë cdo gjë për ti rreshtuar njerëzit në anën e tyre. Dhe natyrisht, ata nuk do të ndalen para asgjëje për ti bërë që të përplasen sepse ashtu e vetëm ashtu mund të vazhdojnë të mbrojnë interesat e tyre kriminale.

 

 

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on NISI POLITIKA E RRUGËS: URREJTJA E POPULLIT DHE POLITIKANËT E URREJTJES

  1. Thanas L. Gjika (USA) // February 18, 2017 at 2:04 pm // Reply

    Bashkimi i PD-se me LSI-ne ne nje koalicion qeverises mbas zgjedhjeve te qershorit do te thote te braktiset zbatimi i Reformes ne Drejtesi.
    Ne kete situate “Sfida per Shqiperine” duhet te punoje per t’u kthyer ne parti politike dhe te mbledhe rreth vetes elemente te ndershem dhe te dale si force politike e pavarur qe mund te ndikoje ne koalocionet e ardheshme. Reforma ne Drejtesi duhet pare si hapi kryesor drejt nje Shqiperie qe mund te realizoje larjen e hesapeve me politikanet e inkriminuar dhe krijimin e shtetit komb shqiptar.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!