Lajme të Fundit

Perse deshtojne protestat ne Shqiperi

Nga Thoma Tomi Serani

U bene disa jave qe Shqiperia eshte perfshire nga protestat. Jane te pakten 3 protesta kryesore qe po ndodhin apo kane ndodhur ne keto 2-3 javet e fundit. Te gjitha kane deshtuar.

Protesta e cadres se “lirise”
Kjo eshte (ishte) nje proteste politike e desitinuar te deshtoj qe ne fillimet e saj.
Ndersa argumentimi per te protestuar ishte i drejte, qellimi dhe organizimi i saj solli deshtimin.
Ka 1001 arsye per te protestuar politiken e qeverise Shqiptare. Qeveria e sotme Shqiptare eshte pjese e klanit , antishqiptar, kuruptiv e kriminal te politikes Shqiptare. Ndaj te protestosh kunder saj eshte e drejte. Por qellimi dhe organizimi i protestes te cadres se “lirise”, nuk kishte kete qellim. Oragnizatoret e saj nuk kishin qellim te protestonin kunder politikes antishqiptare, koruptive e kriminale te qeverise. Nuk ka si te ishte e tille, kur organizatoret jane pjese e vete ketij klani. Ata 4 vjet me pare ishin vete ne pushtet dhe bene te njejtat krime antishqiptare, koruptive qe po bejne qeveritaret e sotem. Edhe vete qellimi i protestes ishte kerkesa per doreheqen e qeverise dhe krijimin e nje qeveri provizore me ligje te reja per zgjedhjet, me qellim qe ne zgjedhjet e ardheshme organizatoret e protestes, qe kane kryer te njejtat krime si qeveritaret sot, te vijne ne pushte e te vazhdojne karvanin e krimeve. Ndaj ne fund rezultatet e kesaj proteste jane ( do te jene) ose dhuna ose makinacionet politike brenda klanit, per te sjelle ne fuqi grupin tjeter nga i njejti klan antikombetar, koruptiv e kriminal te politikes Shqiptare.
Protestat politike ne Shqiperi nuk do te kene kurre sukses per sa kohe ato organizohen nga politikane te rinj ne emer te partive te vjetra, njesoj si nuk do te kene sukses edhe nese organizohen nga politikane te vjeter ne emer te partive te reja.

Protesta ne Durres ne mbrojtje te kultures Shqiptare.
Argumentimi per te protestuar eshte shumei drejte. Klani politik antishqiptar, koruptiv e kriminal Shqiptar po shkateron kulturen Shqiptare, monumentet e arkeologjise po mbulohen me beton, ne sherbim te ofertave koruptive te drejtuesve te ketij klani.
Qellimi i protestes ishte po keshtu i drejte. Kerkohe(t)j ndalimi i menjehershem i punimeve betonuese ne trojet arkeologjike te Durresit, qytet me nje tradite e kulture shume te lashte Shqiptare. Oranizatoret e saj nuk jane ( te pakten me sa di une) pjese e asnje klani politik kriminal. Une do ta besoj kete sepse deri me sot kam lexuar per ta vetem akuza kontradiktore ndaj organizatoreve te saj, qe nga eksperienca time personale me bind se nuk i pekasin asnje klli politik
Mendoj se protesta (do te) deshtoj per shkak te organizmit te saj. Organizatoret e saj duke dashur ta mbajne protesten larg duarve te politikes, u kufizuan vetem ne elemente qe nuk kane asnje “njolle” ne biografine e tyre si politikane. Kjo mendoj se kufizoj numurin e protestuesve dhe me keq kur nje pjese e te rinjve qe deshin te angazhoheshin ne kete porteste ata u akuzuan si te “inflitruar” nga politika.
Pas kesaj proteste betonimi do te vazhdoj, sepse parate jane paguar nga klanet mafioze, ne xhepat e politikes kriminale dhe kur behet fjale per para mes bandave kriminale vetem tyta e pushkes e zgjidh problemin ndermjet tyre.

Protesta e udhetimit 100 km me kembe e banoreve te Zharrzit.
Edhe kjo porteste si dhe ajo e Durresit kishte nje argument te drejte. Banoret e varfer te ketij fshati rural Shqiptar, jane bere pjese e kasapanes njerzore qe sjell korupsioni dhe krimi ne Shqiperi, i zbatuar nga klani politik, anitkombetar, kriminal e koruptiv Shqiptar.
Por qellimi i kesaj proteste nuk ariti te ngrihej me shume se “duam parate e shtepive te prishura”. Qellimi gjysmak ishte nje nga arsyet qe kjo proteste deshtoj. Klani kriminal i politikes Shqiptare e ka shume te thjeshte te paguaj nga buxheti i popullit (popullit) Ata nuk ngurojne te paguajne nga buxheti kedo qe proteston e rrezikon karriget e tyre. Pagesa eshte blerja e karriges ( vec blerja behet me parate e popullit) Neser tjeter fshat do te kete rrezikun jetesor te “termeteve” dhe tjeter fshat do te protestoj si Zharreza e qeveria do te paguaj perseri, e perseri, e perseri nga buxheti i popullit. Ndersa firmave private qe shkaktuan kete krim, nuk u hyn asnje gjemb ne kembe, sepse ata kane parapaguar klanin e politikes kriminale Shqiptare ne diten kur eshte nenshkruar kontrata. Protesta e banoreve e Zharrezit nuk doli dot mbi “paguani parate e shtepive te prishura” edhe sepse mbeti vetem si pjesmarje vetem nga banoret e Zharrezit. Si edhe ne portesten e Durrezit, keshilltaret e kesaj proteste, u lekunden me kush duhet te mare te mare pjese e kush jo ne kete proteste, duke mbajtur keshut larg jo vetem partite politike por edhe njerez te thjeshte qe deshin ti bashkoheshin kesaj porteste, shume prej tyre u quajten si te “infilturar”

Qe protestat ne Shqiperi kene sukses ka shume per te bere. Nese jo shume larg por mesime duhen nxjere nga protesta Rumune. Proteste qe filloj me kerkesen per anullimin e ligjit te amnistise per kriminelet e politikes dhe vazhdon edhe sot me kerkesen per largimin e qeverise e politikes kriminale. Protesta Rumune nuk u organizuar nga opozita e as nga pozita, por nga populli Aoi u organizua, nepemjet medias elektronike nga individe te thjeshte ( duke perjashtuar ne kete konkluzion teorite konspirative). Ne te marin pjese jo vetem individe me “biografi” te mire ne politike, por edhe njerez te tjere, qe dikur mund apo jo te kene perkrahur opoziten apo poziten rumune. Larg tyre jane mbajtur VETEM udheheqesit kriminale te ketyre partive por jo populli.

Nuk mund dhe eshte utopi te mendosh se mund ti bashkengjitesh nje proteste te nje grupimi kriminal politik kunder nje grupimi tjeter kriminal dhe te shpresos se me fitoren e kesaj proteste politika nuk do te jete me kriminale. Shume u genjyen ne protesten e cadres se “lirise” sic u genjyen nga protesta e 21 Janarit 2011 ( per te mos shkuar me larg se ka shume zhgenjime te tilla nga te cilat ne kurre nuk mesuam).

Ne Shqiperi duhet hequr mentaliteti se pjesmarja ne nje proteste te ben automatikisht perfitues te rezultateve te saj. Frika se dikush “tjeter” mer pjese ne proteste dhe neser ai “tjeteri” mund te kerkoj perfitimet nga kjo pjesmarje i ben keto protesta te deshtuara qe ne fillimin e tyre. Te gjithe shikohen me dyshim dhe si te “inflitruar”, Si ne cdo aktivitet tjeter jetesor te nje grupimi apo kombi, po nuk u bashkua grupimi apo kombi nuk ka sukses aktiviteti, edhe protestat jane te desitunuara te deshtojne nga cepoezimi e fragmentimi. Mendoj se ky mentaitet i mbetur qe nga koha e sistemit komunist ( po te ishe partizan merje tallonin me te madh per 5 Maj) na ka ndjekur prej kohesh ne Shqiptareve qe ne fillimet e revolucionit demokratik te vitit 1990. Pas cdo proteste pjesmaresit jane drejtuar ne dyert e fituesve duke kerkuar “une isha ne proteste, tani cfare do te me japesh mua per shperblim- pune?, prone?, mos denim per krimet?, license? pasapore dipllomatike? ). Kjo duhet te ndryshoj. Dhe qe te ndryshoj duhet qe organizatoret e protestave ( nese nuk jane pjese e klaneve politike qe e ushqejne kete mentalitet, sepse keshtu ata mbajne rreth vetes bodygardet e karigeve te tyre) duhet te afrojne kedo ne protestat e tyre ( vec drejtuesit e klanit politik antishqiptar, kriminal Shqiptar) me premtimin se pas protestes askush nuk do te perfitoj asnje merite se ka qene proteste.Ne fakt as ata vete, organizatoret, nuk duhet te perfitojne azgje nga protesta, Te gjithe do te perfitojne nga dretjesia e protestes per te gjithe popullin.

Keto protesta treguan se Shqiperia ka shume djem e vajza qe vertet mund ta drejtojne Shqiperine me menyren Shqiptare drejt prosperitetit e begatise se popullit ( Jo menyrat e dhunes Aziatike apo apo ato te festivaleve Perendimore, sepse situata Shqiptare nuk eshte as ajo e Turqise apo e Sirise dhe as si ajo e Gjermanise apo Amerikes) . Problemi eshte ( mendoj une) bashkimi i ketyre te rinjve larg forcave te klanit antishqiptar, kriminal, koruptiv te politikes Shqiptare sot, dhe mbi te gjitha qellimi i tyre te jete populli mbare Shqiptar, kombi mbarekombetar dhe jo fitoret e vogla te grupeve te vogla. Largpamesia per te kthyer protestat e vogla ne protesta mbare kombetare eshte xhelesi i fitores.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!