Lajme të Fundit

PERSE LEJOHET BETONIMI I TRASHEGIMISE KOMBETARE NE DURRESIN ANTIK?

Dr. AZETA KOLA 

Hedhja e betonit mbi mbetjet arkeologjike te Durresit eshte dhunim i hapur i trashegimise kulturore te kombit Shqiptar, te marre ne pergjithese, dhe historise antike te tij, ne vecanti. Disa vjet me pare, pikturat murale me autor artistin Shqiptar, Onufri, te cilat gjenden ne Kishen e Shelcanit te ndertuar ne shekullin e gjashtembedhjete, u shperfyturuan dhe askush nuk mori vesht kush ishte autori i krimit. Ne kohen e ngjarjes, Artan Shkreli i Forumit per Mbrojtjen e Trashegimise deklaroi se kjo Kishe ishte Kapela Sistine e afreskeve Shqiptare. Autoritet perkatese – Ministria e Kultures – nuk moren pergjegjesi per krimin. Ministri i Kultures apo asnje pushtetar nen te nuk u pushuan per mungese te theksuar kujdesi ndaj monumenteve e trashegimise kulturore Shqiptare te demtuara.

Po ashtu, kur Kisha katerqind vjecare e Voskopojes u vodh zoti e di per te saten here, demi material e historik, sipas autoriteteve te kohes ishte i pallogaritshem. Por ketyre autoriteteve serish nuk u hyri gjemb ne kembe as per kete ngjarje.

Sikur keto akte te mos ishin mjaft tronditese, ne korrik te vitit te kaluar, gjykata e apelit ne Tirane hodhi poshte ankesen e Ministres se Kultures se Shqiperise dhe vendosi te lejoje kthimin e kalase se lashte te Lezhes ne motel. Edhe pse Ministrja e quajti vendimin “skandaloz” asnje veprim tjeter nuk u mor dhe kalaja e vjeter, monument i luftes shekullore te popullit Shqiptar per liri u la ne meshiren e fatit.

Kushdo qe ka visituar Romen, Athinen, apo Dubrovnikun — per te permendur vetem disa qendra historike fqinje — ka pare se sa te shumta dhe sa te mirembajtura jane mbetjet arkeologjike apo provat materiale te se kaluares te cilat keto shtete fqinje i mbrojne dhe promovojne me fanatizem. Qeverite perkatese te ketyre vendeve fqinje kane fonde shteterore te posacme te cilat jane vene ne sherbim te mirembajtjes dhe ruajtjes se trashegimise kulturore te Italise, Greqise dhe Kroacise. Eshte alarmante, e trishtueshme dhe e papranueshme qe e kunderta ndodh ne Shqiperi, nje nga vendet me te lashta ne Gadishullin e Balkanit i cila gjeografikisht gjendet po ne Mesdheun e lashte e te pasur historikisht, ku historia, fatkeqesisht, mbulohet ne vend qe te zbulohet.

Shihet qarte nga fotot e botuara ne shtyp dhe ne mediat sociale se nentoka e destinuar per betonim ne Durresin e lashte perqark kalase Venecjane mban mure te lashte te ndertuara ne shekullin e pesembedhjete (periusha Venecjane) qe sigurisht kane shume per te deshmuar nese dikush, kushdo, por vecanerisht historianet, arkeologet, apo studentet e historise te jene sadopak te interesuar te mesojne e zbulojne. Eshte e paimagjinueshme qe ne shekullin e njezete nje, ne nje kohe kur teknologjite e cdo lloji jane te zhvilluara per te ndihmuar cdo fushe te jetes, perfshire arkeologjine e historine, toka e Shqiperise se lashte, Durresi antik ku qyteterimi lulezoi e u be qender e rendesishme komunikimi, tregetie, arsimi, kulture e fetare, perjeton kete fat te padeshirueshem — betonimin. Pasurite arkeologjike te Durresit qe jane shpallur me ligj si pasuri arkeologjike kombetare nuk i perkasin vetem kombit tone, por ato jane pasuri me vlera nderkombetare te cilat pasurojne njohurite e deritanishme mbi qyteterimet antike si dhe ato te mevonshme te Mesdheut. Perse historianet, arkeologet, intelektualet dhe mbare masat nuk ankohen dhe lejojne perdhunimin dhe zhdukjen e historise se Shqiperise ne formen e betonimit? Nese qeveria eshte e paafte te kuptoje vlerat qe shkaterrohen me kete betonim, apo nese ky akt eshte i paramenduar dhe i sherben politikave antishqiptare te shteteve fqinje, atehere eshte detyra morale e historianeve, arkeologeve e intelektualeve Shqiptare te protestojne hapur dhe te ngrene zerin brenda dhe jashte Shqiperise sa nuk eshte vone. Historia nuk njeh partishmeri dhe ajo nuk duhet te politizohet per fitim te njeres apo tjetres pale ne fuqi. Historia e Shqiperise duhet te fitoje zerin dhe vendin e duhur ne historine e Mesdheut, sepse cdo komb qe shkaterron dhe harron historine e tij eshte i destinuar te shuhet. A e deshirojne Shqiptaret kete fat?

 

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!