Lajme të Fundit

SINDROMA E TË HUAJVE DHE INDUKTIMI I MARRËZISE KOLEKTIVE ARTIFICIALE

Prof. Dr. TIRAK RROTA

Universiteti Katundar I Tiranës

 

Kjo fushatë, si gjithë gjërat e tjera që bëhen në shtetin shqiptar e ka një element të fuqishëm dramatik që më shpesh se duhet kthehet në një element komik deri në karagjozllik dhe që në thelb nuk është e vërtetë, por një marrëzi e induktuar nga paria. Njerëzit I harrojnë shpejt këto raste. Në vendin e marrëzirave kolektive, nuk ka ma marrëzira sepse marrëzia është virtyt dhe normë, sjellje e moralshme dhe e pranueshme, bile po të mos jesh i marrë në nivelin e duhur, nuk je normal. Kaq keq janë punët.

Dhe më e bukura është rasti i cadrës së PD-së. Ajo që ra kaq shumë në sy gjatë kohës së cadrës ishte gjithkundshmëria e të huajve. Të paktë në gjashtë raste e mënyra të ndryshme, kjo prani ishte më shumë se evidente dhe përcaktuese në ecurinë e proceseve dhe në kultivimin e marrëzisë sonë kolektive. Ja të nisim me qetësi e ti numërojmë disa nga këto instance super komike, karagjozllike e deri në ekstremin e mundshëm të argumentit logjik te rastit te fundit.

Më së pari ishte argumenti i gjithkundgjindshëm se të huajt e luajnë lojën me ne dhe e bëjnë politikën tonë. Kjo mendësi thotë se këta pjestarët e parisë janë thjesht kukulla, jo kukulla robote seksi që të përgjigjen me edukatë, por kukulla druri gdhë që as nuk flasin, as nuk pipëtijnë, dhe për ta flet ai zotëria që imiton me shumë kujdes zërat e duhur. Pra, i luan me kujdes ai mjeshtri i teatrit që nuk shihet e nuk dihet. Ky lloj argumenti nuk mban parasysh nivelin e sofistikimit dhe të kontrollit nga ana e tyre e menbdësisë së njerëzve dhe e mjeteve të informimit. Këta janë bërë më mjeshtra se Gëlesi për të shplarë trurin e njerëzve.

Ja tani si u formatua, u stis është më mirë, “sherri” Edi Rama me Lulzim Bashën. Argumenti ishte se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë pronarë të ndryshëm. Njëri, me demek është pro-francez, pro-gjerman, pro-europian, proturk dhe progrek dhe padyshim superpro-amerikan. Si pas angloseksonit indigjen Spartakus Ngjelton, Edi Rama nuk bën gjë pa marrë lejen e atyre njerëzve të mirë që e duan kaq shumë dhe që I besojnë qorrazi sa duan ta bëjnë mbretin e pashpallur të shqiptarëve. Edi Rama për këtë grup është kapiteni, përfaqësuesi i sektit, I kultit të parasë e të fitimit dhe që bën politikën e SHBA jo si 99ndësh por si 33sh. Pra, argumenti në Tiranë është se kush nuk është me Edi RAmën është kundër Amerikës dhe armik I madh I saj. Dhe natyrisjht zgjidhjet vijnë të gjtiha direct nga zyra e Merkelit… për liderin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër ishte Lulzim Basha që me një qeshje misterioze paraqitej si njeri i holandezëve, amerikanëve, trumpistëve e me radhë, që me demek e kishin futur në atë cadër për të hequr qafe një armik për vdekje të Amerikës dhe të Europës së bashkuar. Kështu që pa nisur loja, të gjithë ishin në dy anë të një barrikade në të cilën nuk mungonte as Ambasadori Lu, as Vllahutin, as Orban, as lista e gjatë e ambasadorëve të shumtë që nuk kanë punë tjetër vecse për tu sjellë vërdallë në zyrat e këtyre dhe për të shkruar raporte që nuk I lexon njeri. Jo për tjetër, por logjikën e sjellje së tyre e kupton vetëm një katundar safi. Njerëzve të qytetëruar kjo sjellje iu duket kulmi I marrëzisë. Për funksionon me katundarët respektivë që bëjnë sikur e besojnë se kështu duan të huajt që të sillen udhëhqesit e tyre.

Kështu pra, ajo që ishte një përplasje direkt katundare, në të cilën dy klane që punojnë natë e ditë me njëri tjetrin, dhe që e mbajnë gjallë njëri tjetrin si huri domaten, u paraqitën jo si vendimmarrës por si zbatues të vullnetit të të huajve. Këtu nis edhe marrëzia kolektive. Sepse kur pranon këtë, pranon edhe se do të jenë edhe mekanizmat që do të shihen e dallohen lehtë që po ndërhyjnë në lojën politike.

TAni cilat janë mekanizmat??? NË anën e Edi RAmës, mediat që ishin në anën e tij, dhe këtu spikat angloseksoni indigjen, katundar i lashtë por original nga Zagoria, Spartakus Ngjelton, gazetat e paguara dhe gazetarët qelbës këmbëngulnin se Edi po bënte lojën e tyre.. Tavolinat bucisnin në Tiranë me “Mos e diskuto”, “këtë e di nga ai” me radhë. MacAllister, Mogherini, Hahn, Fleckenstein e me radhë u paraqitën si miq të Ramës që ‘ e mëbshtesnin.”

Nga ana tjetër, tek Basha shkuan ambasadorë, kongresmenë, lobistë, e me radhë. Mirëpo kjo nuk mjafton. Loja katundare kërkon që komploti të shkojë më thellë e tragjik. Dhe m’u në këtë pikë, u fol për grusht shteti. ‘Azem Hajdari’ Corpus I emëruar si I takon, mbas një vagabondi politik, u rreshtua dhe kërcënoi me përplasje. Kurse BAsha I shkretë, se aq di nga protestat, tha, thyeni xhamat e shponi gomat… Nejse. MEdiat pranë qeverisë u mbushën me lajme që terrorizuan qytetarët sikur po përgatitej apokalipsi deri në pikën që në lojë hynë, grekët serbët, agjenturat e tyre dhe me radhë. Mediat u mbushën me insinuate e lajme fallso, me rrena e manipulime që qelbeshin një ilometër larg. Mirëpo këto shumëfishoheshin në gazeta, portale, televiszionie e me radhë. Ky ishte realiteti.

Njëri lajm ishte ardhja e një marinsi që me demek do ti mësonte Lulzim BAshës e PD se cfarë të bënin! E morën këtë marinsin në foto, në gjysëm foto, në profil e me radhë.Ky thanë ka qënë në Iral dhe në Afghanistan, dhe atje kishte bërë naming. Hajde shtet që me demek nuk I del emri këtij as në sistemin TIM. LAjmi tjetër I tmerrshëm, sihte ardhja e atyre që kishin përvojë nga Ukraina dhe që kishin ardhur për Bashën e për të hequr qafe Edi Ramën. TAni nisi të vlonte Tirana dhe mërgata se po bëhej me demek grushti shteti… Katundarët tanë herikë nisën të flisnin për vajisje armësh, për 97-tën e me radhë.

Niveli I marrëzisë kolektive ishte shumë I lartë. Intriga në fakt, ishte një intrigë perfekte dashurie, nga ato që në Tiranë i shohin në melodramat turke. Thjesht punë torte kriminale e parash, vende pune e siguri për një familje kriminale, por edhe mbijetese për lojtarë të tretë e të katërt E megjithtë, si e pata thënë në një shkrim nja dy muaj e gjysëm me parë, picat tek Cadra Lulzim Bashës ia blente Edi Rama. Këta merreshin vesh shumë mirë sepse sit ë mos merresh vesh kur ke të njëjtin usta? Takoheshin me ndërmjetës, me sekserë, me miq dhe kështu me radhë.

Dhe në fund, mirë e bukur u mor vesh se të gjitha ishin kot! Flluska, fjalë boshe. Katundarët tanë heroikë ishin marrë vesh mirë e bukur. Ishte thejsht një intrigë locale, me shumë personazhe por e lexueshme dhe me një përfundim që I gjeti Lulzim BAshën dhe Edi RAmën bashkë!

Nejse. Kërkoi njeri falje për rrenat që u thanë? Për marrëzinë që krijuan? Për intrigat që kinse do të sillnin fundin dhe që nuk dolën as pordhë haleje? Jo more jo. U harruan të huajt, ai marinsi, ata kamikaze, “Azem Hajdari” Corpus dhe nisën të merren me… Majlinda Bregun. Sille nga të duash, ishte një intrigë katundare që u interpretua simbas logjikës së marrëzisë kombëtare dhe që sërish si zgjidhës të problemit do të kishte të huajt.

Këtu hyri paketa MAcAllister Plus, si tek Victoria’s Secret, dhe e bëri Plusin normal, erdhën edhe cat ë tjerë që nuk ksihin punë tjetër port ë hanin ca qofte vendi e të pinin Johnny dhe ja u zgjidh puna me një takim tre orë, që u tha se ishte vetëm kokë më kokë dhe që nuk dinte njeri përvec… ca të huajve. Kurt ë huajt flasin e thonë se këta thonë marrëzira, nujk I dëgjon njeri.

Megjithatë, shkurt, mund të thuash cfarë të duash por nuk mund të thuash se në shtetin shqiptar mungon argëtimi. Sepse ana e vërtetë e marrëzisë është se njeriu e përjetontë të pamundshmen, e të pandodhshmen si realitetin e vetëm ku jeton dhe kur kjo iu ndodh, sikur na ka ndodhur ne, tre milionë njerëzve njëherësh, quhet marrëzi kolektive.

 

.

 

 

 

 

 

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!