Lajme të Fundit

DASHNORJA E MINISTRIT, SPIUNE SERBE?

Agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si balerinë … Ministri shqiptar Hamshor i saj.
Zbulohet lidhja e ministrit shqiptar me agjenten e shërbimit sekret serb.Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dhënë disa dokumenta konfidenciale policisë shqiptare se një nga ministrat më të rëndësishëm të saj është pleksur me një agjente të shërbimeve sekrete serbe.

Por si ka ndodhur kjo përfshirje?

Sipas burimeve të Boldnews.al, agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si një balerinë. Ajo punon në një nga klubet më në zë të Tiranës, që frekuentohet nga pjaca e lartë e Shqipërisë, përfshirë ministra dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.

Një ministër i kabinetit të qeverisë “Rama”, i joshur nga balerina simpatike serbe ka rënë preh e kurthit të saj. Ky i fundit nuk ka qenë dhe ende nuk është në dijeni se balerina është agjente serbe. Për këtë arsye, SHISH ka kërkuar nga policia që të hetojë se deri në ç’pikë është lidhja e ministrit me agjenten dhe nëse ky i fundit i ka rrëfyer asaj në orët romantike sekrete shtetërore.Ky material i SHISH-it kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e shtetit që kanë nisur hetime të menjëhershme, por duke ruajtur konfidencialetin. Boldnews.al në ditët në vijim do të sjellë të dhëna të tjera të detajuara rreth këtij skandali që pritet të trondisë qeverinë shqiptare.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

3 Comments on DASHNORJA E MINISTRIT, SPIUNE SERBE?

  1. Po mos u beni dhe ju kaq konspirativ. Po qe se nuk keni fakte thoni dhe mos ja fusni ne tym e te beheni te pabesueshum pastaj. Ju nd lexojme me deshire ne analizat pikante po nese vazhdoni me lajme te tilla, kodra mvas bregut do humbni seriozitetin.

    • Pershendetje Teki, ky lajm eshte tregues i simptomave qe ka shteti yne. Nuk ka asnje konspiracion,askush nuk e ka pergenjeshtruar lajmin, ka heshtje te plote, ndaj eshte detyrim ta ndjekim. Edhe sikur te jete i sajuar nga SHISH, imagjinojeni cfare mund te presim nga ky lloj shteti ku dora i bie kembes e te dyja bashke i bien fytyres. Flm qe na ndiqni, ne do te vazhdojme t’ju sjellim te verteten ashtu sic eshte pa doreza.

  2. Jurgen Vladi // October 8, 2016 at 7:01 pm // Reply

    Z Taki.
    Bleta ka sjell ne faqen e saj kete ngjare si nje dicka interesante,dhe une e shikoj interesante.Pavarsisht se burimi i informacionit mund te jet i diskutueshem. NGjarja eshte teper e besushme.Te perrshendes

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!