Lajme të Fundit

Rindarja e botës, klasa politike shqiptare, dhe Interesat Shqiptare

Nga Thoma Serani
Qe fuqite boterore po ndryshojne pozicionet e tyre ne arenen boterore kjo duket qarte.
Me sa kuptoj une civilizimi Perendimor eshte ne dileme nese duhet te bashkohet me Rusine kunder Kines dhe Radikalizmit Islamik apo te renditet ne krah te Kines, kunder Rusise, duke perdorur ne kete rast edhe Radikalizmin Islamik kunder Rusise.
Rusia e ka bere te qarte pozicionn e saj duke kerkuar te shtoj zonat e influences ne ato vende qe ajo i quan pjese te civilizimit Ortodoks dhe ti largoj ato nga drejtimi i Perendimit.
Kina me fuqine e saj ekonomike ne Azine Lindore kerkon te mare rolin udheheqes ne kete zone dhe te minimizoj rolin e Perendimit ne kete rajon te Botes.
Une edhe mund te jem gabim ne kete ndarje apo rindarje te botes, por ajo qe eshte e qarte eshte se fuqite boterore po kalojne fazen e rindarjes se zonave te tyre te influences.
Ne keto tufane ndryshimesh boterore , klasa jone politike, duke qene e koruptuar dhe e trembur per krimet qe ka bere, si dhe me pare, kerkon aleate, e miq jo per te miren e kombit por qe ti mbrojne nga krimet qe kane bere duke kerkuar mbeshtjetje per te qendruar ne qeverisjen e politikes Shqiptare. Ata e dine shume mire se nje largim nga qeverisja e politikes Shqiptare do te thote jo vetem sekuestrim i gjithe pasurive te vjedhura me mund e gjak Shqiptaresh, por dhe denime madhore te tyre dhe familjeve te tyre per vjedhjet, vrasjet e shkaterimet qe kane bere vendit tone. Dhe nese nuk e gjejne kete mbeshtetje, ata jane gati ti vene edhe zjarin Shqiperise sic bene edhe ne vitin 1997
Sic analizon New York Times ne vitin 1996 pak para fillimit te trazirave te97 dhe vetem 1 viti para 1998 kur filloj konflikti i hapur ne Kosove , …se Perendimi perkrah Sali Berishen sepse ai ka premtuar paqen ne rajon, sidomos ne Kosove…. Te gjithe e dime cfare ndodhi pas kesaj perkrahjeje.
Pavarsisht cfare dime per lidhjen e Lulzim Bashes me Rusine, pas takimeve te tij me ambasadorin Rus ( qe mund te kene qene shume normale) nje gje eshte e qarte, se kjo klase politike nuk eshte per ti zene bese. Sic nuk i duhej zene bese, kur na futen ne Konferencen Islamike, kur shiten detin e teritorin Shqiptar tek fqinjet, kur na premtoj se do te hynim ne Evrope, ashtu edhe sot nuk i duhet zene bese.
Fakti qe nje numur senatoresh e kongresmenesh republikane amereikane kane dale ne perkrahje te protestes se cadres, e shton kete dyshim. Partia Republikane Amerikane eshte ideatore e planit te aleances Amerikano-Rusi kunder Kines dhe Fondamentalizmit Islamik. Pra nuk eshte cudi qe kjo perkraheje te sjelle edhe nje afrim te Lulit te vocer e babes se tij Berishes me Rusine. (Kjo edhe ne emer te “vllazerise” me SHBAne)
Nga ana tjeter, afrimi i Edit sorosian me udheheqesit liberale Evropiane mbase tregon edhe largimin e tij nga Rusia dhe lidhjet e tij me Kinen, e mbase deri diku lejimin e fondamentalizmit Islamik ne Shqiperi. ( edhe kjo ne emer te vllazerise e moterzimin me Evropen)
Sido qe te jete nje Shqiperi e tille e “moterzuar e vellazeruar” per te mbrojtur politikanet kriminale eshte vec nje tradheti kombetare, dhe nje dem kombetar per Shqiperine.
Ne keto tufane nderkombetare, Shqiperia jo vetem eshte nje vendi vogel, por duke patur politikane qe jane gati te shesin kombin e interesat e tij per te mborjtur veten nga krimet qe kane bere, i bejne interesat e Shqiperise se vogel edhe pa vlere. Interesat e saj keshtu kthehet ne nje qindarke xhepi, qe lehte ne keto dite tregetish e ndarjesh influencash ato perdoren si per te kthyer kusur ne pagesat nderkombetare
Pavarsisht nga “vllazerimi e moterzimi” i politikanve tane me Rusine apo Turqine e Edoganit kur te vije tregetia per interesat Serbe, Greke apo Malazese e Maqedonasve, interesat Shqiptare nuk do te kene asnje vlere, sepse ato do te mbrohen nga “vllezerit/motrat” e koruptuara te politikes Shqiptare. Me fjale te tjera, pala e paditur e ka ne xhep avokatin mbrojtes te pales paditese.
Pavarsisht nga “vllazerimi e moterzimi” i politikaneve tane me Liberalet Evropiane, “vellezert e motrat” liberale Evropiane nuk kane asnje besim tek “vellezerit e motrat” te politikes shqiptare, sepse ata e dine shume mire se ata mund te shiten lehte per korupsionin e tyre. Ne politiken e madhe Evropiane, perballe rrezikut Rus, interesat Shqiptare po keshtu jane qindraka xhepi, qe lehte mund ti jepen rusise, ose te hidhen ne kembet e luftes kunder rusise, per te mborjtur interesat Evropiane. Njesoj ata hodhen Saliun ne 1997 kur rreziku i nje lufte Ballkanike, pas trazirave te 97, ishte me i rendesishem se sa mbrojtesi i qetesise ne Ballkan.
Se fundi nje Shqiperi e tille e percare, pa asnje strategji te mirfillte kombetare, i ben interesat Shqiptare ne bote, te barabarta me vleren qe kane qindarkat e xhepit, ku lehte mund te jepen e kembehen pa asnje rezistence nga shqiptaret. Shembull per kete ishte lufta e Kosoves, ku Shqiptare te ndare e te percare, mbeten ne meshiren e fuqive shpetuese, dhe e kthyen Kosoven ne nje shtet me 95% popullis autoktone Shqiptare por te ndare ne 6 kantone nacionalitetesh qeverisese, pa flamurin e saj e pa te drejtat e shumices e pa ushtri.
Nuk flas ketu per izolim te Shqiperise, e as per armiqesine me te gjithe. Une e di qe Shqiperia eshte nje vend i vogel, dhe nuk flas “per te jetuarit e punuarit si ne rrethim ” por flas ketu per ritjen e vleres se saj ne tregetine nderkombetare
Ndaj nuk i zihet bese kesaj klase politike Shqiptare, ndaj ajo duhet nxjere jashte qeverisjes se politikes Shqiptare. Vec nje politike kombetare, nje shtet komb Shqiptar qe te udheheqe politiken dhe qeverine Shqiptare, ja rit vlerat interesave Shqiptare, i ben ato te vlefshme, aq sa fuqite e medha para se te kembejne interesat e saj ne tregun boteror, do te mendohen te pakten edhe njehere, per koston qe do tu shkaktoj rezistenca politike, ushtarake e popullore e Shqiptareve sikur keto kembime te jene kunder interesave te shqiptareve.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!