Lajme të Fundit

SHPALLET PARTIA E RE: “SFIDA PER SHQIPËRINË”

Sot u shpall në Tiranë partia më e re politike “Sfida për Shqipërinë.” Partia është një përpjekje për të ndërtuar një strukturë politike partiake në nivel shteti që të mund të hyjë në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo mbështetet në strukturat e ngritura nga rrethe të caktuara intelektuale në Tiranë të cilat mbështetën z. Gjergj Bojaxhiu si kandidat për Kryetar I Bashkisë së Tiranës.

Nuk është e vështirë të shihet edhe nga kjo deklaratë se partia e re pozicionohet kundër sistemit të parisë. Megjithatë është e lehtë të vihet re se edhe në këtë deklaratë, partia e re “Sfida për Shqipërinë” nuk ka ofruar as parimet në bazë të cilave mendon të ndërtojë programin e vet politik. Ne TOP CHANEL u paraqiten disa parime por ato jane teper te pergjitheshme per te ofruar nje gjykim profesional per partine e re.

Keto parime mbi te cilat do te ndertohet partia Sfida per Shqiperine” jane pese parimet e meposhtme:
– Asnje negociate me asnje prej partive me deputetet ne parlament.
– Perballje opozitare edhe pas zgjedhjeve me te gjitha partite qe per 25 vjet moren peng kete vend.
– Hapesire politike per te gjithe qytetaret qe duan te rrisin femijet ne kete vend.
– SFIDA, nje vater politike e qytetareve qe s’mund te merret peng nga askush.
– Angazhimi qytetar qe zhduk nga parlamenti te gjithe politiken e pazareve dhe pazarxhinjeve.

Z. Gjergj Bojaxhiu mbetet figura qëndrore e kësaj partie të re. Më poshtë po vëmë deklaratën për shtyp të partisë më të re politike “Sfida për Shqipërinë.”

DEKLARATA E “SFIDA PER SHQIPERINE”

Sot shpallëm zyrtarisht partinë SFIDA PER SHQIPERINE. Më poshtë deklarata:

Plot 25 vjet me pare, shqiptarët nisën këtu, në rrugën e ambasadave, braktisjen e atdheut. Pas më shumë se çerek shekulli me mijëra shqiptarë braktisin ende vendlindjen, më të zhgënjyer se kurrë.

“Ikni që të sundojmë” mbetet thirrja që i shtyn akoma shqiptarët jashtë vendit të tyre!

“Përça e sundo” është metoda më e thjeshtë e ndjekur nga të gjitha partitë në pushtet!

Per vite e kemi parë zgjidhjen te njëra apo tjetra parti. Por problemet e këtij vendi nuk do të zgjidhen kurrë nga ata që i kanë shkaktuar këto probleme. Problemet duhet t’i zgjidhim vetë. Prandaj shpallim sot krijimin e partisë Sfida për Shqipërinë.

Duke reflektuar mbi domosdoshmërinë dhe detyrimin moral dhe politik që ne kemi ndaj këtij vendi, si edhe brezave pararendës dhe atyre pasardhës, ne propozojmë dhe bëjmë thirrje për një marrëveshje të re midis qytetarëve, për qytetarët, dhe nga qytetarët, që respekton dhe reflekton interesat e tyre mbi ato të klasës politike.

Angazhohemi për të punuar me ndershmëri dhe durim pavarësisht partive të vjetra që do të hedhin baltë mbi ne, pavarësisht dyshimit të atyre që mendojnë se jemi njësoj si të tjerët, pavarësisht se nuk kemi as fondet dhe as mediat që kanë partitë e tranzicionit. Ne kemi vullnetin, dëshirën dhe idetë për të ndryshuar këtë vend. Dhe këtë kemi vendosur ta dëshmojmë në zgjedhjet e ardhme duke përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që nuk i përfaqëson më askush.

I bëjmë thirrje cdo shqiptari të ndershëm që e do këtë vend që të na bashkohet. Nuk ofrojmë vende pune për militantë, tendera me para publike, premtime magjike dhe qiqrra në hell. Premtojmë ditë të vështira, beteja të gjata me shpifjet e mosbesimin, punë të lodhshme dhe në fund … tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit.

Së bashku, ne mund t’i sjellim kësaj shoqërie dhe këtij vendi atë liri, drejtësi dhe zhvillim ekonomik që i mungon, por që e meriton. Bëhuni edhe ju Sfida për Shqipërinë.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

4 Comments on SHPALLET PARTIA E RE: “SFIDA PER SHQIPËRINË”

  1. valter hoxha // October 19, 2016 at 12:42 pm // Reply

    Urime kesaj levizje te re politike, Bojaxhiu eshte nje qytetar i ndershem dhe shpresoj qe te gjithe qe jane te tille ta mbeshtesin…

  2. Po bolle me keto parti,turp nuk ju vjen nga vetevetja,krijoni parti qe te vetepunsoheni,po nji llum jeni te gjithe o Bojaxhi….

  3. Bashkohem me ty SFIDA PER SHQIPERIN ishalla ja harrin qellimit positiv QE keni jam e Sigurt QE me ty gjergji shqiperia do ndryshoj Gjergji ska nevoj te punesohet se esht vet punetor I mendjes DHE I krahut nuk I trmbet punes Po do zoti I ndhihmon shqipeteret tu japi mend QE te bashkohen me te ZOTI NDIHMOFTE SHQIPERIN

  4. Thanas L. Gjika (USA) // February 2, 2017 at 9:36 am // Reply

    Pikat themelore të kësaj partie të re më duken shumë të sakta për të krijuar një parti të re shpëtimtare për popullin tonë të abuzuar aq keq prej sundimit të gjatë osman dhe prej sundimit të egër komunist.
    Ashtu si e shpëtoi Gjermaninë e pasluftës zgjedhja e njerëzve të ndreshëm në pushtet, edhe Shqiperine mund ta shpetoje vetem nje parti e re qe do te mbledhe njerez te ndershem, te pakorruptueshem, demokrate te vertete. Te tille njerez po te gabojne do te japin doreheqjen dhe nuk do te luftojne te jene te perjetshem ne pushtet, nuk do të tremben të betohen se do të thonë të vërtetën kur t’ua kërkojnë komisionet parlamentare, prokuroria, etj.
    Pushtetaret e këtyre 25 vjetëve e treguan veten se jane pjellë e mendësisë komuniste, ata e shfrytëzuan pushtetin më barbarisht dhe më djallëzisht se pararendesit e tyre ish komunistët, sepse në sistemin pluralist krijuan një pozitë e opozitë të korruptuar. Marrëveshja që kanë bërë krerët e partive të sotme politike i bën pushtetarët e sotëm të mos kenë frikë nga askush, sepse aty nuk ekziston opozita e vërtetë, që mund t’ua nxjerrë krimet në shesh.
    Pozita dhe opozita në Shqipëri është pjesë e së njëjtës bajgë e ndarë në dysh. Këtë bajgë e sajoi Ramiz Alia me shërbëtorët e tij për të përjetësuar pushtetin në duart e shërbëtorëve të ish kupolës komuniste dhe për të gëzuar pasuritë e vendit tonë.
    Kush nuk është jargavitur deri sot ndaj partive politike dhe e ndjen se ka kerakter të fortë të pakrruptueshëm prej pushtetit duhet t’i bashkohet kësaj partie të re, për të mirën e atdheut e të mbarë popullit shqiptar.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!