Lajme të Fundit

ARMATA KUAKUARAKUA

Mrsc Besim DERVISHI

“….Në një shoqëri si kjo e jona ku emocionet qëndrojnë kundër botës racionale dhe material. Ata pa pasuri kanë mbetur vetëm ne botën e emocioneve për të shprehur dhembjen i tyre, padrejtësitë e tyre dhe identitetin e tyre….”

/ Prof. Mike   Presdee, “Cultural Criminology” USA 2000/

Ndoshta e keni lexuar romanin denoncues “Il Giorno della Civetta” të autorit antikonformistë  Leonardo Sciascia. Gjithashtu ky roman  është  ekranizuar  në filmin me të njëjtin emër nga regjizori i shquar italian Damiano Damiani. Libri  nuk është thjeshtë një roman por mbi të gjitha është një shuplak ndaj sistemit korruptiv politik italian të viteve ’50-’60’. Midis të tjerave në roman është një pjesë në të cilë  oficeri i ri  i policisë  lokale,  Bellodi, shkonë të arrestoj të paprekshmin e qytetit Don Mariano Arenën i cili  ishte truri i organizatës mafioze që kontrollonte punët publike të provincës. Njëkohësishtë Don Mariano ishte   fija lidhëse e mafies lokale me qarqet e larta politike të shtetit në Romë. Don Mariano i befasuar nga veprimi i guximshëm i oficerit të ri idealistë midis të tjerave i tha :

“… Ti je një burrë i vërtetë sepse une i ndajë njerëzit në pesë kategori: Të parët janë  burrat e vërtetë, pastaj personat e famshëm, mëndjemëdhenjtë, rrufjanët dhe më në fund ata qe quhen “kuakuarakua”. Shumë pak njerëz hyjnë tek burrat e vërtetë. Edhe personat e famshëm janë të pakët. Me ritme të shpejta po shtohen mëndjemëdhenjtë (mitomanët). Ata janë si fëmijët, të cilët e besojnë veten si një njeri të madh. Sa për rrufjanët, ata janë duke u bërë një ushtri e vërtetë. Dhe së fundi jane ata që unë i quaj  “Kuakuarakua” ( individ që vetëm flasin, nuk veprojnë dhe  askush nuk i dëgjon). Këta janë bërë një kope e madhe me rosa…”

Kështu do fliste Don Mariano para oficerit të ri Bellodi ( kohën e fundit qarkullojnë mendime se libri i kushtohet oficerit Karlo Alberto Dalla Kieza i cili u vra nga mafio- politika disa vite më vonë). Në ka sot një armatë të madhe e cila  po shtohet në Shqipëri, kjo është armata “Kuakuarakua- ve”. Rrjetet sociale janë mbushur me  individ të cilët  vetem flasin, kritikojnë,  qurraviten, ankohen. Individë  që përbëjnë  të ashtëquajturën ” Armata e Kuakuarakua-ve” janë sot  yjet e rinjë të   politikës së   rrjeteve sociale, analistët  politik të këtyre rrjeteve, juristët dhe ekspertë të fushave  ekonomike si  dhe shumë “ista” të tjerë. Klasa   mafiozo- politike e Tiranës  vazhdon të veproj e pashqetësuar në terren sipas strategjive të saja mafioze, ndërsa nga ana tjetër shqipëtarët vazhdojnë të zhvillojnë një luftë të ashpër politike nëpër rrjete sociale. Fatkeqësishtë në këtë nivel kanë rënë dhe shumë intelektual, idealistë, teknicientë. Në fakt rrjetet sociale mund të përdoren për dy qëllime kryesore nga intelektualët, teknicientët, idealistët, patriotët  ndaj të cilëve klasa politiko- mafioze e Tiranës ka zbatuar të ashtëquajturin “Segrekacion Politik” duke i vecuar, njollosur, goditur dhe në fund eleminuar politikishtë, si individ të cilët rrezikonin pushtetin e saj politik por dhe atë ekonomiko- financiar. Qëllimi i parë është që këta individ  të njihen dhe  lidhen më shpejtë midis tyre në rrjete sociale dhe në një kohë të dytë të krijojnë lëvizje politike kombëtariste por dhe lëvizje politike të përbërë nga  teknicientë të fushave përkatëse. Qëllimi i dytë është shpërndarja e programeve me karakter  politiko-teknik, kombëtaristë   në këto rrjete. Por në rast se do mjaftoheshin vetëm më këto dy qëllime, këto lëvizje do ishin të vdekura që në embrion. Qëllimi kryesore duhet të jetë përhapja e tyre në terrenin e minuar nga politika aktuale në Shqipëri.  Kjo mënyrë operimi kërkon energji të reja si dhe shumë burime intelektuale dhe njerëzore. Por mbi të gjitha kërkon vendosmëri dhe guxim përball një klase politike e cila ka në dorë pushtetin politik por edhe atë ekonomiko- financiar, përball një klase politike e cila është në aleancë të hapur me krimin e organizuar në Shqipëri. Një strategji të tillë  e tregon dhe disidentja Musine Kokalari në të ashtëquajturin “Koncepti i Social-Demokratëve” publikuar për herë të parë nga TV Top Channel. Ja si thotë ajo: “….Njerëzit të cilët duhet të qeverisin vëndin duhet të vijnë nga radhët e arsimtarëve, mjekëve, artistëve. Për gjashtë muaj me radhë një grup prej tyre, duhet të shkojnë në terren, në cdo cep të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, të njohin realitetin e tyre. Pastaj të ulen të gjithë bashkë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët. Më pas po aty të shkojë një grup tjetër dhe të bëjnë të njëjtën gjë për gjashtë muaj, të kthehen dhe vetëm kështu mund të kemi një program të denjë politik dhe ekonomik….” (https://www.youtube.com/watch?v=Ey4ZFemA8Sw Shih Emisionin Exlusiv, TV Top-Channel).  Fatkeqësishtë mafia politike në aleancë me krimin e organizuar ka mundur që të rrëmbej pushtetin politik, ekonomiko- financiar, gjyqësor. Intelektualët, patriotët, idealistët dhe teknicientët u treguan te dobët, te mefshtë dhe frikacakë. Tani do te duhen shume kohe per tu perbysur situata. Por ky ndryshim vjenë vetëm nëpërmje sendërimit të ideve në terren. Shqiperia nuk ka nevoj për “Armatën e Kuakuarakua-ve”.

 

 

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!