Lajme të Fundit

Zgjedhjet, PD-ja dhe rruga e duhur

Grid Rroji

Përfundimi i zgjedhjeve me konsolidimin përfundimtar të kontrollit të shtetit nga Rilindja, dhe lufta e ashpër që po zhvillohet për kontrollin e Trustit të Gështenjave, tregojnë qartë se kemi ardhur në një pikë kyçe të historisë politike post-komuniste. Shqiptarët sot përballen me një pari kozmopolite që i urren ata, që i ka skllavëruar, që i gënjen me anë të propagandës dhe i zvetënon duke i shndërruar në vegla të hajnisë së vet. Në qoftë se nuk do ketë reagim, shqiptarët rrezikojnë t’a gjejnë veten të sunduar nga një kastë kozmopolite pa opozitë, ose me opozitë të rreme ose të kapur. Përtej zhurmës, thashethemnajës, pseudopolitikës, injorancës së tejskajshme dhe metodologjisë bizantine të të bërit politikë, të cilën media e kontrolluar dhe vegël e përçon si normalitet, përplasja themelore ideologjike që ndodh sot në Shqipëri është midis kozmopolitizmit të parisë dhe kombëtarizmit të shqiptarëve.

Pra, ideologjikisht përplasja është midis kozmopolitëve të të gjitha ngjyrave dhe shqiptarëve që duan shtetkombin e tyre. Mirëpo, PD-ja nuk ka qenë kurrë në opozitë me PS-në ideologjikisht. Përplasja e tyre ka qenë për kontrollin e thelës së shtetit, të cilën e kanë veshur ideologjikisht me krijimin e ndasive të rreme.  Ajo që po ndodh është se qarqet kozmopolite po përpiqen të mbyllin rrethin dhe të eliminojnë cdo lloj opozite që buron nga shqiptarët. Pra, shndërrimi i PD-së në një sekt të ngjashëm me Rilindjen, do t’i hiqte të gjitha mundësitë kujtdo që t’i kundërvihej kozmopolitanizmit. Nëse deri tani, dinakëria e Berishës arrinte t’ja shiste demokratëve veprimin politik të PD-së të paktën pjesërisht me bazë kombëtare, ndryshimi që kërkon të bëjë Basha është njësimi ideologjik me Rilindjen e Ramës, dhe si pasojë fundin e idesë kombëtare në politikë.

Duhet thënë qartë dhe pa dyshim se PD-ja nuk ka qenë kurrë, përveçse në sinoret e veta fillestare, një parti ideologjike, por një bashkim interesash amorfe, e cila me kalimin e kohës u shtresëzua në klane kriminale, mafjoze e hajnore nën drejtimin e Familjes Berisha. Pra, megjithëse në çaste të ndryshme, Sali Berisha ka ditur të përdorë me mjeshtëri retorikën kombëtariste për të mbajtur nën kontroll instinktet shqiptare të të vetëve, rruga politike e PD-së dhe veprimi i saj politik janë në përputhje me kozmopolitanizmin. Një shprehje shumë e njohur shqiptare thotë se “duhet parë puna, jo guna”. Ndaj, megjithë përdorimin e gunës kombëtariste në raste të veçanta, puna e Trustit ka treguar ndryshe. Kur ka qenë në pushtet për plot 13 vjet, PD-ja nuk ka diskutuar, zbatuar e legjisluar asnjë aspekt të shtetkombit, për shkak se në një shtetkomb të konsoliduar nuk mund të vesh pasuri për 10 breza në katër vjet.

Nga ky pikëvështrim, siç e shpreha më sipër, PD-ja nuk ka qenë kurrë ideologjikisht opozitë e PS-së e as anasjelltas, sepse të dyja kanë patur mosmarrëveshje  dhe përplasje vetëm për thelën e kontrollit jo për natyrën e shtetit. Të dyja punojnë për një shtet kozmopolit e të dobët, të varur prej të huajve, e cc’është më e keqja janë të gatshëm t’ja shesin shtetin edhe armiqve më të egër të shqiptarëve nëse ju shërben interesave të tyre.

Pra sot, të gjitha palët janë dakord se shqiptarëve nuk ju duhet shqiptaria por integrimi, europianizimi e përralla të tilla që i shërbejnë klaneve jeniçere, bashibozuke e martalloze që kontrollojnë lojën në Shqipëri për të konsoliduar dhe bërë të paprekshme vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve dhe për t’i skllavëruar ata.

Megjithëse na e kanë shitur sistemin që kanë krijuar si demokraci, këta të gjithë janë pjesë të një ingranazhi klanor oligarkik, kleptokratik, i cili i sheh shqiptarët si armiq të projektit të tyre sundues, e si pasojë synon t’i skllavërojë ata me anë të mekanizmave të kontrollit.

Në nivel ideologjik, të gjitha partitë e sistemit, por edhe ato të rejat që retorikisht shprehen se duan të vendosin shtet ligjor, janë kozmopolite me bindje dhe japin zgjidhje në funksion të kozmopolitanizmit. Kjo ka çuar në çshqiptarizimin e vendit, sot vetëm 70 përqind e popullatës vetëidentifikohet si shqiptar. Më tej, fuqia dhe pushteti që kanë pakicat në Shqipëri është më i shproporcionalizuar se në çdo vend normal të Evropës. Ne kemi në parlamentin e ardhshëm të paktën 6 deputetë grekë, ndërkohë që sipas Censusit 2011, vetëm 0.98 përqind e popullsisë vetëidentifikohen si pakicë etnike greke. Komiteti i Pakicave Kombëtare, një organ i krijuar nga qeveria Nano, një institucion me aktivitet të panjohur dhe që drejtohet prej shumë vitesh nga një nënshtetase greke, ka në organikë më shumë njerëz se drejtoria e mërgatës në Ministrinë e Jashtme! Ne kemi kandidatë dhe kryebashkiakë serbë, maqedonas, boshnjakë, malazezë, vllehë, romë, egjiptianë etj. megjithëse disa prej këtyre komuniteteve përbëhen prej jo më shumë se dymijë vetësh. Të gjitha këto grupime kanë partitë e tyre të cilat punojnë programatikisht për të mbrojtur interesat e veta si të dallueshme prej atyre të shqiptarëve. Përndryshe nuk do kishte nevojë të ekzistonin. Dhjetëra organizata të shoqërisë civile, të mbështetura nga paria, marrin fonde të mëdha për të mbrojtur të drejtat e tyre. Në Shqipëri luftohet për paradën e LGBTQ por nuk ka paradë të Shqiptarëve, nuk festojmë Babadimrin e prishim me beton muret antike të Durrësit. Madje edhe kalanë e Lezhës paria e jep me koncesion si bar restorant!

E megjithatë, në politikën e parisë, çdo ligjërim për shqiptarët dhe shtetkombin e tyre është anatemuar si i tejkaluar (passe`) dhe i dëmshëm për integrimin e vendit. Paria i ikën shtetkombit si djalli temjanit dhe sistematikisht e ka sabotuar, përndjekur dhe tjetërsuar çdo nismë për shtetkombin e shqiptarëve. Madje, diskutimi i çështjes kombëtare shqiptare si një çështje e pazgjidhur nuk bëhet në kuadër të politikave shtetërore, por bëhen mijëra e mijëra faqe strategji dhe raporte të ndërmjetme për integrimin evropian, një proçes që nuk do përmbyllet për të paktën edhe të paktën 30 vjet.

E njejta analizë qëndron nga pikëpamja e strukturës shoqërore që i mbështet këta në politikë. Në Shqipëri sot Kryetimonieri kozmopolit Edi Rama ka kontroll të plotë mbi PS-në, e cila është një strukturë e konsoliduar e grupimeve ortodokso-vllaho-jeniçere për të kontrolluar shtetin. Duke i dhënë kontrollin e kësaj strukture të konsoliduar prej disa dekadash Rilindjes, një strukturë okulte prej rreth 3000 vetësh që vepron në pika kyçe të ekonomisë dhe politikës, Edi Rama është sot njeriu më i fuqishëm në shtetin shqiptar që prej 1992shit.  Këtyre nuk u intereson shtetkombi por ndërtimi i një shteti përreth të cilit të ndërtojnë “kombin” që duan, një “komb” multietnik, ku shteti është i dobët e pakicat sundojnë. Ndaj shqiptarët janë pengesë dhe duhen mbajtur të skllavëruar që të mos e kuptojnë ku po i shpien. Këta u shiten të huajve për pak gjë, për sa kohë që nuk i shqetëson njeri brenda çiflikut të tyre.

LSI-ja si kërcell i ikur nga PS-ja, ka ndarë një pjesë të legjionit jeniçer dhe ka marrë disa shtresa ish ushtarakësh e funksionarësh shtetërorë, me të cilat ka krijuar një sistem mafjoz mitmarrje prej shtetit në shërbim të strukturës politike. Këtyre u duhet që shteti të funksionojë si strukturë e kapshme për hajdutërinë e vet, dhe të mos u ndërhyjë në çiflikun respektiv. Edhe ky grupim ndjek historinë e vet katërqind vjeçare të shërbimit ndaj interesave anti shqiptare që buron nga urrejtja që kanë për shqiptarët. Edhe për këta, skllavërimi i shqiptarëve është objektiv themelor.

Sali Berisha e ka përdorur PD-në për të kontrolluar shtresat e katundarëve sidomos në Veri, ish të përndjekurit dhe anti komunistët, por dhe gjithë ato shtresa që nuk rrinin dot në PS, ose sepse nuk i qaste njeri, ose për shkak se kishin histori përdorimi. Këtu Berishës i është dashur të përdorë një sofistikim shumë të hollë, për shkak se nuk është kollaj t’a bindësh katundarin shqiptar që nuk ja ke me hile kur i thua se në vend të Shqipërisë shtetkomb do bëjmë bashkimin në Evropë. Askush nuk e do kombin dhe nuk ka luftuar më shumë  për të se katundari  i ndershëm shqiptar,malësori e fushori,  edhe pse shpeshherë është i detyruar të mbijetojë duke bërë gjithëfarësoj kapërcimesh. Berisha ka përdorur kontrollin nëpërmjet të mirave që jep pushteti por edhe institucionit të besnikërisë e fytyrës të cilat i ka kthyer në instrument thyerje dhe zvetënimi për shumëkënd. Pra, Berishës mbi të gjithëve i intereson që shteti shqiptar të mos jetë instrument për kombin, sepse po të ishte ky do humbte kontrollin mbi njerëzit që i kanë besuar dhe këta do i kundërviheshin keqaz. Historikisht, askush që ka përdorur shqiptarët nuk i ka shpëtuar me kohë një kundëvënieje të egër prej tyre, shpeshherë edhe të përgjakshme.    

Secili nga këta ka rolin e vet në tabelën e shahut kozmopolit të parisë, të cilin e luan me shumë konsekuencë. Njerëzit që i votojnë mund të kujtojnë se votojnë për “të majtën”, “të djathtën”,“zhvillimin progresiv”, “integrimin”, “konservatorizmin”,“qetësinë e dashurinë e Baba Mondit”, apo “ për të luftuar komunizmin” e gjepura të tilla fëminore. Në fakt, ata votojnë për t’i dhënë pushtet dhe pasuri këtyre dhe jo rrallëherë pa e kuptuar për të skllavëruar vetveten në vazhdimësi. Këta nuk i duan shqiptarët sepse shtetkombi ju hyn tek qesja e llogarive.

Ndaj dhe përplasja botëkuptimore është e qartë, nga një anë këta me kozmopolitanizmin e tyre anti shqiptar, dhe nga ana tjetër shqiptarët e ndershëm që duan shtetkombin e vet. Përplasja brenda PD-së bëhet për të garantuar kontrollin e strukturave të Trustit dhe Edi Rama është në avantazh sepse strukturat që e mbështesin kanë vite që e përgatisin këtë luftë. Edhe një fitore e pritshme e familjes Berisha do të garantonte se PD-ja mund të bëjë çdo gjë por jo opozitën reale të shqiptarëve. Megjithëse do të paraqitet luftarake, as LSI-ja nuk mundet të bëhet barka e opozitarizmit të vërtetë sepse nuk ka interes të punojë për shqiptarinë. Pra këta duan të legjitimojnë pushtetin e tyre të alternuar pa opozitë!

Ndaj dhe çdo shqiptar që e do veten dhe kombin e vet duhet t’a shohë të vërtetën në sy. Jemi në prag të kapjes përfundimtare të çdo mundësie për të bërë opozitë në Shqipëri. Nëse shqiptarët nuk reagojnë, skllavëria e tyre do të bëhet gjendje e përhershme.

Rruga e duhur është vizatuar me profesionalizëm dhe seriozitet nga Manifesti Politik i Bleta Shqiptare. Aty është thelbi i një programi politik opozitar jo vetëm me Kryetimonierin e Miellit Rama, por edhe me veglat e tjera të parisë që i urrejnë shqiptarët. Çdokush që e ndjen veten shqiptar duhet t’a kuptojë se pa një forcë të re që punon për shtetkombin e shqiptarëve, për interesat e tyre, në mbrojtje të dinjitetit dhe sigurisë së tyre shumë shpejt këta do i rikthehen atij avazit të vjetër që dikur e quanin PPSH, edhe pse me gjasë do gjejnë një emërtim të ri propagandistik.

   Shqiptarë, pa shtetkomb do t’ju shuajnë si uji prushin, dhe brezat e ardhshëm do t’a mallkojnë ditën kur etërit e tyre nuk ditën të veprojnë si duhet. Unë jam besimplotë se ju do t’i kundërviheni aradhës së qelbësirave antishqiptare që duan të tjetërsojnë dhe shpërbëjnë kombin shqiptar. Gjendja është kritike, koha është tani!

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!