Lajme të Fundit

RIKRIJIMET DHE METAMORFOZA E PD : E TRETA… E VËRTETA???

SHINASI A. RAMA

Një ndër besimet më të përhapura në këtë botë është edhe besimi se shpirti nuk vdes por rimishërohet sipas sjelljes së mëparshme të qënies që e ka pasur atë shpirt. Shpirti është njëlloj, por shpërblimin apo dënimin e merr përmes vuajtjeve e gëzimeve në jetën tjetër. Ka shpirtra që kur bëhen hic, d.m.th. shpërbëhen e kanë arritur misionin e tyre dhe janë të shpëtuar. Mirëpo ka shpirtra të këqinj që cfarëdo që bëjnë, janë të dënuar që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të bëjnë më të keqen. Sa herë që të rikrijohen e rimishërohen do të bëjnë të njëjtën gjë pa ndryshim. Dhe kështu mbesin në këtë jetë sit ë dënuar mos më mundë me dalë prej natyrës së tyre. Mirëpo ka ringjallje, ka edhe metamorfoza, d.m.th., kur krimbi në fshikëz bëhet flutur.

Ashtu si e kam menduar unë atëherë në Dhjetor 1990, se duan s’duan këta pushtët e radhës, vendin tim në historinë e asaj partie nuk ma zë njeri, PD duhej të ishte një front kombëtar shqiptar për një ndryshim të thellë nga e shkuara të cilin po e linim pas më 1990. Misioni që i dhanë PD-së ishte që të mblidhte të gjithë mbeturinat e shoqërisë, sipas drejtuesve të atëhershëm të shtetit dhe të bëhej partneri i kontrollueshëm nga e njëjta mendje dhe dorë që i luante të gjithë fijet në Shqipëri. Qëllimi ishte shmangja e luftës civile. Besimi ishte se fabrikat dhe uzinat I bënim më vonë serish. Dhe PD vërtetë mblodhi të gjithë degjeneratat e mbeturinat e filtruara nga PS, të përndjekurit politikisht, lumpenin shoqëror, dhe arrivistët e panumërt që shiteshin e bliheshin për një lek.

Në vend të frontit kombëtar shqiptar, PD u bë partia e frontit të llumit kombëtar, streha e gjithfarë spiuni, informatori, vegle, shkërdhate politike, dhe pushti të radhës. Mirëpo i vetmi që mund ta bënte parti ishte Sali Berisha. Duke ndjekur metodën me të cilën kishin nisur spastrimet dhe lufta Brenda në PD qysh në momentin e themelimit, Sali Berisha përdori me shumë aftësi kontrollin e shtetit për të krijuar një front politik, me element të militantizmit që në fakt ishte besnikëri personale e jo ideologjike për të krijuar një PD besnike të tij. Dhe në vitet 1992-1996 u duk se ia arriti.

Ky ishte rikrijimi i parë, rimishërimi i thellë i PD-së që u shndrrua në një strukturë besnike e Saliut. Ato katër vite, të gjithë ata që hëngrën me Saliun, që u bënë dikush në sytë e tyre u bënë edhe militant të tij. Mirëpo edhe kjo PD nuk ishte krejt nën kontrollin e tij. Saliu e kuptoi këtë kur nuk i gjeti as gjashtë vetë që ta ruanin në presidencë… në vitin 1997. NË vitin 1997, PD ishin një grusht ‘qëndrestarësh’ që ishin ose skutha si Genc Pollo, Tritan Shehu, apo Edi Paloka, por më shumë maskarenj politikë, dhe zagarë të tipit Azem Hajdari, Shaban Memia, Jemin Gjana, Pjetër Arbnori, Ridvan Bode e me radhë.

Mirëpo shefave të strukturave kriminale që kontrollojnë shoqërinë shqiptare iu duhej një opozitë si PD e si Saliu, sepse nuk donte njeri që opozita e vërtetë të ishte një parti kombëtare (sepse do të bënte shtet-kombin e ndalonte krimet që po bënin), një parti e përbërë nga të përndjekurit (sepse ashtu do të vazhdonte një armiqësi për vdekje që më pas nuk e kontrollonin dot), ose një parti ideologjike (sepse atyre iu interesonte që të kishte sa më shumë amulli që të vidhinin sa më shumë). Dhe mbas mbijetesës së viti 1997, e lejuan Saliun që të rikrijonte PD-në si të donte ai vetë. Duhej që dikush të mblidhte të pakënaqurit nga krimi masiv që po kryente PS nën udheëhejen e Fatos Nanos dhe ministrave të tij, ndër ta edhe këto shefat e mafieve të tanishme, Ilir Meta dhe Edi Rama.

E kështu duhej rikrijimi I dytë I PD. Saliu ia nisi rikrijimit të PD-së tek ish-pallati i Kulturës me 200 katundarë nën shi e borë, të nxehtë e të ftohtë. Miting mbas mitingu, me vegla, injorantë, antienveristë, e mbi të gjitha me tropojanë, Saliu e ringriti PD dhe e bëri krahun politik të tropojanëve, të të pakënaqurve, të antienveristëve, të familjeve që ishin në armiqësi personale me e familjare me palën tjetër, dhe ia arriti që, edhe me ndihmën e kundërshtarëve formal, sepse ishte i tyri, dhe i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan, të ribënte partinë opozitare që iu duhej atyre. Kësaj here përdori Shkodrën, Gegninë, Kosovën, dhe mendësinë katundare, anti-komunizmiin, anti-enverizmin, dhe sërish edhe detyrimet e lidhjet personale.

PS ishte dhe mbeti, për një kohë, derisa u ndanë LSI dhe PS, partia e neobizantinëve dhe e neojenicerëve që shiteshin si ish-enveristë, nga Toskëria. PD që mbahej si parti e Gegnisë, u bë Trusti i Gështenjave të Tropojës dhe më së pari e shkatërroi vetë Tropojën. 40 000 tropojanë në Tiranë, me toka të zanme, me një barrë krime në kurriz sërish iu kthyen Saliut dhe e mbështetën. Në tetë vite, ia arriti që të mblidhte të gjithë mbeturinat kombëtare tek Trusti i Gështenjave të Tropojës. Sali Berisha e rikrijoi PD me kujdes, duke mos u ndalur para asnjë pazari, as me armiqtë e tij personalë, duke mbledhur veglat, shkërdhatat politike që janë me kaq shumicë në Tiranë, spiunët e të huajve, dylberat informativë dhe KOP, të mos harrojmë.

Dhe kështu, duke respektuar marrëveshjen, Fatos Nano u vetësakrifikua dhe ia la pushtetin Saliut. Tashmë nuk ishte vetëm njeriu i parisë, shefi I Trustit të Gështenjave të Tropojës, njeriu i serbëve por edhe i grekëve. Pushteti ishte arma e tij e fortë dhe ato tetë vite Saliu rekrutoi gjithfarë llumi politik dhe e rikrijoi PD-në duke e zgjeruar, fuqizuar pasuruar, dhe duke e kontrolluar me dorë të hekurt. Futi në lojë të gjithë shokët e shoet e të birit, të bijës, të dhëndrit, dhe e kthey u PD-në një një strukturë oligarkike familjare. Në process e sipër Saliu vazhdoi e përzgjodhi njerëzit që mbronin interest e tij dhe si gjithnjë llumpeni ishte I gatshëm për gjithcka. Në tetë viteia arrit të bënte një PD tjetër, të pastruar, me njerëz të rinj, në dukje profesionistë që rrinin në hije dhe që vareshin sërish prej tij.

Kjo PD u shkërmoq në vitin 2013. Dhe Saliu e kuptoi se nuk ksihte më shans që të bëhej parti qeverisëse në Shqipëri. Shumë nga ata që Saliu i kishte ngritur në këmbë, I kishte pasuruar e fuqizuar, kishin hallin e tyre dhe donin të ruanin atë që kishin vënë në shtatë vjet për shtatë breza. Duke menduar për të birin dhe të bijën, për gjaqet që kanë mbi shpinë, dhe për rreziqet e Tiranës, Saliu zgjodhi njerëzit më të varur e më të inkriminuar duke nisur nga Lulzim Basha. Ai zgjodhi njerëzit më të pëlqyeshëm për të huajt sepse e dinte se ashtu mund ta linin rehat e në paqe. Dhe këto katër vite sërish doli llumi mbi ujë. PD është rikrijuar në brezin e tretë, në rikrijimin e tretë, me fytyra të reja, me njerëz në dukje të rinj, profesionistë dhe që duken sikur nuk kanë bërë asnjë krim. E megjtihatë e vërteta është krejt ndryshe.

Në këtë rikrijim të tretë të PD, oligarkia familjare është më e dukshme, më e prekshme, më e thellë. PD nuk është e nuk mndet me kenë tjetër vecse mishërimi I shpirtit të Sali Berishës. Ai ka nevojë që PD të legjitimohetd he të bëhet parti e re, pa barrën e të shkuarës kështu që të mrbojë familjen e tij. Edhe sikur të jetë me një grusht deputetë, sërish ia mbron krimet e të birit e të bijës. Dhe kush më mirë se plehrat e veglat që Sali Berisha ka përdorur dhe I ëprdor si do vetë???   Lulzim Basha ia ka zgjidhur problemin kyc. Tani PD është një parti teknikësh të lidhur me interesa oligarkike, pot ë Trustit të Gështenjave të Tropojës, që ka hedhur poshtë ‘qëndrestarët’ dhe ‘militantët’ dhe mbahet në këmbë me shpresën e rikrijimit të një mase ish-zyrtarësh e bijësh e bijash të besnikëve të vjetër.

Iluzioni se kjo është partia e Lulzim Bashës është një iluzion. Saliu është kopil dhe e din se ata që i hodhi poshtë e përzuri Lulzim Basha do të vijnë tek ai se nuk kanë ku të ikin. Qeni do të shkojë ku është kocka dhe ata, shumica janë qenë të rrahur me kohë. Kështu në rikrijimin e PD-së, ai mbron interesat e veta, Lulzim Basha mbron interesat e Saliut dhe duke u dukur se edhe Saliu e hëngri me militantët, e ruan besnikërinë e tyre.

Mirëpo edhe kjo PD që po lind si një krimb që don të bëhet flutur është e ngjizur që t’iu shërbejë ustallarëve të sindikatës ndërkombëtare të krimit që kontrollon të gjithë partitë politike në Tiranë dhe që është pronari i madh, dhe i vërtetë i atij vendi dhe që u aka blerë shpirtin të gjithë këtyre dhe që I dërgon nga ferri për të bërë punën [ër të cilën ka nevojë. Sepse PD nuk është parti por është garanci. Si rikrijim është edhe fatkeqësi. Edhe kjo PD është me frymën dhe shpirtin e ndytë të Sali Berishës. Saliu po e lë peng PD-në në duart e tyre vetëm në shpërblim të ruajtjes të të birit që ia mbajnë peng me dosjen e mbushur fort. Kjo nuk do të thotë se Saliu nuk i drejtohet rrugës sërish dhe i fut një shkelm Lulzim Bashës me humbjen e pritshme me 25 Qershor dhe vë Bujar Nishan Mehmetbejogllu si kryetar të PD dhe që të mbledhë qëndrestarët e skaravatat e shumta të deridjeshme.

E kështu ky rikrijim është një metamorfozë, shndrrim përbërjeje sepse asgjë nuk ka ndryshuar. Sa të jetë gjallë Sali Berisha, PD është vegël e vullnetit të tij dhe merr frymë me shpirtin e tij. Tani ka një pazar të madh midis këtyre Ortave, truteve dhe Cetave në parisë, se nuk e quajti kot Ilir Meta Saliun “President i Përgjithshëm.” Kush mendon ndryshe thjesht gënjen veten…. Por pazari do të shihet kur të prishen ekuilibret e radhës.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on RIKRIJIMET DHE METAMORFOZA E PD : E TRETA… E VËRTETA???

  1. Zoti Shinasi, si shpesh here keni bere nje analize te thelle, te sakte dhe kuptimplote.
    Pas ketij zberthimi te rolit armiqesor te Sali Berishes duhet punuar per te gjetur rruget e eleminimit te ketij mashtruesi nga politika shqiptare. Bleta Shqiptare dhe Sfidsa per Shqiperine duhet te punojne qe te arrijne te ndergjegjesoojne popullin per t’i dhene me 25 qershor sa me pak vota PD-se.
    Berisha, ky mashtrues i demokracise doli me i poshter se Enver Hoxha, sepse ai nuk e fshehte se po ndertonte e po drejtonte shtetin e diktatures se proletariatit, kurse Sali Berisha mashtroi popullin duke marre persiper misionin e ndertimit te shtetit demokratik, por punoi per mbajtjen gjalle te nostalgjise per shtetin diktatorial dhe menjanoi gjithe te perndjekurit e vertete te ndergjegjes dhe kundershtaret reale te diktatures e te diktatorit dhe ka mbledhur rreth vetes njerez pa kocke, njerez pa moral demokratik…

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!