Lajme të Fundit

BISHTI I GJARPËRIT: ZGJEDHJET E DIBRËS DHE FATI I PARTISË DEMOKRATIKE

Nga Prof. Shenasi A.Rama

Ka shumëcka që mund të diskutohet lidhur me zgjedhjet lokale në Dibër. Në një shkrim të qartë dhe të saktë sot lidhur me nevojën jetike për një opozitë të vërtetë, kolegu Grid Rroji i vinte pikat mbi ‘i’. Megjithatë, me rrezik të përsëritjes së disa aargumenteve, në këtë shkrim do të merremi vetëm me një përfundim të rëndësishëm që doli nga këto zgjedhje lokale. Përfundimi është se paria e Tiranës e ka demonstruar forcën e saj duke e zgarlaqur përfundimisht opozitën e PD-së. zgjedhjet treguan se Partia Demokratike ka vdekur si një forcë e vërtetë politike, por vazhdon të mbijetojë dhe të mbajë peng opozitën që na duhet. Krahasimi më i përshtatshëm me atë që po ndodh me PD është ai me bishtin e gjarpërit. PD vazhdon të hidhet e të përdridhet si bishti i gjarpërit, edhe mbasi i pritet koka. Njerëzit i rrinë larg sepse sido që të jetë ai është bishti i gjarpërit, dhe pse është shtypur koka, nuk është prerë përfundimisht. Por askush nuk kalon në atë rrugë sepse nuk i dihet se sa e lidhur është koka e gjarpërit me trupin, dhe bishti që dridhet e përdridhet e bën gjarpërin të duket njëlloj i tmërrshëm dhe i frikshëm sikur të ishte gjallë. Krahasimet nuk mund të shkojnë fort larg. Por ky krahasim është i dobishëm sepse në rrugën e zgjedhjeve të ardhshmë qëndron ky gjarpër bishti I të cilit hidhet e përdridhet, që edhe pse do të vdesë së shpejti, ende I frikëson dhe I mban peng njerëzit dhe zgjidhjen që na duhet. Nuk më intereson fati i PD-së si parti përfaqësuese e interesave kriminale të caktuara të Trustit të Gështenjave të Tropojës dhe si instrument politik i familjes së Sali Berishës. Në shkrimet e kolegëve Grid Rroji dhe Valbona Karanxha këto tema janë trajtuar shumë qartë e me thellësinë e duhur. Por në këtë shkrim mua më interesojnë elementët e tjerë të lidhura me fatin e PD-së që kushtëzohen prej saj dhe prej rolit që kjo parti ka uzurpuar në jetën politike shqiptare. Për mua janë pesë elemntë të tillë. Së pari, është mbajtja peng e rolit jetik të opozitës dhe e kundërvënies politike nga ana e PD-së ndaj sistemit të parisë. PD është e kundërta e e opozitës: ajo është pjesë e sistemit. Por, ne na duhet një opozitë e vërtetë e cila jep shpresë dhe zgjidhje. Ne na duhet një opozitë e cila e promovon ideologjinë kombëtariste dhe lufton për ndërtimin e shtet-kombit. PD, si përfaqësuese e klaneve kriminale dhe si vegël e familjes së Sali Berishës, të lidhura me 1000 fije me krimin dhe parinë e Tiranës, është një pengesë e jashtëzakonshme në ndërtimin e një opozitë të tillë serioze, kombëtariste, konstruktive dhe në shërbim të kombit. PD nuk ka ideologji kombëtariste, ka vepruar e ka punuar kundër kombit dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. Së dyti, është mbajtja peng e energjive të votuesve jorilindas dhe e shpresës që ata duhet të kenë në të ardhmen. Të gjithë shtresat dhe grupimet shoqërore që me të vërtetë duhej të ishin kundër projektit mashtrues, manipulues dhe djallëzor të Rilindjes së Edvin Ramës dhe të sistemit parazitar anti-shtetëror të Ilir Metës janë vetë të paralizuara nga besnikëria e tyre e shkuar ndaj PD-së dhe nga prania e saj në të gjithë nivelet e shoqërisë. Ka një aleaancë qelbësirash në një anë, por ka edhe një aleancë stërvinash në anën tjetër. Ne na duhet një opozitë kombëtariste, progressive dhe realiste të cilën nuk e bën dot PD. Njerëzit janë e ndjehen shqiptarë, por makineria e fuqishme e parisë së Tiranës iu vë përpara vetëm zgjedhjen midis PS, LSI dhe PD e mbeturinave të tjera. Jemi krejtësisht të bindur se në se shqiptarët do të kishin mudnësinë të zgjidhnin si duhet, dhe në vecanti votuesit e PD-së do të votonin një alternativë kombëtariste dhe atdhetare. Së treti, është lidhja simbiotike e PD-së dhe e udhëheqësve të saj me parinë oligarkike te Tiranës. Të gjitha poshtërsitë e veta politike, si Sali Berisha, si qeveritë e tij, si aleatët e tij, si kryesia e sotme e PD-së dhe të tjerët i kanë bërë në bashkëpunim, me mirëkuptimin dhe me miratimin e pjesës tjetër të parisë së Tiranës. Ne shqiptarëve nuk na duhen oligarkët e kuq apo blu, nuk na shërbejnë trami i votës për thesin e miellit, nuk na duhet oligarku I radhës, apo vegla e tij politike. Ne shqiptarëve na duhet një opozitë e vërtetë e cila punon për kombin e shtetin e jo që i bën fresk parisë duke pritur zgjedhjet e tjera dhe duke luftuar të mbijetojë vetë aq sa të mos hyjë në burg njëri e tjetri nga pjestarët e familjes kriminale. Ne na duhet një forcë e re e cila punon për ardhmërinë e të gjithëve e që është në shërbim të të gjithëve. Së katërti, është manipulimi i vazhdueshëm dhe i paskrupullt i ndasive të së shkuarës. Duke na mbajtur peng të së shkuarës, dhe duke u shitur sikur po përfaqëson interesat që dikur përcaktonin shoqërinë shqiptare, PD nuk po na lejon që të kemi të ardhme. Shoqëria shqiptare ka ndërruar rrënjësisht. Njerëzit duan të ardhme dhe të ardhmen do ta ndërtojmë të gjithë bashkë. Prandaj, ne na duhet e ardhmja e shqiptarëve, na duhen plane dhe strategji, të menduara mirë që e nxjerrin vendi nga ky qorrsokak moral, ekonomik e politik në të cilin kemi hyrë e nga i cili nuk po na lënë që të dalim dhe nga I cili do të dalim vetëm kur të jemi të gjithë bashkë si shqiptarë e si kombëtaristë. Së pesti, na duhet një opozitë që të jetë ideologjike, e qartë në qëndrime, me njerëz të pastër, me gjak të ri, me edukimin e duhur dhe me vullnetin për ti shërbyer shtetit dhe kombit me qëndrime moderne e bashkëkohore si të tjerët. PD nuk ka ideologji, nuk ka vlera, nuk ka pastërti e ndershmëri në qëndrimet e veta politike dhe në fakt është antikombëtare. Është nder me kenë shqiptar, është nder me i shërbye kombit e shtetit tënd, është nder me e dashtë shqiptarin tjetër dhe ne na duhet një forcë e cila mbështetet tek njerëz të tillë. Asgjë tjetër nuk do të funksionojë përballë karteleve kriminale që ndjekin projekte kozmopolitaniste e joshqiptare, apo të atyre që e kanë mendjen të mbushin xhepat deri sat ë shterrin edhe burimet e fundit të shtetit. Në përfundim, dështimi i PD-së na ka vënë para një alternative në të cilën ka dy zgjidhje: ose të ndjekim përpëlitjet e gjarpërit që tani don vetëm kohë të vdesë sepse është në agoni të plotë, që edhe po u ngjall do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, ose të kërkojmë një fillim të ri përtej këtij cikli. PD përfundimisht ka dështuar. PD e ka përfunduar pa nder misionin e vet historik. Tani ky gjarpër me kokën e prerë e pa forcë, që përplas me zhurmë bishtin e vet po e mban peng të ardhmen tonë dhe ne nuk duhet ta lejojmë. Koha është për një opozitë të re, kombëtariste, shqiptare, moderne dhe progresive që punon për begatinë, ardhmërinë, sigurinë e mirëqënien e shqiptarëve si komb I nderuar midis kombeve të tjera.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

3 Comments on BISHTI I GJARPËRIT: ZGJEDHJET E DIBRËS DHE FATI I PARTISË DEMOKRATIKE

  1. PO, PD e ka kryer missionin e saj qe me 1997.Me ato figura politike po bante fushate.Po ashtu PS derivatet e tjera.Keto parti fitojn vetem nga rrasakpitja e popullit so derisa te vij koha per Rrotacion.Nuk paraqsin fare rrugedalje .

  2. Po hë de bujrum,
    po presim Skënderbenë,
    të vij e të shpëtoj mëmëdhenë.
    Po vallë burra të tillë më dot gjenë?
    Atje nepërka po bënë kërdinë,
    Populli i shushatur sikur sdo t’ja dinë,
    i shrirë perdhe, i rraskapitur
    kafshohet gjithandej, ska fuqi për tu ngritur…

  3. PD-ja kurre nuk mund te thuhet se e ka kryer misionin e saj.z.Rama e ka fjalen per persheshin qe po gatuajne lideret e saj brenda kesaj Partie qe gjithkush e ka quajtur Parti e Shpresave.Ne Pese argumentet e formuluara nga z.Shenasi,del qartazi Gamimet e pafaleshme te kesaj Elite qe po e merr zvarre PDne.Une do shtoja edhe nje te gjashte jo me pak e rendesishme si shkaktare e gjendjes.Jane Prurjet sa nepotiste aq edhe shkaterruese te elementeve gjoja te rinj,por pa asnje kontribut dhe Experience.Kjo ka shkaktuar mjafte pakenaqesira sikunder jane Llozhurrat e PS.te inkuadruar ne Eliten e PD.Dashnoret dhe Gollovaret pjese qendrore te Politikes ne PD.Spostimi deri ne harresa te njerezve me vlere qe kane kontribute te jashtezakonshme ne PD.etj si keto qe kane ngritur dy ingranazhe me Dhembe te ndryshem qe po ju kerkohet te vene ne levizje njeri tjetrin por qeshume raste shkojne Huq.Gje kjo qe shkaktone pa medyshje Thyerje te Dhembeve te njeri tjetrit.Keshtu z.Shenasi e thote qartazi se kjo Parti po i konsumone energjite brenda vetes,duke mos akumuluar asgje per te kryer misionin e vet Opozitar sot qe neser ti hapi rruget e Qeverrisjes.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!