Lajme të Fundit

NJË REPLIKË ME EDVIN RAMËN: EDI, EDI, LIDHI BREKËT

Nga Prof. Shenasi A.Rama*

Më thanë se në fund të fjalimit të tij përmbyllës për zgjedhjet e Dibrës, nënkryetari i PS-së, Taulant Balla kishte thënë tekstualisht se “Jam i bindur se nëse sot ka garë në PD, me Lul Bashën fiton edhe Shinasi Rama.” Zakonisht nuk dua të merrem me gjithfarë silazhi politik që qelb politikën shqiptare por këtë zotninë, që e kujtoj nga përmendjet e defterit të Saliut, nuk e lë dot të kalojë kështu. Jo për tjetër, por sepse ky është si ajo pjesë e trupit të gomarit që rrin jashtë trupit se nuk duhet nxehur shumë. Pra, ky është ai folësi që lexon lajmet që ia përgatit tjerakush. Dhe meqë përgatitjen e fjalimeve e ka pasur si shumë zanat e për shumë vite ai kapiteni i tij, Edvin Rama, atëherë kapiteni është problemi. Të sqaroj se këtu nuk është fjala për kapiten ushtrie, por për kapiten restauranti, d.m.th., në qebaphanen shqiptare të Tiranës, për atë që shefi i kamerierëve të të huajve në politikën shqiptare. E kështu, kështu, mendoj se përgjigjen duhet me ia dhanë atij kapitenit të rilindjes që ia ka futur edhe në mend emrin tim këtij zotnisë dhe e ka bërë të mbyllë fjalimin me emrin tim. Mirëpo, problemi është se si ta interpretoj këtë përmendje. Edhe pse gruan e kam me origjinë nga Dibra, edhe pse kam shumë miq të mi e të familjes në Dibër, vetë nuk jam dibran. Prandaj edhe më habiti kjo përmendje në fjalimin e një papagalli nga Librazhdi.

Një mënyrë interpretimi është si një gjetje artistike. Se në Tiranë mendojnë edhe kështu: “Kush ta futi o Sali?!!” Me brekë blu ditën e Kurban Bajramit në Bllok, me thongs, apo pa brekë fare, ishin Edvin Rama i madhi dhe i gjati, Muharrem Rama, i mesmi dhe i heshturi, dhe për humor po deshi Lulit tënd ia fut edhe një farë profesor Shinasi Rama që nuk ka lënë gjë pa thënë për PD-në; për ketë robin nuk e rruan njeri në Dibër, sepse nuk e njeh njeri thjesht sepse ky flet me vete nga SHBA. E kështu, kështu, Edvin Rama po thotë se edhe ky Rama o Luli, po hyri në garë, të mund ty. Hahahaha. Për këtë, atij kapitenit të shërbyesve të zellshëm të të huajve i takon kredit se i pjell mendja për gjëra artistike dhe për batuta baxhellash. Me kë të rrish, ashtu bëhesh.

Një mënyrë e dytë interpretimi është edhe diversioni. Në garë për kryetarin e PD-së, nuk jam unë por janë Eduard Selami e ca të tjerë që dikujt i interesojnë e dikujt jo. E kështu, kështu, Lul Basha është shumë i kërkuar dhe i dobishëm për ca gjëra që nuk kanë fare të bëjnë me aftësitë e tij si njeri, por me kalkulimet e të tjerëve, përvec Saliut. Lul Basha iu duhet të huajve se e kanë kultivuar për vite. I duhet edhe kapitenit të shërbyesve të tyre në politikën shqiptare si shumë stërvina të tjerë përfshirë këtu edhe këta të Rilindjes. Lul Basha i duhet edhe Ilir Metës, sepse ndryshe nuk mbyllet rrethi dhe nuk kapet në cark. E kështu, kështu, bëhet e mundshme një ménage a trois për të cilën këta të Tiranës janë mjeshtra sepse aty e kanë ekspertizën politike. Ashtu mbyllet rrethi dhe menjanohet nga pak edhe Sali Berisha prandaj, hop-hop, dhe përmend ky gjysmagreku emrin tim. Djallëzia është se me një gur kështu vriten dy zogj. Mirëpo në betonimin e paskrupullt të Tiranës nuk ka më zogj shpend, por ka shumë zogj të një lloji tjetër dhe natyrisht që unë nuk jam nga ata. Unë nuk bësoj tek PD. PD ka dështuar me sukses të plotë. Ka mashtruar e zhgënjyer shqiptarët. Ka bërë lojën e klaneve që u shërbejnë kapitenit që iu shërben të huajve, dhe tani është bishti i gjarpërit në politikën shqiptare. Mua më vjen keq për anëtarësinë, për njerëzit e ndershëm, për të gënjyerit, por koha e PD-së ka mbaruar sepse tashmë është një vegël e pastër e trustit të Gështenjave të tropojës dhe e familjes së Sali Berishës. Ajo nuk është opozita dhe nuk është alternativa që na duhet. Opozita dhe alternativa e vërtetë është një parti e re e shqiptarëve kundër gjysmagrekëve, gjysmaserbëve, gjysmaturqve, gjysmaitalianëve, gjysmagjysmave dhe që të jetë në shërbim të të gjithë shqiptarëve të vërtetë. Ajo parti nuk ekziston dhe duhet formuar e organizuar si duhet. Unë jam ushtar i asaj ideologjie dhe jo i klaneve kriminale dhe oligarkike që e mbajnë peng PD-në, opozitën , shtetin shqiptar, dhe shqiptarinë.

Një mënyrë e tretë interpretimi është me thanë se kjo ishte një rrëshqitje frojdiane. Në këtë pikë, nuk dua nuk dua të merrem me këtë interpretim, përvecse me thanë se kur unë isha duke studjuar e duke dhënë mësim në universitetet më të mira të botës, zotnia ishte duke fjetur nën urë dhe duke bërë ca gjëra të tjera artistike që nuk dua ti përmend. Megjithatë, duhet të shkojmë tek emëruesi i përbashkët. lufta që bëhet është luftë ideologjike, unë nuk dua të kthehem në të shkuarën sepse kam vuajtur shumë me u ba njeri dhe dinjitetin tim nuk e ndërroj me asgjë. Nuk ka asgjë personale midis meje dhe Edvin Ramës. Por në nivelin ideologjik jemi e do të jemi armiq për vdekje. Edvin Rama përfaqëson kozmopolitanizmin, interesat e huaja, krimin e brendshëm, mafian klanore katundare, shtypjen e shfrytëzimin ee shqiptarëve dhe ai mbron me vendosmëri e pa skrupuj interesat e mafias botërore kundër shqiptarëve. Edvin Rama është i kapur aty ku i dhemb më shumë. Unë i mbaj të mijat vetë. Unë jam një askushi në politikën shqiptare por unë preferoj me jetue vetëm por nuk shes asnjë pjesë të trupit, të emrit, e të nderit për pordhë e për para. Mbi nderin e kombit unë nuk vë asgjë; e në se duhet me shitë kombin për me ba emër e pasuri, në Ferr shkofshin të gjithë ata që e bëjnë këtë pazar. Së bashku me shokët e shoqet e mia, aq sa jemi, jemi ushtarë të ceshtjes shqiptare. Ndoshta nuk jemi shumë, ndoshta nuk dimë të jemi ushtarë aq të mirë sa duhet, ndoshta nuk kemi mbështetje, por nuk jemi të shitur e të blerë, jetojmë me nder dhe bëjmë atë që duhet e që na e thotë ndërgjegja si shqiptarë. Për më tepër, si atij si mua na janë ofruar mundësitë njëlloj dhe unë gjithnjë i kam hedhur poshtë sepse në politikë i shërben dikujt. Dhe unë dua t’iu shërbej vetëm shqiptarëve. E kështu, kështu, kapiteni i shërbyesve të të huajve e ka një kompleks që unë e kuptoj mirë e qartë.

Një mënyrë e katërt interpretimi është se ky është një sulm direkt, i hapur, skërmitës, në traditën e parisë së Tiranës që është e mbushur me kopila klasi që përdorin tipa të tillë me dërgue mesazhe. Natyrisht nuk ka asgjë personale në këtë punë, sepse politika nuk është personale dhe unë nuk e marr fare personalisht. Por duhet me e konsiderue këtë mundësi. Edhe pse për shumë vite kam ruajtur standartet me të larta të sjelljes fisnike, sic më takon e sic ma heq nderi i kombit në botën e huaj, prapë po u desh puna kthehem në atë që kam qënë dikur dhe që nuk e ka fort problem sherrin e rrugës. Nuk kam nevojë me përdorë të fortë e me mbushë brekët kur të tjerët i kanë mbushur edhe kur i kanë pasur veshur si disa, se, plumb për plumb, jam ende i fortë vetë dhe po u desh di t’i dal vetes zot si më i miri. Por mendoj se përpjekja djallëzore e Edi Ramës dhe e veglave të tij nuk është sulm personal por është që të më tregojnë vendin. Sipas tyre, vendin unë e kam në PD dhe aty duhet të kthehem sepse ashtu mendojnë ata dhe pse ashtu iu intereson atyre.

Në anën tjetër, e së pesti, kjo nuk është as tallje, as kornizim, por thjesht sulm i pastër politik me zgjedhjet kuvendore në mendje. Sulmi nuk është kundër meje si individ, sepse si individ unë jam askushi, por kundër asaj ideologjie kombëtariste që unë kam përqafuar dhe të cilën segmente të caktuara të parisë së Tiranës e shohin si armikun e tyre për vdekje sepse nuk ka kompromis me ta. Sepse si fantazma e Bankos tek Makbethi, si shpata e Damokleut mbi kokën e këtyre fitimtarëve të sotshëm qëndron ajo shpata e kombëtarizmit shqiptar që këta e kanë shumë frikë dhe që mundohen ta dëbojnë me yshtje të tilla semaforesh. E kështu, kështu, po afrojnë zgjedhjet kuvendore dhe armiku i vërtetë i parisë së Tiranës nuk janë klanet e krimit, që janë pjesë integrale e saj, por kombëtarizmi shqiptar dhe kombi shqiptar. Kombëtarizmi fare mirë mund të bëhet ideologjia që mbledh dhe e kthen në forcë të vërtetë politike urrejtjen e thellë popullore kundër këtyre klaneve kriminale që e sundojnë sot shtetin dhe kombin shqiptar. Kësaj i druhen dhe e kanë shumë frikë.

E kështu, kështu. Në përfundim, kjo frazë përmbyllëse e fjalimit të këtij zotnisë që e mbaj mend nga defteri i Saliut, më bëri të mendohem edhe më shumë dhe të them pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, se e vetmja alternativë është ajo që mungon në zgjedhjet e ardhshme: kombëtarizmi shqiptar. Sepse në këtë lojë me pasqyra që luhet në llumhanen katundare të Tiranës, në këtë lojën që këta e luajnë me ndihmën e gjithfarë zhumileje politke e mediatike, fantazma e kombëtarizmit I bën që të dridhen sepse e dinë se prej asaj iu vjen fundi që meritojnë. Dhe së bashku me shokët e shoqet mia të BLETA SHQIPTARE, si njëri nga ata, do të bëjmë cka është e mundur që të zgjojmë shqiptarët nga ky jerm i krimit dhe i zvetënimit, të luftojmë sy për sy e dhëmb për dhëmb kundër këtyre drogaxhinjve e kriminelëve, sekteve e klaneve, trusteve e familjeve kriminale sepse e vetmja zgjidhje që ne kemi është ndërtimi i shtet-kombit tonë. Këtyre iu intereson vota; ne na intereson zemra e mendja e shqiptarit. Dhe kjo luftë do të jetë e ashpër dhe e pamëshirë, por nuk mund të ketë ndalim sepse ndryshe do të na vejë poshtë mendësia e brekëve të shkyeme kur me brekë të shkyeme bëhesh kryetar bashkie, me një gisht brekë bëhesh deputete, e pa brekë fare bëhesh kryeministër i shtetit tonë të grabitur, të dhunuar e të degjeneruar nga këta plehrat e parisë së Tiranës. Prandaj fushata për zgjedhjet e ardhshme që ka filluar me Dibrën, duhesh me kenë edhe orientimi nga rruga e jonë e mundimit dhe e clirimit nga vesi, poshtërsia, krimi, e keqja, zvetënimi dhe degjenerimi që këta na e kanë futur deri në fund të shpirtit të kombit tonë. Zgjedhja që kanë shqiptarët është midis brekëve e jobreksëve dhe flamurit të kombit. Unë jam e do të jem ushtar i kombit dhe si e kanë ndarë mendjen këta të rrinë në semafore, e kam ndarë edhe unë mendjen se vendin e kam në llogore se “Shqipëria e shqiptarëve e ndëshkimin tradhëtarëve.” Dhe në këtë rrugën duhen mundur si Lul Basha, ashtu edhe Edvin Rama, Ilir Meta dhe të gjithë amiqtë e kombit e veglat e të huajve që na kanë zhytur në këtë llum vesi e krimi për interesat e tyre dhe të ustallarëve, pardon, tutorëve, apo si themi ne shqip, të kodoshëve të tyre.

*Analiza është shkruar ekskluzivisht për Bletën Shqiptare, ribotimi lejohet vetëm duke cituar burimin fillestar.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

5 Comments on NJË REPLIKË ME EDVIN RAMËN: EDI, EDI, LIDHI BREKËT

  1. Analiza, me duket se kap thelbin e krizes se gjithesishme,po sidomos politike qe ka pllakos Shqipnine, sot. Pergezime autorit.

  2. Ju keni plotesisht te drejte dhe une mendoj si ju,Por duhet zgjidhje,Kjo duhet gjetur

  3. z.Shenasi te pershendes dhe komplimentoj per pergjigjen qe u ke dhene ketyre te pacipeve qe na e kane neveritur cdo gje ne kete vend me bemat e zullumet e tyre.Respekte.

  4. Ashtu eshte Proffesor. Socialistet shikojn per nje vrime te portes PD Dhe ne krahun tjeter PD shikojn po nga ajo vrime.Te dyja jane derivatet e PPSh.dhe te gjitha partite tjera jane te ketyre te dyjave. Ata jo me kot kerkojn te fusin ne PD pasi ti ishe themeluesi kryesor.Por asgje tjeter nuk te lidh me at Parti.Ishe lideri i sdudenteve.Tani eshte koha qe nje force e trete e udhehqur nga inteligjenca e shkolluar ne perendim te marr fatet e kombit

  5. Nga studentet duhet te filloje riberja e shtetit.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!