Lajme të Fundit

FIASKOJA E PAZAREVE TE PAMBARUARA

 

 

Nga Valbona Gjoni Karanxha

Në çfarë “republike moderne” opozita ngul çadrat si rrethimet otomane sepse nuk i del pazari që kërkon, dhe pazari që kërkon nuk është gjë tjetër veçse të arrij rezultate fitoreje në zgjedhje. Po mirë, po e marrim për të qënë këtë dëshirë.  Në një bote pranë reales zgjedhjet nuk fitohen sepse do, por sepse punon për to. Ngrihesh nga dështimet dhe formulon strategji, dhe fillon jo fushatën por ndërtimin e bazës nga fillimi. Në një realitet alternativ ku vegjeton Partia Demokratike kjo krijon preçedentë  të vetvrasjes politike.

Në retorikën e absurditetit nga të dyja-treja forcat politike, ajo që nuk arrihet në sipërfaqe arrihet nën tavolinë. Loja politike në Shqipëri është lojë pokeri, jo midis kryetarëve të partive por midis popullit dhe kryetarëve.

 

Duke filluar nga propaganda,  media, bllofet, kapriçot, as të mos mundohen fare. Asnjë rezultat nuk arrihet nga eko-ja e “difusionit”  të tingujve te karakatines mediatike,  sepse pazari është bërë,  por kleça është se palët rrinë të heshtura. Përse? Sepse edhe këta mësuan nga e kaluara. Dalja me flamur si 1 prilli i 2013, përveç kritikës nuk solli asnjë gjë pozitive. Supozimet e qeverisë teknike janë broçkulla tek dyqani i qumështit sepse qeveri teknike nuk do ketë,  dhe do ketë zgjedhje. Por kush do hyjë në zgjedhje? Lulzimit i doli huq  varianti i çadrës sepse me thenë të drejtën kur një strategji nuk funksionnon rezultati nuk pritet. Nuk ka as çadër lirie as demokracie sepse nuk ka ideal. Ka vetëm pisllëqe, poker, duhan dhe kacidhe.

 

Nga ana tjetër e spektrit, Ilir Meta, loz shtruar sepse e di vlerën  e tij dhe megjithse Rama u mundua t’a eliminonte nga loja politike, nuk mundi dhe kjo në vënd që ta dëmtonte po e ndihmon më shumë sepse tani Rama me gjithë dështimet përsëri ka epërsi mbi Partinë Demokratike, dhe Iliri është në rolin e komplimentuesit ose të plotësuesit.

 

Pazari, në gjykim tim është arritur, sepse si hiena që janë këta, tani duhet të ishte kulmi i debatimit dhe krijimt të aleancave, ndërsa këta janë non-chalant. Gjarpri nuk i tregon këmbët ndonjëhëre dhe këta do zvarriten vetëm që të mbijetojnë. Neni 449 është një fiasko dhe i jep këtyre një farë qetsie nervore. Por e gjithë meseleja është se kujt do t’i ofrohet garanci. Pra kushtet kryesore të pazarit të këtyre janë :Reforma në Drejtësi e cila do jetë një nga lëvizset kryesore të pazarit. Do përdoret si garanci, si pazar për të ofruar siguri fizike dhe financiare. Lulzimi kujton se është politikan i zoti dhe me parimin “kërko më shumë se çdo, që të marrësh atë që do,” do nglet vetëm më një farë sigurie dhe kaq. Po kujt i kërkojnë palët sigurinë?

 

Ideja e këtyre si për shëmbull Ilir Metës është që të shitet i domosdoshëm në skenën politike. Dhe në të vërtet ndërkombëtarëve i duhet me shume një Ilir Meta se sa një Lulzim Basha, sepse asnjë nuk do kokëçarje përveçse të kalojë axhendën e vet me qetësi. Si përfundim, pazari i këtyre nuk është mbi zgjedhjet dhe qeverine teknike, pazari i këtyre është mbi garancinë dhe vazhdimësinë që këta kërkojnë në lojën poitike duke u pranuar nga ndërkombëtarët. Dhe Lulzimi do futet në rradhë si gjithë të tjerët sepse alternativë tjetër është e papranueshme për palët.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!