Lajme të Fundit

Përse uroj që të vdesë ky shtyp

Nga Thoma Serani

Ne nje diskutim shume miqsor me nje gazetar, qe ishte I shqetesuar se shtypi shqiptar po vdes, une I shpreha mendimin se deshira time eshte qe ky shtyp, keshtu sic eshte sot, do te jete shume me mire te vdese sa me shpejte . ( megjithese une nuk e shikoj se si mund te ndodhe kjo).
Miku tim u alarmua duke me kujtuar se shtypi I lire eshte udherefyesi I demokracise dhe ngriti shqetesimin tjeter se mos une kerkoja dhe vdekjen e demokracise ne Shqiperi etj etj etj , pikpamje perendimore per shtypin, rolin e tij dhe demokracine.
Une deshiroj qe shtypi Shqiptar te vdese sepse ai nuk eshte I lire dhe Shqiperia nuk eshte nje vend I pavarur dhe demokratik.
Shtypi ne Shqiperi vec Shqiptar nuk eshte. Ai eshte nje imitim banal dhe jashte cdo koncepti te kultures e gjuhes Shqiptare.
Perse e them kete?
Nuk mund te quhet shtyp ai qe ne faqet e tij ka 2/3 lajme pornografike, dhe pasqyron me hollesi banalizime te kulturave jo Shqiptare si Big Brother dhe 1/3 lajme politike te deformuara nga vendi e bota.
Shtypi perendimor, qe ne imitojme kaq banalisht, ka revista pronografike qe shiten ne stendat e dyqaneve ( quhen “magazine” dhe jo “News Paper”) por ka the shtyp serioz qe pasqyron lajme e ben politike. Pra nuk mund te quhet shtyp ai qe pas lajmit se u takuan dy politikanet e “medhenj” te Shqiperise ka te pasmet e apo tregon zogun e nje kengetareje apo fotomodeleje, dhe me pas, seksin ne dush te banoreve te Big Brother ( dhe kjo e imituar banalisht nga Big Brother ne Angli).
Shtypi ne Shqiperi nuk shkruan ne Shqip, por shkruan ne Albinglish, nje gjuhe kjo e re e shpikur nga imituesit banale qe te kujton komedine Karvalet e Korces “me Shqipen e mallkuar qe na e ngateron vajzen”. Shtypi ne Shqiperi ka banalizuar Shqipen e shkrojtur e te folur ne ate grade sa Naimi do te ngrihej nga vari dhe do tju mesonte gazetareve vargjet e fameshme “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë! “ Sepse jam I binudr se gazetaret tane qe dine cdo fraze te kengeve te Tavallave nuk I dine vargjet e Naimit te madh
Shtypi yne duke imiturar shtypin perendimor banalizohet sepse kultura jone nuk eshte kulture Perendimore. Nuk ka si te jete ne kulturen tone, kur rrugeve ne u bertasim gjithe epsh, femrave “Te hogsha zogun”, ndersa ne shtyp sillemi si Suedese e Norvegjese. Nuk ka si te jete ne kulturen tone familjare nudizmi familjar si ne Gjermani, kur mbulimi I pjeseve private te femres apo mashkullit ( jo ferexheja apo shamija por veshja me breke e fustane ) eshte ne kulturen tone familjare. Ndaj shkaterimi I kultures tone me ndihmen e shtypit ka krijuar nje shoqeri konglomerat te imoralitet ( edhe sipas standarteve perendimore) me mbi fanatizmin ( edhe sipas standarteve Lindore)
Shtypi yne nuk eshte I lire. Shtypi drejtohet ashtu si tere jeta ne Shqiperi nga krimi politik Shqiptar dhe ai nderkombetar. Ai paguhet prej tij. Vilat, makinat e shtrenjta, pushimet e kushtushme, e argjendarite e velfshme jane pagesa qe gazetaret marin nga krimi, ne shkemim te moralit te tyre si gazetare. Askush nuk ka pergjesi morale e ligjore ( per sa kohe ritet numuri I shikuesve) per ato qe shkruhen e transmetohen ne shtyp. I mbushur me anale analistesh genjeshtare, gazetare, mashtrues e lajme te genjeshtra. Shtypi ne Shqiperi eshte dera e thashethemeve e genjshtrave ( edhe seksionin e thashethemeve e quajne seksion “gosip” ne shtyp , sipas gjuhes Albinglish)
Shypi yne nuk eshte kombetar. Ajo qe e mban nje popull, e ben nje komb jane gjuha, traditat e kultura. Meqense shtypi yne te trea keto me vetedije po I shkateron dhe me keq eshte bere vegel e krimit antikombetar shqiptar. Ai vec shtyp kombetar nuk mund te quhet.
Une e dua demokracine, por jo kete demokraci te banalizuar si ne Shqiperi. Une dua nje demokraci Shqiptare.
Une e dua shtypin e lire por jo kete shtyp banal si ne Shqiperi. Une dua nje shtyp Shqiptar, qe te shkruaj per Shqiptaret, ne Shqip, dhe per Kombin Shqiptar
Prandaj mezi pres ( enderoj se nuk do te ndodhe) qe nje dite te shkruaj ne Shqip, “Zoti e ndjefte shtypin Shqiptar, I qofte balta e lehte”

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!