Lajme të Fundit

PARTIA DEMOKRATIKE DHE KAUZAT E UZURPUARA

Valbona Gjoni Karanxha

Partia Demokratike është bërë objekt diskutimi, dhe “diskutimin” po e përdor në sensin më elegant të fjalës për të mos thënë tallje. Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike – si strukturë e përhumbur në vite- misioni i së cilës ka mbaruar ka të paktën njëzet vjet, përpëlitet të rivitalizoj qëndresën e saj. Mirëpo sa herë e kam/kemi analizuar Partinë Demokratike po të njëjtat argumente kemi dhënë, dhe as nuk e marr mundimin më, sepse sido që ta vërtisësh muhabetin, si nga shkencat politike-organizative, po ashtu dhe nga implikimet në praktikë, Partia Demokratike ka mbaruar. Ka vdekur si forcë politike, dhe nuk ringjallet më! Mbase ringjallet në jetën tjetër, por në këtë jetë s’ka shanse!

As nuk i kërkoj ndjesë askujt për këtë “deklaratë”, dhe as nuk marr mundimin të shpjegoj shkaqet përse ka vdekur si forcë politike, si organizate dhe si lidership, i kam thënë më parë. Në kënetën e politikës shqiptare, Partisë Demokratike i duhet herë pas here një “skenë”, dhe meqënëse kushtet brënda dhe jashtë vëndit janë në favor të luftës ndaj korrupsionit, apo lloj lloj levizjesh e rezistencash Partia Demokratike,  dashurohet me nocionin, si melhem për të sëmurët. Por në se këta e kan memorien e fshirë dhe harruan që tetë vjetë përveç krimeve, vjedhjeve, trafikut të armëve, abuzimeve, korrupsionit, vrasjeve, shtypjes, krizës morale shoqërore nuk ofruan gjë tjëtër, njerzit nuk e kanë fshirë nga kujtesa udhëheqsinë e PD. Kujtimet e hidhura nuk zhduken si me magji.

Por cilat janë arsyet që Partia Demokratie kërkon të restauroj imazhin, të marr situatën në kontroll, të dominoj lojën?

E para, Partia Demokratike ka të njëjtin imazh. Sali Berisha është kryetari dhe Lulzim Basha ekzekutuesi i udhezimeve. Kjo nuk është e padëgjuar. Në qarqet politike shpesh herë gurët i lozin të tjerët dhe krerët janë vetëm zbatues të këtyre urdhërave, por edhe në se e supozojmë Z. Berisha kryetar de fakto, si mund të restaurohet imazhi i partisë kur aderuesit e saj janë të implikuar me të gjitha ato që përmënda më lartë? Si mund të restaurohet imazhi kur veprimatria e PD është bërë skript dhe skenar Hollyëood-i. Domethenë retorikisht: A mund të mbulohet – si macja që mbulon të përmjerën – trafiku ndërkombëtar i armëve për përfitime vetjake në kurriz të strukturave më të larta shtetërore. Absolutisht jo! Era aty është. Kjo e vendos PD në kategorinë e krimit të organizuar ndërkombëtar. Sado që të përpiqet, imazhi i saj si brënda dhe jashtë vëndit nuk ndryshon.

E dyta, Partia Demokratike kërkon të marr situatën në dorë me protesta të shtirura dhe të ngjirura. Ka pothuajse katër vjet që PD organizon protesta me një -ose disa-  kauza qe nuk janë as të vetat, ose janë kauza që i kanë uzurpuar, siç është bastardimi që i ka bërë Lëvizjes Studentore dhe Grevës së Urisë (1991) njëzet e gjashtë vitet e fundit. Këto kauza ishin  të vlefshme për të rezuar sistemin, por glorifikimi i tyre për të avancuar politikisht është përpjekje e kotë e PD duke qënë se shanset për të marrë situatën në janë pothuajse zero.

Cila është arsyeja përse PD vendos të protestoj tre muaj përpara zgjedhjeve dhe të kërkoj rrëzimin e qeverisë Rama? Thjesht, PD nuk sheh asnjë mundësi për të fituar/blerë zgjedhjet, pasi i mungon jo vetëm një koalicion i fortë, mjetet financiare, por e vetmja mënyrë për të ndryshuar rezultatin është rrëmuja dhe rrëzimi i qeverisë. Por edhe në se themi se e rrëzoi qeverinë, sa e sigurt është PD që i ka zgjedhjet e fituara? Qeveria e Ramës, ka avantazhe të cilat ia kalojnë atyre të PD në peshoren e epërsisë. Këto avantazhe janë: I qëni i Edi Ramës kozmopolit, – produkt i politikave (mbetjeve) globaliste – dhe lidhjet që ka krijuar me kultet, krimin ndërkombëtar,  instancat ndërkombëtare  me të cilat ka kryer marrëveshje të ligjshme apo të paligjshme, pro, apo kundër interesit ndërkombëtar etj. Edi Rama ka epërsi mbi Partinë Demokratike për arsye se ka mbajtur sistemin e hapur ndaj ndërkombëtarëve, kur Sali Berisha dhe Lulzim Basha kërkojnë ta mbyllin atë, kuptohet për interesat e veta secila palë, por kur sistemi dhe opcionet qëndrojnë të hapura ka më shumë mundësi bashëpunimi dhe krijim “partneriteti.” Ajo që Edi Rama ka kërkuar të bëj është lënia e përshtypjes se ka përkrahje. E njohur kjo për krerët e vëndeve të vogla dhe qeverive të korruptuara. Përse protesta e PD nuk ka asgjë të përbashkët me asnje protestë me kauzë ose pa kauzë? Thjesht, PD po përpiqet të marr pushtetin në pozita humbësi , në pozita të një strukture e cila ka humbur ç’do gjë, duke përfshirë dhe identitetin e saj.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on PARTIA DEMOKRATIKE DHE KAUZAT E UZURPUARA

  1. Plotesisht dakort me kete shkrim te zonjes Valbona. E verteta e hidhur eshte se PD eshte implikuar thellesisht me afera antikombetare, dhe kjo gje e ben me teper te neveritur e te paricikluesepor edhe tek PS une nuk shoh shpresa. Ne kushtet kur vendi ka 127 parti politike dhe asnjeren prej tyre te perkushtuar ne problemet e kombit dhe te shqiptareve te mbetur jetim ne atdheun e tyre te masakruar, gjendja behet edhe me e pashprese. Respekt per zonjen Valbona!

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!