Lajme të Fundit

SHQIPTARËT PËRBËJNË NUMRIN MË TË LARTË TË TRAFIKUT NJERËZOR NË ANGLI

Sipas BBC:

Zyrtarë në Uellsh bëjnë të ditur se trafiku njerëzor nga Shqipëria në Mbrëterinë e Bashkuar është bërë shumë problenatik dhe autoritetet britanike kanë kërkuar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare për të ndaluar këtë fenomen.

Stephen Chapman koordinator për anti-trafikun njerëzor bëri të ditur se viktimat e skllavërisë moderne nga Shqipëria përfundojnë në Britani të Madhe më shumë se sa nga çdo vend tjetër.

Një zëdhënës CPS (Child Protective Services) tha se në vitin 2015- 2016 viktimat e trafikut njerëzor nga Shqipëria në Britaninë e Madhe përbën rreth 17% të të gjitha rasteve.

Zëdhënësi pohoi se kjo agjensi (CPS) ishte anëtare kyçe e  “Anti-Slavery Leadership Group” në Uelsh i cili punon për të përmirësuar hetimin dhe ndjekjen penale të veprave skllavërisë moderne, ndërsa mbështet viktimat e këtij krimi.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!