Lajme të Fundit

STRATEGJI TË VOGLA PËR NJË “FITORE TË MADHE”

Valbona Gjoni Karanxha 

Bilanci i zgjedhjeve midis entuziazmit të militantëve partiakë socialistë dhe  humbjes së “pa-parashikuar” të neo-republikanëve është një ritual i zakonshm – një kakofoni mediatike- në pritje të ngjarjes tjetër. Pavarësisht se si rrodhën lumenjtë ideologjikë në të cilët lundruan trungjet partiake gjatë kësaj fushate, gara mori fund!  Dikush lundroi duke hedhur kundërshtrët në lum, dikush u mbyt, dikush doli i dyti. Ç’ rëndësi ka? Gara përfundoi dhe në të ka humbës dhe fitues.  Deri tani, sipas mediave zyrtare dhe sociale ajo që pruri në rezultatin e zgjedhjeve ishte bojkotimi i pothuajse 55% te votuesve dhe kjo i la shkas PS të deklaroj fitore me rreth 74 vende në parlamet, një humbje drastike për PD,  dhe një qëndrueshmeri sistematike bazuar në luajalizën financiar për bazën elektorale të LSI.

Por sic e kam thënë më përpara, PS e kryesuar nga Edi Rama, në modelin e kultit (trushplarje, dogma e rreme, pseudo-reformë  kontroll psikologjik) bashkë me to dhe popaganda e vazhdueshme mundësuan sukses. Suksesi i Partisë Socialiste në këtë fushatë qëndroi në disa strategji – praktike – të Edi Ramës të cilat janë unike për rastin e Shqipërisë.

E para, Edi Rama nuk paraqiti asnjë program në këtë fushatë, madje rilindja ishte një përqindje e vogël e saj. Kjo ishte lëvizje e matur dhe e mirëmenduar nga “strategjistët e tij” në se ka, ose nga vetë Edi Rama. Katër vitë dështime në cdo lloj reforme, ose premtime të tjera do t’i prishnin më shumë punë se sa do krijonin një vizion të ri për vëndin. Media sociale pothuajse e shpartalloi rilindjen kështu që dalja e të njëjtit program – edhe në proçes vazhdimësie të një plani afatgjatë- do të kishte krijuar gropa në fushatë sepse Rilindja nuk pati fillim që të kishte vazhdin.

E dyta, ajo që Edi Rama zgjodhi ishte një lloj përbashkimi ideologjik, me tone kombëtare, pa ngjyra partiake, dhe kjo vetëm në moton “na duhet një përbashkim  për vëndin”-nën  drejtimin e tij ideologik dhe timonit egzekutiv. Ashtu siç propagandoi. Megjithse Edi Rama nuk është mjeshtër ideologjie, pë arsye se deri tani ka ndëruar ngjyra nja tre herë, elektorati ja dha mirëbesimin për një qellim tjetër: çfarëdo politike ekonomike, drejtësie që ka ndjekur Edi Rama, ai nuk ka pasur impakt të drejtëpërdrejtë në Shqiptarin e mesëm – përveçse atij të varfër nën standartet normale të jetësës si edhe pensionistët. Shqiptari i mesëm dhe intelektual ato mjete financiare që ka pasur pesë vjet përpara ka dhe sot. Nuk ka rritje por vazhdimësi.

E treta,  kanabisi si “cash crop” (fitim të hollash) është pranuar si hortikultura kombëtare dhe kanabis sativa është afirmur si Bima Kombëtare për shkak të kultivimit të tij në masë për arsye ekonomike, dhe konsumi modest. Ashtu siç e kam përmëndur edhe më përpara, Shqipëria do të  ndjek modelin e Amerikës Latine. Ajo që është paradoksale është fakti që ligjet e Europës për drogën janë më të buta se ato të Shteteve te Bashkuara, dhe largësia nga to nuk përbën asnjë lloj problemi për agjensitë e luftës kundër saj si DEA. Në rast të kundërt do të kishte ndërhyrje nga DEA ashtu siç ka në Kolumbi, Bolivi apo Peru dhe qeveria shqiptare do të detyrohej të kontrollonte kultivimin e tij.  Për më tepër  Kanabisi është midis kufirit të drogës dhe bimës medicinale kështu që “afirmimi” i tij si bimë kombëtare  nuk përbën ndonjë problem as për qeverinë por as edhe për partnerët ndërkombëtarë. Pra invokimi i ndërkombëtarëve ne luftën ndaj tij nuk është fare i domosdoshëm.

E katërta, Edi Rama mban një qëndrim korrekt në aparencë me Europën dhe punon jo vetëm për imazhin e tij, por edhe për atë -sipërfaqsor-të vëndit. Duke u treguar “authenic”  Edi Rama të lë përshtypjen se individualiteti i tij është një risi për lideret e rëndomtë dhe të zakonshëm. Çështje perceptimi. Në parim, Edi Rama është treguar i gatshëm të bashkëpunoj duke treguar mirëkptimin që loja politike është “jap e marr” por gurët i luaj unë. Shqip, ka kapur ritmin e violinës së BE, gjë të cilën homologu i tij nuk mundi ta kapte. Në këtë prizëm, Edi Rama kreu marrëveshjen McAllister në të cilën u arrit një kompromisë e përkohëshme për t’i hapur rrugën një dështimi  të PD. Problemi qëndron se si të maskohet kulti në vazhdimësi dhe interesat e atyre për të cilën punon kulti. Atëherë këtu duhet një pseudo-pajtim kombëtar mbi të cilin Edi spërkati “fertilizues” në mitingun e fitores  për t’i dhënë dorën një strukture të shkatërruar të cilën e ftoi në bashkëpunim.  Por a i duhet Lulzim Basha Edi Ramës? Absoltisht!  Lulzim Basha provoi tejet i manipulueshëm, peshë e lehtë në politikë, pa nuhatje, dhe ajo që ka rëndësi është se edhe me humbjen PD përsëri ka bazë solide elektorale. Atëherë një strategji kundështare ndaj Lulzim Bashës i jep atij mundësinë të bashkëpunoj me Ilir Metën. Përfundimisht, mbajtja e Lulzim Bashës afër si forcë e dytë -jo kundërshtare- vulos thënien “mbaji miqte afër, por armiqtë më afër” .

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!