Lajme të Fundit

REFORMA SI INSTRUMENT DISKREDITIMI

Arian Nikaj

Reforma në drejtësi nuk ka target, përdorimi i saj politikisht mund të përfundoj “gëzim për derë”, politikanë, gazetarë, jurist, avokat, e gjyqtarë e kanë përdorur politikisht duke akuzuar pa kriter, personazhe dhe politikan në bazë të një kulture të rrënjosur për të çvlersuar akuzat e bazuara dhe për të çorientuar opinionin publik me dizinformime.
Vetëm kundërshtarët e hapur dalin zbuluar edhe kjo në formën e frymës antiperendimore.
Firmat pro vetting më shumë po shërbejnë si test elektoral dhe në rastin më të keq një forëm e bastarduar e parrullës së vjetër”firma jonë plumb për armikun”ose në rastin më të keq akoma për ti thënë institucioneve perendimore që nuk është e vërtetë se 98% e Shqipëtarëve janë pro reformës.

Butaforia mbështetëse e reformës në drejtësi rri në një krah me kundërshtarët e saj, sepse e bën atë lehtësisht të qëllueshme jo vetëm nga elementët e kriminalizuar por edhe nga mbështetësit politikë të lidershipit të korruptuar thellsisht. Kur reforma mbështetet nga njerzit me amoralitet të dukshëm në publik ajo nuk vlersohet njëlloj nga ky i fundit, por kjo ka të bëj vetëm me perceptimin, sepse efektet reale do të shihen shumë shpejt.
Reforma në drejtësi do të reformoj gjithë moralin e shoqërisë tonë në atë forëm dhe përmbajtje që nuk ka qenë kurrë.
Kjo është e pashmangëshme.

Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë
0

1 Comment on REFORMA SI INSTRUMENT DISKREDITIMI

  1. Me cudit fakti qe behet me vrap.Jemi ne kohe moderne dhe s me duket aspak e drejte pa disa variante,pa nje variant ne te kunderten e saj.Po e bejme si ne kohet e dikurshme yrra byrra.Nga populli tek populli.Na dalte me sukses edhe ky eksperiment.Na iku jeta si objekt te eksperimenteve.Sidomos ate te tufezave une e kam perkrahur shume si i gjithe populli,por ndersa une u zhgenjeva shume,populli ja hodhi fajin poliagjentit…dhe per vete e quajti veten te palagur.Historira te cuditeshme kemi kaluar

Leave a comment

Your email address will not be published.


*


Shpërndajeni Nëse Ju Pëlqen!