Lajme të Fundit

REPUBLIKA E KATERT DO JETE FUNDI I GJITHE KLASES POLITIKE

 

 

Mrsc Besim DERVISHI

Këto ditë situata politike në Shqipëri është tensionuar pas fillimit të  protestës mbajtur nga  opozita si dhe një seri shkarkimesh brënda qeverisë socialiste. Opozita në përpjekje për të ngritur kauza ka hedhur  disa teori të cilat nuk janë fortë të panjohura për vende dhe shoqëri ku sundon shteti i së drejtës. Vetë shefi i opozitës, ka hedhur teorin e formimit të një Republike të  re. Formimi i Republikave të reja ka ndodhur dhe në vende të konsoliduara demokratike. Një  nga këto vende  është   Franca e cila e ka rimodeluar Republiken pesë herë, për herë të fundit  në vitin 1958 pas krizës algjeriane. Republika e Pestë doli nga hiri i Republikës së Katërt franceze. Kjo republikw mori shtysë nga një krizë e jashtme (në se mund të shprehemi kështu, sepse Algjeria ishte në atë kohë një shtet kolonial i Francës), luftës antikoloniale të popullit algjerian. Kjo përplasje reflektoi dhe në situatën e brëndëshme.Me formimin e kësaj republike,  Franca kaloj në një republik të modelit  gjysëm presidencial ( Presidenti zgjidhet nga populli me një mandat 7 vjecar, ai cakton Kryeministrin por edhe ka të drejtë ta shkarkoj). Këto ndryshime kushtetuese kaluan nëpërmjet një referendumi ku idet e golistëve fituan me një rezultat 80%. De Gol fitoj një mandat tjetër presidencial, por si rezultat i demostratave studentore të vitit 1968 si dhe humbjes në një referendum i cili u mbështet nga ai si president, De Gol dorëhiqet nga posti. Njëkohësishtë kjo dorëheqje i dha fund një dinastie sundimi gati njëzet e pesë vjecare.

Disa teoricient e krahasojnë situatën aktuale në Shqipëri me atë të riformatimit të Republikës Franceze, ky krahasim nuk ka vënd. Shoqëria shqiptare është një shoqëri ku sundon pushteti i të ashtëquajturve ” Pupar politik” që prej 26 vitesh dhe nuk është në krizë për shkakë të faktorëve të jashtëm. Kjo shoqëri na kujton vende ku krimi i organizuar ka sunduar në aleancë me politikën. Në ka ngjashmëri situata politike në Shqipëri, kjo është me kohën kur u riformatua Republika e Tretë italiane. Në vitin 1992 drejtësia italiane filloj operacionin më të madh të organizuar ndonjëherë ndaj elitës së korruptuar politike. Ky operacion u quajtë me emrin  “Me Duar të Pastra”. “Tangentopoli” ishte një operacion kombëtar i nisur nga Prokurori i Milanos Antonio Di Pietro. Di Pietro arrestoj fillimishtë një eksponent të PSI ne Milano me emrin Mario Chieza. Chieza u denoncua nga një biznesmen lokal i cili kishte disa vite duke paguar ryshfet politikanëve italian. Por gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Chieza deklaroj se dhënia e ryshfetit ishte normale. Ai midis të tjerave pohoj se, ryshfetit dhe financimet e paligjshme bankare nëpërmjet transanksioneve kriminale nga bizneset dhe banka të niveleve të ndryshme të lidhura me nëntokën e zezë të botës së krimit, ishte një “taks” për të paguar partitë politike të cilat në këmbim të kësaj i ofronin bizneseve favore gjatë mandateve të tyre qeverisëse. Hetimet shumë shpejtë përfshin “dinosaur” të politikës italiane, si Xhulio Andreotin, ish- Kryeministër nga Partia Demokristiane dhe Bettino Craxin, kryetar i Partisë Socialiste Italiane. Për këtë arsye Bettino Craxi, dha dorëheqjen nga Kryesekretar në Partinë Socialiste dhe u  arratis në Tunizi. Qeveria Amato kërkoi dorëheqjen e të gjithë ministrave të përfshirë në hetim, dhe mori numrin më të lartë të dorëheqjeve të parë ndonjëhere. Gjatë këtij procesi kombetar, u arrestuan mbi 500 politikan,  që nga rangjet më të ulta lokale deri në rangjet më të larta politike, perfshi ish kryeministra, ministra, deputet, senator, kryetar të partive politike italiane, kryetar të bashkive dhe të tjerë. Por ky operacion pati dhe viktima në radhët e shkelsve të ligjit.Viktima e parë e “Tangentopoli” ishte Renato Armorese, ish sekretar i PSI. Më 17 qershor në 1992 ai qëlloj veten në kokë, pak ditë pas marrjes në pyetje nga Antonio Di Pietro në lidhje me një ryshfet 400 milion-lirash. Më 2 Shtator të të njëjtit vit, sekretari i PSI ne Lombardi, Sergio Moroni, i përfshirë në një çështje ryshfet në Milano, qëlloi veten në bodrumin e tij të shtëpisë. Më 20 Korrik 1993, ish presidenti i ENI, Gabriele Cagliari, vrau veten në burg, duke mbytur veten me një qese plastike. Tre ditë më vonë, Raul Xhardini, president i Montedison, qëlloj veten me armë, pasi u informuar për përfshirjen e tij në “Mani Pulite” nga avokati. Operacioni “Tangentopoli” i iniciuar nga legjenda e drejtësise italiane gjyqtari Antonio di Pietro kishte edhe një rëndesi të madhe politike. Në përfundim të operacionit gati dy partitë historike 40 vjecare italiane ishin shkatërruar përfundimishtë . Shefat e tyre bashkë me  kupolat  e partive (vetë ish kryministri Andreoti deri sa vdiq e kaloj jetën nëpër gjyqe, herë duke marr denime mbi njëzet  vjet, dhe herë duke u shpallur i pafajshëm) ishin të  gjithë në burg me aktakuzat e ryshfetit, mitmarrjes, reketizmit, shantazhit. Ata akuzoheshin dhe për   pranimin e financimeve të paligjshme të partive nëpermjet transaksioneve dhe operacioneve te pista bankare si  dhe bashkëpunimin me  organizata të tipit  mafioz.
Shkatërrimi dhe vdekja bilogjike Partisë Demokristiane dhe asaj Socialiste italiane u bë e pashmangshme . Kjo situatw  krijoi kushte për daljen në skenë të forcave të reja politike  të cilat përfaqsoheshin nga individ të pakonsumuar politikishtë. Kjo periudh njihet si fundi i Republikës së Dytë italiane dhe fillimi i Republikës së Tretë.
Pak histori:
Forma e regjimit në Shqipëri në vitin 1914 u sanksionua  nga KNK në Statutin Organik si  një Monarki Kushtetuese me Princ Vidin monark. Në Kongresin e Lushnjes mbajtur në Janar të vitit  1920, Shqiperia ruajti formën e Monarkisë Kushtetuese por këte radhë rolin e mbretit e kryente Këshilli i Naltë, një organ kolegjal, i përbër prej katër antar, një perfaqësues nga cdo besim fetar (mysliman, ortodokse, katolik dhe bektashi). Kjo form qeverisëse zgjati përmes një ekuilibri të brishtë politik deri në Dhjetor 1924. Ne vitin 1925 Shqiperia për herë të parë kaloj nga forma e regjimit e tipit  monarki,  në një sistem republikan i cili zgjati deri me 1 Shtator 1928. Kjo periudhw njihet si Republika e Parë  shqipëtare. Nga 1 Shtatori 1928 deri në 7 Prill 1939 Shqiperia u rikthye në formën   e Monarkisë gati apsolute nën drejtimin e mbretit Zogu i Parë. Vitet 1939-1944 njihen si vite te pushtimit Italo- Gjerman ku pas pushtimit nga Italia në një proces falls Shqipëria u bashkua perandorise Italiane në një form të tipit Bashkim Personal me  Perandor Viktor Emanuelin e III. Në vitin 1946 Shqipëria abrogoi monarkinë dhe u rikthye tek sistemi republikan, por këtë radhë Republika u quajtë me termin “Popullore” dhe pas vitit 1976 ” Popullore Socialiste”. Kjo mund të quhet Republika e Dytë e Shqipërisë ( Ndërkohë disa konstitucionalistë, Kushtetutën e vitit 1976 e njohin si akt juridik  i cili ka riformatuar Republikën e Tretë, në fakt forma e regjimit ishte e njëjtë, Shqipëria vazhdonte të sundohej nga PPSH). Reformat demokratike nisur në  vitin 1990  larguan Shqipërin nga  sistemi komunist. Shqipëria  kaloj  në një sistem shumëpartiak parlamentar. Kjo form qeverisëse u sanksionua me Kushtetutën e vitit 1998, dhe ka hyre ne histori si Republika e Tretë shqiptare.
A ka ardhur koha në Shqipëri, për formimin e Republikës së Katërt?

Po, ka ardhur koha, por Republika e re nuk riformatohet nga elita politike e vjetër. Nuk ka kuptim që një klasë  politike kriminale  e cila grabiti pasurin e shqipëtarëve, ndau dhe rindau resurset kombëtare, shkatërroj ekonomin vëndase dhe i largoj shqipëtarët nga shtëpitë e tyre nëpër botë, krijoj një sistem ku sundon pushteti i të fortëve, një klasë politike që vjedh vota, një klasë politike e cila i jep përparsi antivlerave dhe jo vlerave, nje klasë politike që përdor krimin e organizuar si krahun e saj të armatosur në cdo fushat zgjedhore. Një ditë të bukur të ndërroj lëkur dhe nga ujk të bëhet qëngj.

Dy rrugë janë për riformatimin e republikës së re. Një rrugë kalon përmes referendumit ashtu sic veproj De Gol me francezët në referendumin e 5 Tetorit të vitit 1958. Në këtë referendum populli shqipëtar brënda dhe jashtë Shqipërisë ( ku të përfshihen në këtë votim  edhe emigrantët ekonomik që ndodhen në cdo cep të globit) duhet të vendos për formën e qeverisjes, të vazhdoj me sistemin aktual të një Republike Parlamentare, apo të kaloj në një sistem gjysëm presidencial ose presidencial me një parlament të reduktuar në 100 deputet.  Në këtë referendum të përfshihet dhe ndryshime të tjera kushtetuese sidomos votimi për një sistem të ri drejtësie me tipare anglo-saksone (ku gjyqtarët të zgjidhen nga populli cdo katër vjetë). Rruga e referendumit për formimin e Republikës së re ka pak gjasa të ndodhë sepse klasa e korruptuar politike nuk është e interesuar të bëjë ndryshime kushtetuese themelore. Një rrugë tjetër por e cila do fshinte njëher e pergjithmon nga skena politike “puparët politik” të Tiranës kalon  nga sistemi i drejtësisë. Ashtu si operacioni “Tangentopoli” i organizuar nga elita e prokurorëve dhe gjyqtarëve italian me Di Pietron në ballë. Ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese duhet të hetojnë, dokumentojnë, procedojnë dhe dënojnë individët me pushtet të cilët janë përgjegjës për këtë masakër ndaj Shqipërisë. Dënimi i tyre nga të gjitha krahët njëkohësishtë do rrënonte nga brënda partitë e kalbura shqipëtare. Kjo do të sillte premisa për daljen në skenë të forcave të reja politike, individëve të rinj, energjive të reja, personave me shkollim perëndimor, intelektualëve të ndershëm, shqipëtarëve të vërtet të cilët   e duan kombin. Në Itali e nisi një njeri që quhej Antonio Di Pietro. Po Shqipëria ka të tillë idealista?

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on REPUBLIKA E KATERT DO JETE FUNDI I GJITHE KLASES POLITIKE

  1. Thanas L. Gjika // March 13, 2017 at 12:53 pm // Reply

    Ne Shqiperi ka pasur idealiste te tille, por nuk i kane ndihmuar rrethanat. Tani qe ShBA dhe BE e kane marre seriozisht pastrimin e politikes shqiptare permes Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, do te gjenden dhe idealistet shqiptare qe do te krijojne Republiken e Kater, ate demokratiken e vertete larg korrupsionit e skllaverimit te popullit.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!