Lajme të Fundit

ATHINA NË ALARM PËR SHQIPËRINË ETNIKE, SHPËRTHEN NË AKUZA NDAJ SHBA SE ME PASTRIMIN E GJYQËSORIT DO KËRKOHEN PRONAT E KONFISKUARA

Nga Kliti Topalli

Reforma në drejtësi nuk ka trembur vetëm gjyqtarët dhe politikanët shqiptarë, por edhe fqinjët. Edhe pse qëllimi i saj është të luftojë korrupsionin në të gjithë nivelet dhe çdo qytetar të marrë drejtësi kur shkon në gjykatë, mediat greke kanë dhënë alarmin se pas këtij proçesi mund të kërkohet rikthimi i pronave të aneksuara dhe do nisë lufta për të drejtat e shqiptarëve nga Çamëria në Kosovë.
Janë një sërë portalesh greke si “Echedoros” apo “Pentapostagrama”, që kanë shkruar për këtë gjë duke e vënë theksin te rreziku i Shqipërisë së Madhe pas reformës.
Ato akuzojnë SHBA se po ndihmon Shqipërinë të arrijë një synim të tillë. Sipas portaleve, me reformën politika shqiptare do pastrohet nga korrupsioni, po ashtu dhe gjyqësori dhe nuk përjashtohet mundësia që të nisin lëvizjet për rikthimin e trojeve të aneksuara, apo Shqipëria të nisë betejat ligjore për të drejtat e qytetarëve të saj.
Grekët tremben se mund të rimerren pronat e çamëve. Sipas tyre, në mediat shqiptare ka nisur të qarkullojë fort ideja e Shqipërisë së Madhe ditët e fundit. “Qytetarët shqiptarë janë më patriotë se elita e tyre politike e cila ka shitur interesat kombëtare. Ata janë në kërkim të një elite të re politike që nuk do shesë këto interesa dhe duket se shumë shpejt ajo do të vijë në politikë.
Reforma amerikano-shqiptare ka në thelb këto çështje: Luftën kundër korrupsionit, reformimin e drejtësisë, me anë të së cilës janë shitur interesat kombëtare për qëllime personale. Me shumë gjasa, të gjithë do të largohen. Sapo hajdutët të ikin nga skena politike shqiptare, do të dalin në skenë ata që do të duan të ruajnë integritetin kombëtar dhe do kërkohet një rizhvillim historik i Shqipërisë në Ballkan.
Qeveria shqiptare do të kthehet në avokatin kryesor të të drejtave të shqiptarëve në rajon”, thuhet në artikull.
Më tej përmendet se synimi për Shqipërinë e Madhe ka qenë gjithmonë dhe SHBA e ka përkrahur një gjë të tillë. Sipas tyre, të gjithë shqiptarët e duan një gjë të tillë, pasi janë të ndarë në disa pjesë. Aty hidhet ideja se mund të kërkohet kufiri i tokave ilire.
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë asnjëherë nuk kanë qenë fort të mira. Çështja çame dhe kufiri jugor kanë qenë gjithmonë objekt debati mes dy vendeve. Mediat greke në shumë raste i kanë kushtuar hapësirë përplasjeve, ku më e ashpra ishte disa kohë më parë, kur qeveria shqiptare i kërkoi asaj greke që të ndalte gërmimet në Jon për naftë. Kjo solli tension mes palëve. Më pas nisën negociatat për të gjetur një zgjidhje, por deri më tani nuk është arritur asgjë. Sipas informacioneve, të dyja vendet nuk po përparojnë dhe duket konflikti Shqipëri-Greqi do jetë i gjatë.
Por duket se Athina është trembur nga reforma në drejtësi, pasi ka frikë se përmes saj vërtet do kërkohet drejtësi dhe për territoret që janë vjedhur apo dëbimin e çamëve dhe pronave të tyre. Interesant është fakti se grekët gjithmonë fajësojnë amerikanët, me argumentin se ata fshihen pas çdo lëvizje të Shqipërisë.
Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

4 Comments on ATHINA NË ALARM PËR SHQIPËRINË ETNIKE, SHPËRTHEN NË AKUZA NDAJ SHBA SE ME PASTRIMIN E GJYQËSORIT DO KËRKOHEN PRONAT E KONFISKUARA

  1. Kol Shkodrani // September 26, 2016 at 3:55 pm // Reply

    Ju lumtë. Shkrim realist dhe kryekreje i dobishëm.

  2. Shpresojm qe te iki klasa e hajduteve nga politika dhe te vijn ato qe do jen te duhurit perte cuar amanetin e te pareve ne vend. Shqiperia natyrale do te behet me apo pahir. Rroft Shqiperia

  3. Shpresojmë ke lëvizja per shqiperi te bashkuar qe te marrin fund politikanët e korruptuar e maskarenj dhe se do ket në parti te udhëheq me drejtesi qe dhe ne te beheminje si Evropa respekt per ket parti qe mori në rrugën per te mirën e këtij populli

  4. Para disa ditesh Kongresi i SHBA mori ne shqyrtim te vecante “ceshtjen shqiptare” duke i bere nje analize konstruktive cdo problemi qe u shqyrtua me nje vemendje te vecante.Nga ky kendveshtrim mendoj se Greqise qe ka aneksuar me shume territore nga Shqiperia do t’i duhet qe te reformoje kufinjte me Shqiperine,do t’i duhet ta ktheje mallin tek i zoti sic e ka marre meter per meter e jo me me kilometra katrore. Largimi i tradhetarit te kombit shqiptar Sali Berisha nga skena politike dhe nga qeverisja e Shqiperise eshte nje fitore e madhe bindese se Shqiperia dhe populli shqiptar duan reforma bindese dhe drejtesi te pastruar nga mafiozet dhe kriminelet qe komandojne akoma segmente te pushtetit. Shqiperia eshte nje dhe e pandare per ne shqiptaret qe kur themi Shqiperi nenkuptojme teresine e saj tokesore ne te gjitha trojet e trasheguara nga te paret tane qe nga lashtesia,sepse jemi populli autentik qe i ka dhene Europes gjuhen, kulturen dhe dijet,qe nen udheheqjen e Skenderbeut e mbrojti Europen nga masakrat dhe asgjesimi per 25 vjet ne lufte te pabarabarte dhe te pergjakshme me perandorine otomane te Turqise.Jemi ne te drejten tone legjitime per te kerkuar pronat dhe territoret shqiptare per t’i bashkuar duke iu drejtuar Gjykates se Strasburgut,Gjykates se Hages per genocidin serb,malazes,grek dhe maqedonas ndaj popullit shqiptar, t’i kerkojme BE qe te trajtoje si rast te vecante ceshtjen shqiptare sikurse beri SHBA dhe te ndryshoje gjendja e statukuose qe ajo ka vendosur ne lidhje me kufinjte shteterore, t’i drejtohemi OKB qe me instrumenta ligjore te abrogoje amendamentet dhe klauzolat antiligjore ne vendimin per tjetersimin e trojeve te Shqiperise nga Fuqite e Medha para 100 vjetesh dhe te vendose drejtesine e munguar per popullin shqiptar qe e kane coptuar ne 6 shtete.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!